Qasje dhe reflektime të pavarura nga distanca ndaj gjendjes së përgjithshme të kombit dhe atdheut

Opinione

Qasje dhe reflektime të pavarura nga distanca ndaj gjendjes së përgjithshme të kombit dhe atdheut

Nga: Agron Shabani Më: 28 mars 2024 Në ora: 09:15
Autori Agron Shabani

Grafiku ose rrugëtimi i rënies dhe ngritjes së "prodhimtarisë" së gjithëpërfshirëse shkencore, intelektuale, profesionale, politike dhe diplomatike në Kosovë, vazhdon të ndikohet dhe të imponohet nga disa faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm.

Skena politike e përgjithshme në Kosovë vazhdon të dominohet nga ashpërsia ose ambivalenca e vazhdueshme të pikëpamjeve, koncepteve, perceptimeve, anticipimeve, ose më mirë të themi kontradiktat e njohura politike (dhe jo vetëm politike), blloqet dhe taborrat e barrikaduara dhe betonuara, kryesisht në dy pozicione ose pozicionime të ndryshme; për shtetin ose republikën, si dhe ato për pushtetin e trafikuar (kontrabanduar) dhe ilegjitim (jolegjitim) nga nëntoka politike, paranormale ose parapolitike.

Ndërkohë, antagonizmat ose konfliktet e mësipërme reaksionare dhe anakronike që po ndodhin në Kosovë, duken sikur të çveshin ose të çarmatosin nga imuniteti i shpërqëndrimit, mosinteresimi ose dekoncentrimi distancuar dhe imunologjik ndaj tyre. Pavarësisht largësive ose distancave të ndryshme kohore, gjeografike, politike, partiake, fetare, kulturore dhe të tjera.

Kjo për faktin se situata e përgjithshme në vendin ose atdheun tonë, sikur reflektohet ose interferon drejtpërdrejt edhe në përditshmërinë vepruese, si dhe në gjendjen e përgjithshme shpirtërore dhe emocionale të njeriut shqiptar në Kosovë dhe diasporë.

Madje, edhe muza e njohur krijuese, intelektuale dhe patriotike së bashku me konceptet, idealet dhe vizionet e larta, kulturore, intelektuale ose publicistike, duken sikur tremben shpesh nga përballjet e vazhdueshme në mes të vlerës dhe antivlerës.

Politikës, shtetit, pushtetit, popullit dhe shoqërisë së gjithëpërfshirë shqiptare ose kosovare, duhet t'i nënshtrohen anamnezave, skanimeve, ekzaminimeve, ekspertizave, përqëndrimeve, analizave dhe studimeve të veçanta, për t'i njohur, zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar deri në fund ADN-në ose 'pemën' familjare ose gjenealogjike të "homolopolitcusit" dhe "homosapiensit" shqiptar së bashku me gjendjen e tij mentale ose psikologjike.

Në këtë veçanti ose specifikë shkencore ose metodologjike, do të kisha përfshirë dallimet, por edhe konvergjencat dhe korrelacionet eksterne ose shpjeguese në mes analizave të njohura shkencore, politike, strategjike ose gjeopolitike dhe interesave të larta shtetërore, kombëtare, politike, historike, gjeografike dhe të tjera të Kosovës dhe shqiptarëve.Në këtë kontekst të dyshimtë dhe të dyshimtë, duhet të posedosh forcën dhe guximin e një qytetari dhe politikani të njohur për të vënë re, kritikuar, ose kundërshtuar hapur ose publikisht edhe nihilizmin modern ose bashkëkohor, së bashku me largimin e "botës moderne" ose "bashkëkohore" nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare, ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem dhe radikal të vlerave, resurseve dhe kapitalit të gjithëpërfshirës botërore ose planetare në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të atyre që me mjete (ushtarake, politike, industriale, teknologjike etj.) i justifikojnë qëllimet e tyre.

Edhe pse është e rëndësishme të kërkojmë një definicion ideal ose final të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisim realitetin në llogari të botës së ideve ose teorive të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çdo gjykim do të ishte i pamundur dhe i gabuar.

Duhet të posedosh aftësi, sens dhe frymëzim arsakartësor dhe platonik për t'i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive që ekzistojnë edhe në demokracitë më të larta të Perëndimit.

E dyta: politika e lartë ose diplomacia shpeshherë i ngjajnë një metastaze ose maratonë të madhe politike ose diplomatike, në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cak.

Duke menduar këtu në edukatën, kulturën, moralin, karakterin, profesionalizmin si dhe në rezonancën ose mendimin e thellë politik ose diplomatik, i cili jo vetëm formon marëdhëniet ose raportet e ndryshme politike ose diplomatike në mes popujve (kombeve) ose shtetëve të ndryshme, por mund të vënë në lëvizje ose të funksionojnë pozitivisht dhe afirmativisht edhe raportet e gjithëpërfshirës botërore ose ndërkombëtare. Pse kjo?Rënia ose shembja e 'perdës së hekur', gjegjësisht e ish-perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish-BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, përveç rënies së regjimeve dhe ideologjive autoritare dhe totalitariste, si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes, paraqiti edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirrjeshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera. Këto për dallim nga doktrinat ose konceptet e barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish-luftës së ftohtë dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose bllokiste mes Lindjes dhe Perëndimit, duket se paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale përballë një të ashtuquajturi "atavizëm modern" ose "bashkëkohor" në kumtimin e një "bote globale" apo sfiduese dhe turbulente si lufta imperiale dhe apokaliptike e Rusisë kundër Ukrainës etj.

Koncepti i elitës dhe egalitarizmit mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, nuk ka vlerë aq të madhe nëse nuk nxirret nga ndërthurjet dhe interferencat e njohura të interaksionit social dhe antropologjiko-epistemologjik (ose antropolitiko-antropohistorik). Kjo mund të jetë një prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë tek shkencat politike, apo politologjia moderne ose bashkëkohore.

Duket se e tërë etika, politika, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të jepet mbi këtë fenomen diskursiv. Kështu, idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Sepse, idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substancë esenciale që do të imponojnë vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme, relevante, etj.

Kjo duket të jetë edhe kuptimi i përkufizimit që Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani japin konceptit të lirisë, drejtësisë dhe barazisë.

Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet të kuptohet një koncept i caktuar i jetës së përbashkët, specifikisht organizimi i bashkësisë shtetërore, kombëtare ose politike në përputhje me natyrën, karakterin, dëshirat dhe aftësitë intelektuale dhe profesionale të secilit individ. Ky organizim duhet të sigurojë mirëqenien e shtetit dhe shoqërisë si tërësi, përmes një koncepti esencialist ose substancialist të qytetarit si 'cityoen' ose 'burgeri i lartë politik', i cili përputhet me dimensionin personal dhe të përgjithshëm të qenies shoqërore ose qytetare.

Individi mund të bashkohet me të tjerët vetëm duke pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre si qytetar. Lidhja e tyre me të tjerët mund të ndodhë vetëm përmes arritjes dhe lartësimit drejt asaj që është më e mira për njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe shoqërinë.

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar dhe kulturuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare ose politike, ku edhe "unë", "ti", "ne", "ju", "ata" dhe "ato" do të gjejnë paqen sociale dhe politike, si dhe formulën e harmonisë politike, partiake, shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, natyrore dhe dialektike.

Kjo çështje mund të jetë si shpata e Damokleut që Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti pranuan ta vënë mbi kokë, por mund të jetë edhe sfida kryesore me të cilën ata do përpiqen të përballen me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale në karrierën e tyre politike, diplomatike, shtetërore, nacionale, teritoriale, gjeografike, historike, etj.

Ky mund të jetë një formulim i njohur shkencor ose politologjik ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia midis individit dhe kolektivitetit janë të mundshme. Kjo na drejton drejt dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset kryesore të mendjes, zemrës dhe shpirtit janë kultura dhe civilizimi i njohur greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor, i ngritur pas Luftës së Dytë Botërore. Këto janë thesaret nga ku mund të nxirren aksioma, idjot, metafizika dhe filozofia e qytetarit të këtij qytetërimi.

Ura drejt qytetërimit të lartë perëndimor përmes edukimit empirik dhe modernist do të jetë pikërisht ylli ndriçues i zhvillimit të personalitetit dhe të ndërtimit të botës së vlerave, mallerave dhe kapitalit.

Vetëm duke u rritur, avancuar ose kultivuar përmes edukimit empirik, qenia njerëzore do të mund të arrajë më shumë lumturi në fatin e saj jetësor, dhe do të mund të përmbyllë fatet e të tjerëve. Përmes edukimit, personaliteti i njeriut ngrihet nga "tabula rasa" ose "ligjet" e pandryshuara natyrore drejt vlerave dhe përparimit.

Kjo do të thotë të pranosh cilësinë e subjektit racional tjetër, duke e pranuar de jure dhe de facto të drejtën e tij për arsim, liri, edukim dhe emancipim. Arsimit i mundëson njeriut të jetë ai që është: një qenie që mendon, flet dhe komunikon.

Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionale për të fituar dhe mbrojtur atë liri. Të gjithë duhet të kenë mundësinë për të përfituar nga edukata, kultura, emancipimi dhe arsimimi.

Aty ku cdo individ i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim, aty do të fitojë statusin e subjektit dhe do të marrë vendime të arsyeshme dhe të racionale. Kjo është e rëndësishme veçanërisht në çështjet themelore dhe esenciale si vlerat e larta njerëzore ose qytetare.

Për të arritur këtë, duhet të ndiqen vlerat, idealet, vizionet dhe atributet e njohura të qytetërimit perëndimor, si liria, barazia, drejtësia dhe racionaliteti, si udhërrëfyes për individin dhe për kolektivitetin.

Për drejtësinë dhe barazinë e njohur intelektuale, profesionale, sociale, ligjore, administrative dhe juridike si mjete kryesore për ndërtimin e një shteti dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike, refuzimi i dhunës si mjet për të arritur qëllimet është thelbësor. Dialogu, komunikimi dhe diskutimi duhet të zëvendësojnë dhunën si burime kryesore për unitetin e preferuar shtetëror, kombëtar, qytetar, kulturor etj.

Një komunitet politik karakterizohet nga refuzimi i dhunës si metodë për zgjidhjen e konflikteve. Për këtë, metodat e njohura shkencore ose metodologjike të debatit, dialogut ose diskutimit publik duhet të përdoren për zgjidhjen e konflikteve dhe arritjen e vendimeve të përbashkëta.

Vlerat, parimet dhe premisat e kulturës komunikuese ose dialoguese janë thelbësore në politikë, dhe konsiderohen si një pjesë e rëndësishme e identitetit të një kombi. Identiteti i një kombi formohet përmes dialogut, debatit dhe diskutimit ku konceptet, ideologjitë, referencat dhe preferencat e ndryshme shtetërore, kombëtare, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare, morale, kulturore etj., përballen, diskutohen dhe ndoshta pajtohen.

Në këtë kontekst, debati dhe diskutimi janë ata që krijojnë unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit, dhe mënyra e tyre e zhvillimit dhe stilizimi i bëjnë ata të dallueshëm dhe unikë.

Në lidhje me ish-presidentin Thaçi, ish-kryeparlamentarët Veseli dhe Krasniqi, dhe shokët e tyre të luftës dhe ideali i tyre përpara gjykatës së Hagës, ata përballen me sfida të mëdha të drejtësisë dhe ligjit. Për të siguruar një shoqëri të drejtë dhe ligjore, është e rëndësishme që procesi gjyqësor të veprojë pa anëtarësi politike, duke u bazuar në prova dhe procedura ligjore të drejta.

"Status quo" politik, ose "konflikti i nguruar" me Serbinë dhe problemet e tjera të Kosovës janë sfida të mëdha për udhëheqësit politikë të vendit. Megjithatë, si një vlerë madhore e filozofisë politike të Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti, Kryeparlamentarit Konjufca, Zëvëndëskryeministres Gervalla, dhe të tjerëve, duhet të jetë një pluralizëm i vërtetë politik dhe aksiologjik.

Pluralizmi i tyre politik nuk duhet të përmbahet vetëm në grumbullim qëndrimesh, por duhet të shprehë një aftësi për të përballuar dhe trajtuar çdo nihilizëm radikal dhe për të shmangur relativizmin dhe instrumentalizimin politiko-epistemologjik të lirisë individuale dhe kolektive.

Në këtë kontekst, leximi dhe reflektimi mbi shkrime të editorit të gazetës "Bota Sot", Xhevdet Mazrekaj, si dhe analizat në fusha si "Politological’s Contribution to New Global Challenges" dhe "International Perspectives on Global Science Policy and Science Diplomacy", mund të ndihmojë në njohjen dhe kuptimin e fenomeneve, paradoksave dhe anomalive të përgjithshme reaksionare dhe anakronike. Këto analiza mund të prezantojnë formulat e sistemeve dhe pushtetëve të korruptuara, autoritare ose totalitare në një mënyrë të qartë dhe të thellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat