Krejt çka nuk i shkon përshtati Daçiqit, është skandaloze!

Opinione

Krejt çka nuk i shkon përshtati Daçiqit, është skandaloze!

Gani I. Mehmeti Nga Gani I. Mehmeti Më 28 mars 2024 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Mbrëmë, reagoi ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Daçiq kundër vendimit të Komitetit Politik të Kuvendit të Këshillit të Evropës për rekomandimin për pranim të Kosovës anëtar të KE-së, duke e quajtur vendimin se ”është i turpshëm dhe skandaloz, që shkel të gjitha parimet në të cilat u themelua KE sepse hera e parë që propozohet pranimi i një territori që nuk është anëtare e OKB-së dhe e njohur ndërkombëtarisht”.

Daçiq, kishte harruar Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të datës 22 korrik 2010, ku thot se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Mirëpo, Daçiq, ende sheh ëndrra me sy hapur, se Kosova, sipas tij, ende qenka pjesë e Serbisë, e cila po rrezikuaka integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë ''vendimi përbën një dëshmi të fundit të drejtës ndërkombëtare”, thotë Daçiq, duke harruar Vendimin e GJND.

I verbuar nga armiqësia ndaj shqipatrëve, ai krejt çka nuk i pëlqen, e quan skandaloze, madje ehe të turpshme, kur nuk ka asgjë të bëjë me turpin këtu. Dhe, tani, më skandaloz, më i turpshëm e më kontravers na del vetë Daçiqi, e jo vendmmarrja e Komitetit Politik të Kuvendit të Këshillit të Evropës për pranim të Kosovës.

Ku e merr të drejtën Daçiq, të thotë se Kosova nuk është e njohur ndërkombëtarisht, kur afro 120 shtete e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Kurajo Daçiq, do e shohësh një ditë Kosovën edhe anëtare të OKB, por më pare në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat