A janë fetë dhe kulturat e njohura në luftëra ose konflikte të ndryshme kundër njëra tjetrës...?

Opinione

A janë fetë dhe kulturat e njohura në luftëra ose konflikte të ndryshme kundër njëra tjetrës...?

Më: 27 mars 2024 Në ora: 20:31
Agron Shabani

Lexo, reflekto, interfero dhe kupto: Lufta, politika dhe diplomacia, nuk janë besim, lutje, falje, soditje, meditime, relikte, rituale ose liturgji fetare ose religjioze, por janë dyshim, studim, analizë, vulosje dhe vërtetim (konfirmim) i tërë asaj që është ashtu si është.

Shtetët, racat, popujt (kombët) dhe njerëzit e ndryshëm luftojnë kundër njëri tjetrit për interesa dhe shkaqe të ndryshme teritoriale (gjeografike), historike, shtetërore, nacionale, logjistike, racore, etnike, sociale, ekonomike, strategjike, gjeopolitike, konikuturale, nomenklaturale, manufakturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, e jo për shkaqe, motive ose interesa te ndryshme fetare ose religjioze.

Rusët dhe ukrainasit si për shëmbull, e flasin dhe shkruajnë përafërësisht të njejtën gjuhë, i përkasin të njejtit rit fetare ose religjioz ( pravosllavo-ortodoks), e kanë pothujse mitropolinë dhe historinë e njejtë kishtare ose fetare me seli në Kievë (Ukrainë), ku thuhet se lindi dhe u themelua dikur shteti dhe kisha e parë ruse (lexo: Kjevskaja Rasija dhe Prva Rasiskaja pravoslavna crkva etj, );shumica prej tyre kanë martesa të përziera, apo të përbashkëta, dhe kështu me radhë, por Rusia dhe Ukraina, ndodhën në lufë të përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike kundër njëra tjetrës.

Edhe izraelitët dhe palestinezët në Antikë i kanë takuar përafërësisht trungut të njejtë familjar ose gjenealogjik....Po, sot...???!!!

"Gafat dhe shakatë e mia, zonja dhe zotërinj, natyrisht që të lenë një shije të keqe, të thartë, ngatërruese, plot ceme, mungesa dhe mburrje. Por, natyrisht, kjo vjen ngaqë unë nuk kam respekt për ata që mund të kenë me shumë respekt për të tjerët, se sa për njerëzit ose vetvetën e tyre."( Fjodor Dostojevski, “Shënime nga nëntoka” )

"Sidoqoftë, unë shkruaj ndryshe nga ato që flas, flas ndryshe nga ato që mendoj, mendoj ndryshe nga ato që thëm si dhe nga mënyra se si duhet të mendoj ose gjykoj...Kështu që gjithçka proçedon ose interferon në thellësinë më të errët shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjik të palës tjetër kundërshtare në domenin (kontekstin) e njohur antropofetar, antropokulturorë, antropolitik etj."( Prelufim nga një metaforë e njohur nga Franc Kafka)

Se këndejmi, sipas politologëve dhe socipsikologëve të specializuar dhe kompetent:"Ju mund t'i mbroni ose shpëtoni njerëzit, popujt (kombet) ose shtetët e ndryshme nga sëmundjet, luftërat ose konfliktët e ndryshme, por jo edhe luftën, popullin (kombin), shtetin, religjionin, shkencën, teknikën, politikën, diplomacinë, kulturën ose informacionin nga njerëzit e sëmurë,, të paditur, stupid, nebuloz, joprofesional, jointelegjent, cinik, injorant, ireverzibil, skizofren, neurofren, oligofren, disfunksional dhe inkompetent etj...

Sipas Vangut, Bodlerit, Konfuqit dhe të tjerëve: Njeriu është një udhëtar i ndërgjegjshëm dhe i përkohëshem në kohë dhe hapësirë, i cili mund të kaloi rrugën e tij jetësore ose profesionale me më pak ose me më shumë sukses, kënaqësi, famë dhe lumturi objektive dhe subjektive. Varësisht prej fatit, intelegjencës, intelektualitetit dhe profesionalizmit të tij.

Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë luksin, komoditetin dhe fuqinë ushtarake, politike, monetare, tregtare, finansiare, ekonomike, industriale ose teknologjike për të, vëndosur mbi fatin ose epilogun e luftës në Ukrainë, luftës tjetër në mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe kështu me radhë. Nuk janë fuqi botërore, kontinentale dhe interkontinentale. As Serbia apo dikush tjetër në Ballkan.

Lufta e re e Serbisë kundër Kosovës mun të nisë ose filloi vetëm në imagjinatat, fantazitë ose halucinacionet e ndryshme paranormale ose parapolitike të Albin Kurtit , Xhelal Svecles, Bedsnik bislimit etj....! E bëjnë rrafsh me tokë Serbinë brenda 24 orëve amerikanët, anglezët dhe gjermanët. E cojnë në mesjetë., po në kohën e gurit. Besoni!

Por, një mendim racional, integral (integrativ), konvencional, kontemplativ, komprehensiv, intrinznik, ekstrinznik, një analizë, sintezë ose studim i thellë shkencorë ose metodologjikë, jo vetëm popullinë ose kombin tonë, por mund t'i vëjë në levizje integrale, konvencionale dhe pozitiviste edhe shtetët, popujt dhe kulturat tjera.

Sigurisht se është pasaktësi dhe "blasfemi e sofistikuar" të flitet dhe të shkruhet mbi qytetërimin ose civilizimin tonë njerëzorë, pa i njohur dhe respektuar sekretët dhe gjenialitetin e ligjëve dhe fenomenëve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore së bashku me zhvillimin dhe evolucionin e përgjithshëm të civilizimit tonë njerëzor.

Robert Brifault- historian ose dijetar i njohur, pos tjerash thotë :“ Është mjaft e qartë se civilizimi botëror, nuk do të arrinte deri aty ku ndodhèt sot, para se të njihte, provonte, kalonte ose kapërcente fazat e para të zhvillimit dhe evolucionit së bashku me sekretin dhe gjenialitetin e ligjëve dhe fenomenëve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore që ndodhën të fshehura ose maskuara nga arsyeja dhe logjika (koshienca) e njeriut ose civilizimit tonë me një ´vello të mistershme ose enigmatike."

Një ndër çështjet, aspektet dhe pikësynimet kryesore dhe esenciale (substanciale) të filozofisë së përgjithshme, përveç fuqisë nxitëse ose stimuluese, respektivisht ndikimit tè saj në kërki­met shkencore dhe humaniste, janë narrativi dhe shpirti i njohur hulumtues, eksplorues dhe inovator së bashku me metodat e reja induktive, dedukstive, diskursive dhe ekskursive të shqyrtimit, studimit, analizës, eksperimentimit dhe vëzhgimit.

E vetmja fuqi e njohur natyrore dhe mbinatyrore që mund t'iu ndihmojë dhe ofrojë mbrojtjen e duhur dhe më të sigurtë, përveç Zotit (Hyjit), është fuqia e mendjes (intelektit), shpirtit dhe besimit tuaj. Duke menduar në kopshtin ose thesarin e njohur mendorë, shpirtërorë, shkencorë dhe kulturorë të njeriut të ditur, të përkushtuar, besimtar, racional dhe inovatorë e pozitivist.

Të nxitur dhe inkurajuar nga dëshira e kahmotshme për të zgjeruar horizontin e njohurive ose diturive të tyre, e sidomos në fushën e shkencës, industrisë ose teknologjisë së lartë: Student, akademik ose ekspert të njohur ose eminent nga i tërë globi dhe kontinenti ynë, si të thuash për çdo vitë, ua mësyejnè akademive ose uninerzitetëve me të njohura të botës, për të parë, njohur dhe kuptuar formulën ose maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç Zotit (Hyjit) tonë­ përbashkët , global ose Universal.

U mor vesh se filozofia fetare ose religjioze, pos tjerash na mëson ose udhërrefen se cila është lidhja shpirtërore, emocionale, transhendente (transcendente), intrinznike, ekstrinznike dhe koshiente ose logjike ndërmjet njeriut dhe Krijue­sit (Zotit).

Në instancë të fundit, edhe kultura fetare ose religjioze është ngritur ose formuar përmes 'institucionëve mendore dhe shpirtërore' të Dërguarit të Zotit (Njeriut) dhe e cila, në vete përmban atë që është më e mira edhe për shkencën, edhe për religjionin.

Për me tepër ndërkaq, nëse feja ose religjioni musliman ndër shqiptarët, dikur janë diktuar dhe imponuar me tehun e shpatës ose forcën e armës (sidomos nga turqit osmanlinjë dhe pushtues tjerë nga Lindja): Arsimi, shkenca, teknika, edukata, kultura, morali, disiplina dhe emancipimi i gjithëmbarëdhëm botërorë ose planetar, ishin një fitore ose triumf i përgjithshëm i shoqërisë së re njerëzore ose qytetare, e cila i kishte (i ka) rrënjët e forta dhe të shëndetshme ku parimi ose postulati i njohur i lirisë së ndërgjegjes, arsyes dhe besimit, i cili përbën gurin ose bazamentin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë edhe në "kulturën ekskluzive" të Perëndimit, edhe në "kulturat ekzotike" të Lindjes.

Ndonëse, me rastin e revolucionëve dhe restaurimëve të njohura shkencore, industriale, kulturore dhe politike në Evropë ose Perë­ndim, sikur ishin përzier ose gërshetuar në sfond të të gjitha kombet, shtetët, kulturat e ndryshme dhe ideologjitë, me të gjitha ndryshimet dhe specifikat e tyre. Rezultat i kësaj ishte shpirti dhe fuqia e njohur krijuese ose inovatore së bashku me vullnetin, kurajon ose guximin e lartë reformatorë ose revolucionar.

Ndërkohë që nga puçja ose pikëtakimi frytëdhënës dhe empirik i këtyre parimëve dhe elementëve (instrumentëve) të njohura reformatore (restauruse), revolucionare dhe evolutive, lindën dhe u shfaqën në botë, të gjitha llojet e artit, shkencës, teknikës, kulturës, industrisë, teknologjisë së lartë etj. Pati zbulime të reja dhe forca ose enërgji të reja krijuese ose inovatore dhe kështu me radhë.

Ndaj, "njeri, beso në 'dekalogun' ose 'urdhëresën e pestë' si dhe në vetvetën tënde objektive dhe subjektive, dhe mos i vritë kurrë kohën, besimin, virtytin, idealin dhe ëndërrat tua!"

Mos harroni se vetëm në ëndërra jemi të lirë, të pasur, të lumtur, të fuqishëm dhe të barbartë të gjithë.

Se këndejmi,e kemi thënë ose cekur shpesh së sprovat ose provokimet me të rënda për individin dhe kolektivitetin, pos skamjës dhe robërisë, janë ato kur nuk dijnë, nuk munden, nuk duan dhe nuk guxojnë të jetojnë të lirë, të, pavarur, sovran, autonom dhe integral në kuptimin e plotë të fjalës!

Tek e fundit, idolatria, simpatia, dehja, dalldia dhe euforia mbareshqiptare ndaj izraelit gjegjesisht urrejtja, fobia, paranoja dhe xhelozia e papermbajtur ndaj Palestines ( sepse, Palestina nuk e njeh ose s´e pranon Kosoven si shtet, ashtu sikurse edhe Ukraina) - jane blasfemi dhe makiavelizem i madh moral e politik.

Ndaj, në fund vetëm po thëm se nga granatimet dhe bombardimet e fundit të ushtrisë izraelite në qytetin dhe rripin e Gazës, e kanë gjetur vdekjën mbi 35 mijë qytetr civil të pafajshëm pyalestinez, prej të cilëve afro 15OOO femijë të vegjël ose adolshent.

Ata që dikur iu kanë shërbyer ( me gojë e me dorë) Titos, Kardelit, Gjillasit, Minicit, Kadijevicit, Gjuranovicit, Dizdarevicit, Jovicit, Qosicit etj...sot u shërbejnë Albin Kurtit dhe paraardhësve të tij....Ndarsive ose përcarjeve fetare, kulturore, politike, partiake, rajonale, krahinore etj. Mos harroni pra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat