Lutës po i mungon Thaçi

Opinione

Lutës po i mungon Thaçi

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 mars 2024 Në ora: 14:44
Autori Faton Mehmeti

Së LDK-ja ende është larg reformimit dhe kjo dëshmon fare mirë Lutfi Haziri. Njeriu i konsumuar politikisht, kameloni i përshtatur për çdo kryetar të partisë, Haziri vazhdon ende të jetë nënkryetar. Degradimi i LDK-së nuk është vetëm "meritë" e Isa Mustafës, por edhe shumë të tjerëve, përfshirë këtu edhe kryesinë e gjerë. Nuk mund të mënjanohet as Lutfi Haziri, njëri ndër shumë të tjerë që e kanë sjellë partinë në këtë mjerim të madh.

Haziri, asnjëherë s’ka bërë thirrje për reforma, ka qenë vazhdimisht mbështetës i kryetarit Mustafa, në një farë mënyrë është edhe pjesëmarrës në rënien e saj. Mirëpo, ai s’po tregohet i sinqertë, s’po e merr përgjegjësinë për degradimin e madh të partisë. Në vend të reflektimit, Haziri kritikon qeverinë, e cila dorën në zemër hiç pa dal në punë qeverisë më mirë se trinomi Hashim-Isa-Lutfi.

Lutfi Haziri nuk mbahet mend për ndonjë meritë të madhe përveç faktit se ka qenë marioneta e Hashim Thaçit, argat i tij dhe si askush tjetër e ka mbështetur ish-presidentin në momente kritike si Luta. Ishte po Haziri që i dha mbështetje të pakursyer idesë së marrë të Thaçit për shkëmbim të territoreve, idenë e cila falë vendosmërisë së Gjermanisë dhe kundërshtimit të fortë të brendshëm nuk u realizua.

Po ashtu, i dha mbështetje të madhe edhe në 2016 për president. Prandaj, LDK e ka të vështirë të jetë bindëse derisa Haziri dhe udhëheqësi i tij flasin në emër të saj, marioneta e Hashimit nuk i sjell asgjë të mirë partisë dhe shtetit. Edhe për dështimet e qeverisë, Haziri ska kredibilitet me kritiku, po kështu është edhe e tërë opozita. Hazirit më shumë i mungon Hashimi se Rugova, me të dy smund të jetë, antagonizmi mes Rugovës dhe Hashimit është i thellë, veç Hazirit kameloni i ka "përdor" për interesa meskine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat