Sa ka mundësi që Rama ta shpëtojë nga çmenduria Vuçiqin?

Opinione

Sa ka mundësi që Rama ta shpëtojë nga çmenduria Vuçiqin?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 28 mars 2024 Në ora: 14:31
Autori Sherif Ramabaja

Kishin një kohë të bujshme. Projektuan projekte të përbashkëta. Që të dy bashkërisht iu kundërvunë Kosovës, rajonit dhe EU, po punët u kanë ngecur. Rama kohët e fundit po ballafaqohet me afera të ndryshme të korrupsionit dhe me opozitën, kurse Vuçiqi nuk po ia del me Kosovën dhe Bosnjën. Nuk po ia mban asnjërën ta sulmoj. Mentalisht është afër çmendurisë. Këtë po e vërteton edhe me postimet e tij në mediat sociale.

Për hallin e tij po diskutojnë Rusia me Putinin, Korea Veriore, Irani, Venezuela, Bjello Rusia, Kina, Algjeria, Kuba, Arabia me botën myslimane dhe një varg burrështetasish dhe institucione ndërkombëtare.

Duke e parë gjendjen e tij depresive, shumë psikolog të njohur botërorë janë paraqitur që t´i dalin në ndihmë.

Një psikolog i tillë ia ka dërguar edhe një katalog me pyetje - përgjigje, në mënyrë që të bëjë përpjekje t´ia paraqes diagnozën.

Përgjigja më e shpeshtë e tij në pyetjet e parashtruara ishte Albin Kurti. Psikologu me renome botërore kur i mori  përgjigjet nga Vuçiqi, u konsultua se cili është Albin Kurti: është personazh i Holivudit, sportist, këngëtar, aktor, autor, gazetar, luftëtar, valltar, pilot, astronaut apo është ndonjë institucion për të cilin skam dëgjuar deri më tani.

Është kryeministri i Kosovës iu përgjigjën. Psikologu mbet pa fjalë. Si është e mundur. Këtu fshihet diçka, vazhdoi ai. Si duket kemi të bëjmë me kryesin e krimit dhe viktimën.

Viktima pra duhet të kishte qenë Kurti, kurse Vuçiqi sot i vunë pasojat si ushtrues i krimit, të cilin sot e ndjek hap pas hapi.

Shërimi qenka i vështirë. Tash po e vërej dhe konstatoi se pse ai qenka afër çmendurisë. Derisa ai nuk është në gjendje të ballafaqohet me të kaluarën e tij dhe krimet e bëra, ai kërkon gjak.

Po nuk u mor një vendim që të mbyllet në çmenduri, ai mund t´ia kaloi edhe Putinit. Pasojat mund të jenë fatale nëse nuk veprohet me shpejtësi.

Në këtë rast, Haga duhet të veproi pa humbur kohë. Vuçiqi duhet të dërgohet aty si një pacient me një diagnozë të qartë, po ndoshta edhe aparati i tij, sepse duhet të jenë infektuar nga ai. Trajtimi i tyre mund të zgjat me vite, por u duhet ndihma dhe shërimi, përndryshe pasojat do t´i vuaj jo vetëm rajoni po edhe Evropa. Gjatë trajtimit të tyre psikik duhet bërë edhe lista me cilët kanë pasur kontakte miqësore dhe bilaterale, në mënyrë që të shërimi të ketë efekt më të madh.

Vizitat duhet gjithmonë të jenë me përcjellje dhe nën vëzhgim të rreptë, duke e analizuar kompleksi tetin e personave të prekur veç e veç.

Më i rrezikuari nga të gjithë kuptohet që do të jetë Vuçiqi. Për te do të duhej trajtim special dhe i kujdesshëm. Nga vuajtjet shpirtërore dhe emocionale për

t´i vënë në veprim idetë dhe tezat e tij raciste e fashiste për Botën Serbe, do të përfundoi me thyerje mentale dhe neurologjike. Askush nuk mund të garantoi në shërimin e tij. Ai mund të përfundoj njësoi sikurse kanë përfunduar Hitleri, Musolini, Stalini, Millosheviqi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat