Amaneti i dëshmorit

Opinione

Amaneti i dëshmorit

Nga: Ramiz Spahiu Më: 27 mars 2024 Në ora: 06:51
Deshmori Ismet Spahiu

Atdheu ka një bukuri te dhembshme, është vargu i një poezie qe me ra ndërmend sot derisa po venim lule mbi varrin e kushëririt tim, dëshmorit Ismet Spahiu, ne njëzetepesë vjetorin e rënies. Për pak qaste e gjeta edhe titullin e poezisë “Ku nisi fëmijëria jonë” te Fatos Arapit. Pastaj, fill mu kujtuan edhe vargjet: /Shokët … dëshmoret … bien radhë-radhë … /A keni par ju shok te vrare? /Shokët e fëmijërisë te vrare i keni par?

Dhe, derisa po i bluaja nëpër mend këto vargje, tashme isha përhumbur ne vitet e fëmijërisë, tek rriteshim bashke me dëshmorin. Para syve me shfaqen fragmente kujtese nga gjendja ekonomike, sociale dhe politike e se kaluarës sonë.

Sikur te gjithë ne te tjerët edhe Ismeti, dyzetekatër vitet e jetës u përball me këto vrazhdësi. Ne rropatje me gjithë këto vështirësi, dhe me përplot shpresë për ditë te mira, i lindi, i rriti dhe edukoj te gjashtë fëmijët, për aq sa arriti ta bej ketë ne gjallje te tij. Dhe, prape me shfaqen copëza kujtimi nga fëmijëria jonë (lojërat në lagje), nga rinia (biseda për shkollën, sportin, vajzat etj.), por edhe si te rritur kur ishim (bisedat për hallet e jetës, gjendjen sociale, ekonomike, politike e ushtarake te asaj kohe) deri te bisedat e fundit kur jemi ndarë, për te mos u takuar me ne gjallje te tij.

Në kujtesën time ende i ruaj te freskëta bisedat plot entuziazëm për shkollimin e fëmijëve, te ardhmen e tyre. E kënaqte jashtëzakonisht suksesi i djalit te madh Artonit, i cili deri ne çlirimin e vendit nuk e lëshoj nga dora pushkën e te atit. Por, me te mbaruar shkollën e mesme, për shkaqe ekonomike, për mungesë punësimi, per nje jet me te mirë u detyrua te ik jashtë vendit. Dhe, një nga një ikën te gjashtë fëmijët e dëshmorit.

Dhe sot, në ceremoninë përkujtimore me rastin e çerekshekullit të rënies, mendoj dhe e pyes veten: A është ky amaneti i dëshmorit ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat