Memli tutet të kandidojë përballë Albinit, Bedri Hamza humbjen e ka të sigurt

Opinione

Memli tutet të kandidojë përballë Albinit, Bedri Hamza humbjen e ka të sigurt

Nga: Faton Mehmeti Më: 27 mars 2024 Në ora: 16:23
Autori Faton Mehmeti

Kryetari aktual i PDK-së, Memli Krasniqi shprehej i bindur se do të jetë kryeministër, duke aluduar në kohën e ardhme. Mungesa e vetëbesimit nga situata në terren nuk i jepte siguri, ndaj edhe propozoi Bedi Hamzën si kandidat për kryeministër. Kryetari aktual i Mitrovicës nuk shquhet për asnjë sukses, duke u krijuar si produkt i Hashim Thaçit. Ministër i financave në qeverinë e Thaçit, Hamza shquhet për gafa, skandale dhe premtime të pa mbajtura.

Gjatë vitit 2011, kur Hamza ishte ministër i financave, ndodhi rritja e pagave që ishte paraparë të ndodhte nga 1 janari, por në fakt pagat dolën me rritje nga 1 prilli. Për tre muajt, Hamza ishte zotuar të dalin retroaktivisht, gjë që kurrë nuk ndodhi, edhe pse ishte pjesë e buxhetit për tërë vitin. Ku mbetën pagat për tre muajt për punëtorët e arsimit, Bedriu kurrë nuk foli.

Bedri Hamza, gjatë kohës së që ishte guvernator i BQK, deklaronte se: Kosova po punon që të ketë valutën e saj, deklaratë me të cilën u tallën të gjithë dhe që kurrë më nuk u përmend. Kjo deklaratë ishte qesharake, pasi për të krijuar valutën duhet të ndryshohet Kushtetuta, e cila duket se nuk është e mundur për ish-ministrin. Gjatë fushatës zgjedhore lokale, Bedri si kandidat për kryetar të Mitrovicës premtoi se do të ndërtojë të gjitha shtëpitë e djegura gjatë luftës.

Kjo doli të ishte rrenë e kulluar. Bedri Hamza është mbetje e atyre që për 20 vjet kanë shkatërruar vendin, dhe pa faj nuk është as vetë Hamza. Kështu që, dështimi i tij përballë Albin Kurtit do të jetë spektakolar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat