“Kopshti i mendjes” dhe “kopshti i shpirtit”

Opinione

“Kopshti i mendjes” dhe “kopshti i shpirtit”

Nga: Agron Shabani Më: 26 mars 2024 Në ora: 18:59
Autori Agron Shabani

E kemi thënë ose cekur edhe më herët se çdo mëngjes herët, njeriu zgjohet nga gjumi ose ngritet nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti-mendja-trupi i njeriut. Në këtë kontekst të dyshimtë dhe tepër dubioz, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Pra, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuicioni së bashku me mendjen (logjikën), koshiencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhin të fshehur ose të maskuar në bërthamën ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspekteve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike.

Në këtë prizëm, "logosi" është operativ dhe funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektet e mundshme koshiente ose logjike.

Ndërkaq, në çështjet ose aspektet e njohura shpirtërore, emocionale, mendore ose psikologjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitiv, inkarnativ, atraktiv, etj.

Me fjalë tjera, "logosi" në radhë të parë është 'ligji' ose një 'princip i lartë global ose universal' që e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme mes botës koshiente ose logjike, botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore ose metafizike.

Ndonëse, pa harruar në këtë kontekst edhe reflektimet ose interferencat eksterne ose eksplicimet e 'kimisë' ose 'biokimisë së brendshme' të trurit dhe shpirtit të njeriut.

Prandaj, mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme është ose ndodhet në ju. Respektivisht, në mendimin, besimin, intuicionin dhe nënvetëdijen tuaj. Vetëm duhet bërë bashkimi shpirtëror dhe emocional me atë koshient (logjik) dhe fizik ose organik brenda vetvetes tuaj, duke i materializuar ose konvencionalizuar ato me lutjet dhe dëshirat e kahmotshme për shërim ose kurim të plotë! Dhe, do të shihni edhe vet efektet e forcës (fuqisë) dhe energjisë së madhe racionale dhe pozitive brenda vetvetes ose nënvetëdijes suaj, të cilat aty për aty, do të futën në veprim ose aksion. Duke i lëvizur (floruar), eksploruar dhe pasuruar kështu edhe 'kopshtin' e mendjes dhe shpirtit tuaj.

Ndryshe nga kjo, shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situatë e gjatë e vuajtjes, stresi, depresioni ose mjerimi i brendshëm shpirtëror, emocional, mendore ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme në gjak. Gjithashtu, çrregullimet e brendshme dhe të jashtme me pasoja, ndikime ose reflektime të pashmangshme edhe në "fizikën" dhe "kiminë e brendshme" të trurit dhe shpirtit të njeriut.

Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshpërimet e ndryshme në familje, shoqëri, karrierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrimin e tij trupor (fizik) dhe psiqik (psikologjik), psikosocial, psikometrik etj.

Në këtë kontekst, sipas Sigmund Freudit, Alfred Adlerit, dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, iracionale, negative ose pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomat e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mendore ose psikologjike në mënyrë që ato të kthehen ose rikthehen vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjepruese. Duke menduar në suicide, apo në psikopatët dhe maniakët ndryshëm depresiv, violente, infantile ose patologjike të fshehur ose maskuar me kostume të trasha politike, partiake, institucionale, funksionale etj.

Thuhet se njerëzit e marrë, paranoid, mizantrop, skizofren, infantil ose psikopatologjikë, në fillim shpeshherë bartin maska ose "fytyra të bukura" në atë mënyrë që të gdhendin ose skalitin përjetësisht në shpirtin dhe kujtesën e njerëzve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive. Për t'i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozën, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme si fobia, paranoia, urrejtja, xhelozia, mosdurimi, mosbesimi, fudullëku, cinizmi, injoranca, prepotenca, kretenizmi, idolatria e tepruar ose inflamatore ndaj dikujt etj.

Për më tepër, sociopsikologët ose antropologët e ndryshëm në këtë kontekst janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashtim ose në ambiente të hapura lozin rolin e engjëjve, profetëve ose perëndive, ndërsa brenda tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikopat ose maniak të rrezikshëm infantil dhe patologjik.

U mor vesh se psikologjia pozitive ose pozitiviste në radhë të parë i hulumton, studion dhe analizon kushtet, rrethanat dhe proceset e ndryshme që i shërbejnë ose paraprijnë mbarevajtjes dhe funksionimit optimal ose maksimal të personit ose individit, grupit të caktuar shoqërorë ose qytetar si dhe institucionëve të njohura shtetërore, qeveritare, shkencore, kulturore, informative dhe të tjera.

Në këtë kontekst, dikush ose disa janë ithtar të verbër dhe fanatik të një feje ose religjioni, si dhe të një partie, lideri ose politikani, vetëm pse janë të zhytur shpirtërisht, emocionalisht dhe mendërisht ose psiqikisht. Ndërkohë që hulumtimet, studimet ose analizat e mesipërme në fushën e njohur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste mund të ndahen ose klasifikohen në tre (3) pjesë ose kategori të ndryshme: Në subjektivizmin e përvojës së përgjithshme pozitive ose pozitiviste, në karakterin e njohur njerëzorë, pozitivizmin objektiv dhe subjektiv të personit ose individit; si dhe në bashkësinë (shoqërinë) dhe institucionet funksionale dhe pozitiviste të shtetit dhe shoqërisë përkatëse ose respektive.

Në anën tjetër, fati, shëndeti, familja, profesioni, kariera, kualiteti jetësor, kulti i njohur i personalitetit, modeli i njohur pesëfaktorial etj. U përkasin ose takojnë si të thuash predikatorëve dhe indikatorëve më të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale ose periodike në kontekstin e sipërpërmendur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste. Duke menduar këtu në konstelacionin e raportëve ose marëdhënieve të njohura kognitive, intrinzeke dhe ekstrinzeke që i përkasin variabilitetit të njohur sociopsikologjik, sociokulturor, sociopolitik, socioekonomik, socidemografikë dhe të tjerë.

Aty e kemi edhe inteligjencën e brendshme ose emocionale (EI) të personit ose individit, së bashku me studimet dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike të potencialit dhe mundësive të tij objektive dhe subjektive, dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, mendimi dhe besimi (vetëbesimi) i njohur pozitiv ose pozitivist i personit ose individit janë një terapi ose "hospitalizimi i brendshëm" në kuptimin e njohur ataraktiv dhe inkarnativ. Në këtë prizëm, një mendim i mirë ose pozitiv, një besim (vetëbesimi) i fortë dhe racional, një buzëqeshje me shumë në sfond, një shetitje në natyrë, një stoli ose dekor i bukur në dhomën e fjetjes, një gotë optimizëm, një fjalë e mirë ose përqafim etj., etj., e bëjnë ditën ose gotën (kelkun) e jetës sonë të shijueshme me nektare ose eliksire të ndryshme. Ne jetojmë sot... Për çastin ose momentin... E djeja i përket të kaluarës... Ndërsa, e nesërmja të së panjohurës. Ndaj, sipas Nerudës, dita më e bukur për të gjithë ne është ajo që nuk ka lindur ose aguar akoma... Dita e nesërmja.

Në këtë sfond, ato që na duken përjetësisht të pabesueshme ose të pa-realizueshme, janë pikërisht ato që mund të besohen dhe realizohen. Kurrë mos thuani kurrë! Për asgjë dhe për askënd!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat