Prof. Asoc. Dr. Muhamet Aliu

Opinione

Prof. Asoc. Dr. Muhamet Aliu

Nga: Baki Ymeri Më: 28 mars 2024 Në ora: 21:48
Prof. Asoc. Dr. Muhamet Aliu
Zt. Muhamet Aliu u lind (10.02.1962) në Shipkovicë të Tetovës. Jeton dhe vepron në.Kosovë. Edukimi: Fakulteti Ekonomik në Prishtinë, ekonomist i diplomuar në vitin 1987; Fakulteti Ekonomik në Prishtinë, Magjistër i Shkencave Ekonomike në vitin 2001 me temën “Llogaritja e rezultatit financiar shikuar nga aspekti i rruajtjes së substancës së ndërmarrjes”; Fakulteti Ekonomik në Prishtinë, Doktor i shkencave ekonomike në vitin 2005 me temën “Shpenzimet e amortizimit në sistemet e përllogaritjes së çmimit kushtues”. Kualifikimet tjera: Nga USAID-KBC, certifikimi për aplikimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Kosovë. Nga SHKÇAK, kontabilist i çertifikuar në vitin 2001. Në Scuola Superiore dell`Amministrazione dell`Interno në Romë, në vitin 2005, certifikatë për përcjelljen e seminarit “Planifikimi dhe kontrolli i punës së projekteve”. Nga IFC-International Finance Corporation, certifikatë për pjesëmarrje në trajnimin WEE Management in Compliance with EU Directive.       
         Gjuhët e huaja: Gjuha angleze: mirë në shkrim-lexim dhe komunikim;  Gjuha serbo-kroate: shumë mirë në shkrim-lexim dhe komunikim; Gjuha maqedonishte: shumë mirë në shkrim-lexim dhe komunikim. Publikimet: Revista shkencore “Ekonomia” Prishtinë, punime shkencore nga fusha e kontabilitetit dhe financave; Revista “Studenti” Tetovë punime shkencore nga fusha e kontabilitetit dhe financave; Revista “Kontabiliteti” punime profesionale nga fusha e kontabilitetit dhe financave; Konferenca ndërkombëtare në Sofje Bullgari, punim “Mjedisi dhe efiçienca e energjisë në Kosovë”; Konferenca ndërkombëtare në
Prishtinë, punim “Gjendja mjedisore në Kosovë dhe aplikimi i instrumenteve ekonomike në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm”.
         Punësimi momental: Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që nga viti 2003, pozita: sekretar i përhershëm; Profesor i angazhuar në: Universitetin Internacional të Prishtinës, Universitetin “ILIRIA” Prishtinë, Universitetin “Universum”, Prishtinë, Universitetin Shtetëror të Tetovës. Përvoja profesionale: Konzorciumi për Rindërtimin e Kosovës (CRK), udhëheqës i Shërbimit Financiar, nga viti 2001 deri në vitin 2003; FAO, GTZ, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, organizimi dhe ligjerimi i kurseve profesionale nga fusha e kontabilitetit dhe financave, gjatë periudhës 2002 deri 2004; NKZB “Bashkimi” Prishtinë, shef i shërbimit financiar komercial, që nga viti 1988 deri në vitin 2001.
       Angazhimet tjera: Anëtar në procesin e hartimit të Planit Hapësinor të Kosovës; Anëtar në procesin e hartimit të Strategjisë dhe Planit për Zhvillimin Ekonomik të Kosovës; Anëtar në procesin e hartimit të Strategjisë Mjedisore të Kosovës; Kryesues i TASK FORCE në procesin e hartimit të Planit Kosovar për Veprim në Mjedis; Anëtar në procesin e hartimit të Planeve  zhvillimore Komunale dhe Planeve Zhvillimore Urbane; Anëtar në procesin e hartimit të Profileve Komunale, në procesin
e hartimit të strukturës organizative të komunave nga fusha e Planifikimit Hapësinor, Mbrojtjes së Mjedisit dhe Banimit e Ndërtimit. Udhëheqës i komisionit për projektin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz. Anëtar i Institutit Alb-Shkenca. Anëtar në “Shoqata e Solidaritetit Shqiptaro-Hebre” dhe angazhime tjera profesionale e të përgjithshme.
 
LETËRKËMBIM PRIVAT  
 
Baki Ymeri: Shkëlqesi! Uroj që të jesh i shpejtë si era, i freskët dhe i pashtershëm si krojet e Sharrit! Të falënderoj nga zemra për ndihmesat paraprake dhe për ndihmesat e arrdhshme! Jeta ime pa ndihmesën tënde do të ishte e zymtë dhe pa gëzim. Zotrote e hap për mua rrugën e shpëtimit nga skamja në Vendlindjen e Varfërisë! Zotrote je burimi i të gjitha bekimeve për ne! Shëndeti dhe lumturia të shoqërofshin në çdo hap të jetës! Zoti e krijoi indianin e zellshëm, afrikanin e pasionuar, francezin pikant, gjermanin ekonomik, amerikanin e biznesit dhe shqiptarin e besës. Uroj që jeta jote të jetë e ndritshme, si dita me diell dhe si qielli me yje! Qofsh gjithmonë i shëndetshëm, i disponuar dhe i gëzuar! Qofsh i respektuar dhe paç gjithmonë fat të mbarë, disponim dhe lumturi! Qofsh përjetë i lavdishëm për familjen dhe dashamirët!  Paç shëndet të mbarë dhe forcë të mjaftueshme për gjithçka! Shëndeti dhe familja janë dhuratat më të bukura të Perëndisë! Zoti të bekoftë dhe ta mbroftë shëndetin, personalisht dhe familiarisht!
         Muhamet Aliu: Ushtarët janë zvicerian, në aspektin strategjik ushtarët nuk identifikohen me emra, por kode apo numrin i cili identifikon në rast lufte. Shpalosja e emrave paraqet rrezik për pjesëtarët me origjinë shqiptare. Nga ana tjetër Zvicra njihet si shtet neutral, që nuk është përfshirë në dy luftërat botërore. Ajo nuk prezanton shtetin me fuqi ushtarake, por financiare. Se ka disa hile në këtë shkrim është mëse e dukshme: potenciali i Kosovës dhe Ukrainës, në kohën kur Kosova dhe Serbia, respektivisht SHBA dhe BE po mundohen të gjejnë një zgjidhje parapërfundintare. Një mundësi për të larguar sado pak  Sërbinë nga kthetrat e Rusisë. Ky tekst është derdhje e benzinës në zjarr! Si njeri i përvuajtur politikisht, me përvojë akademike e rilindase, njeri që nuk anon nga interesi material. Unë kam edhe rvojën personale, një ish profesor i Fakultetit Ekonomik Binak Maxharraj një ish shërbyes i sistemit jugosllav, kryetar i komitetit të partisë, kontribues për rënimin e kushtetutës së Kosovës dhe diferencues i kuadrit të Universitetit, që nga 1998 jeton në Amerikë është kolumnist apo shkrues i rregullt i artikujve gazetaresk! Ka edhe argumente të tjera. Në profil zakonisht gjatë vikendeve, ndërhyj apo rivendosi tekste e mendime të aktualitetit.
 
Abdulla Mehmeti shkruan:
 
Bota sllave u ka shumë borxhe shqiptarëve:
 
KONSTANDIN MARK KONSTANDINI SHQIPTAR, PATRIARKU I PARË DHE REFORMATORI I KISHËS ORTODOKSE BULLGARE (1901 - 1971). Pas Luftës së Krimesë (1853-1856), nisi e ashtuquajtura lëvizje për çlirimin kishtar të
bullgarëve, përmes së cilës kisha bullgare u bë e pavarur dhe populli bullgar fitoi statusin e kishës së tij në nivel të Ekzarkisë me ekzark të vetin, me çka kisha bullgare u nda nga Patrikana Igumenike e Konstandinopojës, më1879, në të cilën u detyrua të hyjë pas vitit 1393, kur kryeqyteti i atëhershëm i Bullgarisë Tërnova u nënshtrua nën pushtetin osman.
         Biografia e patriarkut Kirili i Parë. Nga mëvetësimi i saj në vitin 1879 e deri në vitin 1953 Kisha ortodokse bullgare ka
funksionuar me status të Ekzarkisë. Më 10 maj 1953, në tubimin e kreut më të lartë kishtar të mbajtur në Sofje, Kisha ortdokse bullgare nga niveli i Ekzarkisë u avancua në nivel më të lartë të Patriarkanës, ndërsa patriarku i parë i saj u zgjodh mitropoliti i Pllovdivit (Filibe, qyteti i Filipit) Kirili i Parë, me përkatësi shqiptare. Kirili i Parë (i njohur si Kirili i Bullgarisë) ka qenë Patriarku i parë i Kishës Ortodokse Bullgare, nga viti 1953 deri më 1971. Ai u lind më 3 janar 1901, në Sofje, si Konstandin Mark
Konstandini. Prindërit e tij ishin shqiptarë të shpërngulur nga Shqipëria në Sofje të Bullgarisë*. Nga viti 1914 deri më 1918, i ndoqi mësimet për teologji në Sofje, studimet për teologji i vazhdoi në Universitetin e Sofjes „Shën Klimenti i Ohrit“. Si i përndjekur nga regjimi komunist, për shkak të persekutimeve u largua përmes Beogradit dhe Zagrebit dhe u vendos
në qytetin Çernicë (Ukraina e sotme).
Kirili i Parë, reformator i Kishës Ortodokse Bullgare
1. Në vitin 1927, Patriarku Kiril e mbrojti doktoratën në fushën e teologjisë.
2. Nga viti 1928 deri në vitin 1930 studioi filozofinë në Berlin.
3. Në vitin 1936 u emërua për peshkop në Episkopinë e Stobit (rajon në Maqedoninë e
sotme).
4. Më 1938 u emërua Sekretar në Sinodin e shenjtë ekumenik, kurse më vonë u emërua për
mitropolit i Mitropolisë së Pllovdivit (qyteti Filibe).
5. Në vitin 1943 e kundërshtoi pushtetin pse ndërmorri masa për deportimin e mbi 600
hebrejve në Kampin e përqëndrimit në Pllovdiv. Përmes këtij akti e dëshmon qartë
përkatësinë e tij shqiptare, duke pasur parasysh se vetëm shqiptarët gjatë kësaj periudhe u
vunë në mbrojtje të hebrejve kundër shfarosjes së tyre masive.
6. Pas puçit të njohur komunist të datës 9 shtator 1944, u burgos me dëshmi të rrejshme dhe
disa muaj i kaloi në burg, por asnjëherë nuk u dënua për këtë vepër për shkak të mungesës së
provave për fajësi.
7. Në vitin 1948, e udhëhoqi delegacionin e Kishës ortodokes bullgare në konferencën
ndërkombëtare në Moskë, e cila iu kundërvu ekumenizmit dhe politikës së Vatikanit.
8. Më 10 maj u zgjodh Patriark i parë i Kishës ortodokes bullgare, si kishë e ripërtërirë dhe e
pranuar sipas kanonit.
9. Më 20 nëntor 1961, bëhet anëtar i Këshillit kishtar botëror.
10. Më 18 korrik 1968, e udhëhoqi Sinodin e shenjtë të Kishës ortodokes bullgare, i cili e shpalli vendimin e tij për ndryshimin e Kalendarit të vjetër julian me Kalendarin e ri julian. Ndërroi jetë më 7 mars 1971 dhe u varros në tempullin kryesor të manastirit në Baçkovë. Prejardhja shqiptare e patriarkut Kirili i Parë. Sipas dëshmive të njohësit të mirë të marrëdhënieve shqiptare-bullgare, Elvi Sidheri: „Një fakt interesant lidhur me mërgatën historike shqiptare të Sofjes ka të bëjë me patriarkun e parë të Kishës Ortodokse Bullgare, Kirili I (i lindur me emrin Konstantin Markov Konstantinov, me prindër nga Shqipëria të mërguar në Sofje), pas ringritjes së saj në rangun e Patriarkanës në vitin 1953.
        Patriarku Kirili i Parë u lind në Sofje më 3 janar të vitin 1901 në lagjen Juçbunar, në zonën e varfër perëndimore të kryeqytetit bullgar, të banuar kryesisht nga klasa punëtore. Paraardhësit e Kirilit të Parë Sipas të njëjtit autor: „Prindërit e tij kanë qenë Mark dhe Polikseni Konstandini, të cilët thuhet se e zgjodhën këtë emër për birin e tyre për nder të Konstandinit të Madh, perandorit romak me origjinë ilire, njeriut që ligjëroi Krishtërimin në Perandorinë Romake. Siç thuhet, stërgjyshi i patriarkut të ardhshëm bullgar me origjinë shqiptare, ka qenë gjithashtu prift, ndërsa gjyshi i tij ka qenë mitropolit i krahinës së Gorës në Korçë.
         Babai i Kirilit I, Mark Konstandini u lind në vitin 1846 në fshatin Grabovë të Gramshit dhe familja e tij ka qenë e lidhur fort me kishën e njohur historile të zonës, të Shën Kollit. Marko ishte i biri Konstandin Paçu dhe Kirana Konstandinit, të cilët u shpërngulën në Sofje në vitin 1886, ku punuan si kuzhinierë, bujtinarë dhe tregtarë. Ndërroi jetë më 11 dhjetor 1933. Ndërkaq, nëna e Kirilit I, Polikseni Naumi Glava u lind në vitin 1871 në Voskopojë të Korçës. Ajo ishte e bija e Naum Kosta Glava dhe Trëndafile.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat