Daçiqi i pikëlluar me Këshillin e Sigurimit të OKB!

Opinione

Daçiqi i pikëlluar me Këshillin e Sigurimit të OKB!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 mars 2024 Në ora: 14:29
Autori Sherif Ramabaja

Daçiqi me idetë e tij progresiste dhe fashiste u pikëllua pa masë. Këshilli i Sigurimit i OKB e refuzoi kërkesën e Rusisë, që të diskutonte për bombardimin e NATO -s ndaj Serbisë.

Këtë kërkesë e përkrahën vetëm tri shtete: Algjeria si shtet mysliman si dhe Rusia e Kina si shtete diktatoriale. Nga ky dështim më së shumti u pikëllua Daçiqi, i cili e kishte përgatitur edhe fjalimin me rastin e seancë së dështuar.

Fjalimi i tij lidhej së pari për sulmin e NATO- s dhe krimet ndaj një shteti sovran, siç ishte Serbia.

Ajo ishte vetëm duke i zbatuar planet që ta sillte paqen në Kosovë, por NATO ishte ajo që e ndërpreu këtë proces, tash po shihen pasojat dhe ngecjet e Serbisë në këtë drejtim.

 Kosova tashmë as përdorimin e dinarit serb nuk po e lejon në territorin e vetë, e mos të flasim për gjëra të tjera. Ky është krimi më i madh në historinë e Serbisë dhe popullit serb.

Kosova ia dhuroi 25 HA manastirit të Deçanit, vetëm që ta mashtronin botën se gjoja ata po i zbatojnë marrëveshjet, kurse në anën tjetër e kanë pushtuar edhe Veriun e Kosovës.

Një kohë unë ia merrja këngës dhe i zbraznim gotat duke i argëtuar Thaçin e Ramën, që t´u tregonim shpirtin tonë bujar dhe sjelljet tona paqësore, po ata e humbën fuqinë ndikuese në Kosovë.

Tash nuk di se kujt mund t´i këndoj. Kurtit, mos e thashtë zoti. Haradinajt, obobo, se si ia merr këngës, edhe pse as një tingulli dhe as një takti melodik nuk ia qëllon. Unë nuk di se si provon, kur nga zëri dhe tingulli i tij i çoroditur, zogjtë nga qielli të vdekur mund bien.

Ta argëtoja kam provuar edhe Pacollin, duke e llogaritur si dhëndër rus dhe të Putinit, po kishim dallime mes vete, sepse ai përpiqej për të fituar sa më shumë njohje për Kosovën, kurse unë luftoja për anulimin e sa më shumë të këtyre njohjeve. Ishte një luftë e hapur mes nesh.

Pra xhelozonim mes vete dhe shpesh për këtë edhe grindeshim. Më akuzonte se t´i si i lindur në Kosovë, po ia mban krahun Vuçiqit.

Kuptohet edhe pse jam nga Kosova unë punoi për interesin e Serbisë. Ky është patriotizmi ynë. Kështu e kemi pasur me shekuj dhe do ta kemi. Ne ju thyenim dhe ju venim në lojë sa herë që donim, po tash po kemi vështirësi, sepse po ju përkrah perëndimi.

 Në këtë s´kemi llogaritur, kur gjithmonë i kishim në anën tonë. Diçka ka ndodhur. Edhe Franca, të cilën gjithmonë e kishim pas, dita ditës po na braktisë. Mund të jetë arsyeja se Macroni iu kërcënua Putinit, për shqyrtimin e mundësisë, për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Francën nuk e kishim pas as tash, në kërkesën e Këshillit të Sigurimit, për bombardimet e NATO- s mbi Serbinë.

Nuk na mbetet tjetër, përpos t´i presim zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe Evropë. Jemi të bindur se diçka do lëviz, po në favor të kujt nuk e dimë.

Paqartësitë do të vazhdojnë. Nuk është po ashtu e sigurtë, as pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Kënga për momentin më ka ngelur në gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat