Lëvizja kombëtare e Deçanit - Arkë e shpëtimit kombëtar

Opinione

Lëvizja kombëtare e Deçanit - Arkë e shpëtimit kombëtar

Nga: Gjon Keka Më: 29 mars 2024 Në ora: 08:28
Gjon Keka

U deshën vite e shekuj që çështja e rikthimit te rrënjët e popullit të Kosovës u mor në fakt dhe praktikisht në duart e tyre nga vetë arbërorët e Dardanisë.Sytë e popullit të Kosovës tani po hapen dhe ata po përpiqen të kërkojnë rrënjët e etërve të tyre ,rrënjët e Gjergj Kastriotit. Lindja e Lëvizjes kombëtare të Deçanit e ka shpall hapur misionin e saj serioz dhe planin e shpëtimit kombëtar ,duke parë këtë populli i Kosovës e ka të lehtë t'i bëjë pyetje vetes se sa me rëndësi është t'i bashkohen këtij misioni fisnik të shpëtimit kombëtar, pra t'i bashkohet kësaj Arke të shpëtimit kombëtare.

Kushdo që e ka lexuar historinë e Noeut dhe Arkës së tij do të kupton mjaftë mirë simbolikën e saj, prandaj e lidha këtë Lëvizje kombëtare me Arkën shpëtimtare të kombit tonë, kjo për faktin se e vetmja rrugë e shpëtimit është mbështetja në themelet e Gjergj Kastriotit i cili na e la me një bazament të fortë si shpirtërore, kombëtare dhe europian mbi të cilën ne si popull, shoqëri e komb mund ta ndërtojmë të tanishmen dhe të ardhmen e brezave dhe kombit me identitet të pastërt kombëtare dardano-arbëror europian.

Si në kohën e Noeut ashtu edhe në kohën tonë ka mjaftë që tallen me Lëvizjen kombëtare të Deçanit, ka mosbesues së kjo lëvizje do ta kryej misionin e saj deri në fund, ka edhe të atillë që nuk duan të hyjnë në këtë Arkë të shpëtimit si në kohën e Noeut, ka të atillë që besojnë se kjo Arkë e shpëtimit kombëtar (Lëvizja kombëtare e Deçanit) nuk do t'i qëndrojë stuhive të kohës.Por të gjithë si ata që nuk i kanë besuar, e kanë qeshur me këtë Arkë dhe nuk kanë dashur të hyjnë në këtë Arkë të shpëtimit kombëtar do të binden kur do të përballen me stuhitë e përmbytjeve që do të vijnë shumë shpejtë,por atëherë nuk do të ketë më kohë për të hyrë në derën e Arkës së Shpëtimit kombëtar(Lëvizjen konbëtare te Deçanit).

Prandaj tani është koha e shpëtimit, tani është e hapur dera e Arkës së shpëtimit(Lëvizjes kombëtare të Deçanit)për të gjithë ,një ditë kur stuhitë e përmbytjeve do të vijnë kjo derë do të mbyllet për të ruajtur ata që kanë hyrë brenda saj,për të ruajtur identitetin dhe racën e pastër iliro-dardano-arbërore europiane, dhe Arka e shpëtimit do të lundrojë mbi përmbytjet e kohës.

Megjithkëtë tani shihet se çështja e rikthimit tek rrënjët kombëtare,tek rrënjët e Gjergj Kastriotit ka hyrë në një fazë të re, të madhe.shpresdhënëse dhe premtuese.Është faza kur dardanët-arbëror të Kosovës duan të marrin zgjidhjen e tyre në duart e tyre. Kjo do ta vendoste çështjen në duart e duhura, sepse çështjen e rikthimit historik tek rrënjët kombëtare nuk mund ta zgjidhë askush tjetër përveç vetë dardanëve-arbëror të Kosovës.

U deshën vite e shekuj radikalizëm në rritje ,sulme,ofendime e njollosje të kombit dhe figurave kombëtare,pastaj poshtërime gjithnjë në rritje për t'i zgjuar dardanët e Kosovës nga letargjia e tyre dhe për t'i bërë ata të vetëdijshëm për mjerimin e plotë të situatës së tyre, madje edhe tani shumë besojnë se kohët janë të pafavorshme nuk e kanë shqetësuar ende mirëqenien e tyre, madje ata thonë se zgjimi i shpirtit kombëtar dardano-arbëror konsiderohet i pafavorshëm dhe i rrezikshëm. Këta që thonë se është e pafavorshme duan të jetojnë me dy lug, dhe letargjia i është bërë jastëk i mirë,por do të vijë dita kur do të kuptojnë se kjo Lëvizje kombëtare e kishte me të drejtë dhe koha po vjenë më shpejtë se që kemi menduar;shpëtimi i jonë si komb do të vijë vetëm me anë të rikthimit tek rrënjët e Gjergj Kastriotit. Edhe përkundër sfidave të kohës Lëvizja kombëtare e Deçanit është në rritje të madhe,është një fluks i madh që po i hapin sytë dhe po e shohin dritën e shpëtimit të tyre kombëtare. Zemrat e të gjithëve po preken prej saj, ideja e Kastriotizmit të shpëtimit kombëtar ka një efekt të fuqishëm.

Është një nga shenjat e mëdha të kohës sonë që ndërgjegja kombëtare po zgjohet edhe në Kosovë dhe po përpiqet të realizojë idenë e saj. Ideja kombëtare dominon në të gjithë botën e kombeve në një mënyrë jashtëzakonisht të mrekullueshme.Prandaj edhe Kosova po e mishëron idenë e natyrshme të saj me anë të Lëvizjes kombëtare të Deçanit.Të gjithë popujt që luftojnë për kombësinë e tyre dhe për pavarësinë e popullit të tyre kanë avantazhin e madh se kanë tokë të fortë amtare nën këmbët e tyre, se lufta e tyre nuk është vetëm një luftë për shtëpinë dhe vatër, por edhe një luftë për tokën amtare. dhe për vatër amtare.

Është një hap që kërkon guxim nga të gjithë, sepse ky është një spektakël që historia botërore nuk e ka parë kurrë më parë: një popull që me shekuj ka mbajtë një ideologjië të huaj prapanike dhe të dëmshme që donin ta shfarosnin,shkatërronin, e rrënonin identitetin dhe kombin tonë dardano-arbëror në përgjithësi.Pra populli Kosovës ka filluar t'i braktis ideologjitë e huaja armiqësore që e kanë lënë atë të pa zhvilluar dhe me zingjirë në shpirt me shekuj. Tani ky popull është i mbërthyer nga ideja e madhe për t'iu rikthye rrënjëve të veta ,rrënjëve të Gjergj Kastriotit ,për t'u bashkuar në altarin e shenjtë kombëtar dhe për ta lavdëruar qiellin e emrin e shënjtë të Arbërisë ,të Gjergj Kastriotit dhe heronjëve e martirëve të vetë në gjuhën e tyre të shenjtë iliro-dardane-arbëore. Guximi për ta bërë këtë në fakt kërkon më shumë sesa guxim njerëzor;që kërkon më shumë se forcë njerëzore, që kërkon ndihmë qiellore- hyjnore që kërkon guxim të Gjergj Kastriotit; Kjo kërkon poashtu më shumë se mjete njerëzore, kërkon vepra të mahnitshme,bashkim forcash dardano-arbërore si në kohën e Gjergj Kastriotit. Kushdo që e njeh dhe e konsideron situatën e popullit të Kosovës, nuk habitet që ky popull e ka mbajtur fatin e tij në një gjendje të shurdhër për kaq shumë kohësh,sikur nuk po sheh asgjë dhe sikur nuk po ndodhë asgjë, edhe pse para syve të tyre ndodhnin shumë marrëzira: njolloseshin dhe sulmoheshin figurat kombëtare dhe kombi e gjuha etj.

Është një mrekulli shumë më e madhe që brenda tij tani ka filluar të shkëlqejë një shkëndijë kombëtare e jetës.Sapo ndërgjegjja kombëtare të jetë zgjuar në mes të gjithë popullit të Kosovës dhe kombit tonë në përgjithësi, Lëvizja kombëtare e Deçanit nuk do të mund as të shtypet e as të pengohet nga askush.

Lëvizja kombëtare e Deçanit nuk është një lëvizje përçarëse, rebele e as intrigash, ajo nuk i drejton sulmet e saj kundër askujt, por është dhe do të jetë një grumbullim i brendshëm, një rilindje -kombëtare e shpirtërore, përgatitje për hyrjen në një etapë të re të jetës së kombit tonë ,respektivisht popullit të Kosovës kur të vijë ora e duhur- atëherë ne do të duhet të jemi të gatshëm për t'iu bashkuar familjes së kombeve europiane që do të thotë se duhet të jemi si në identitetin e vërtetë kombëtare ashtu edhe për nga vlerat,standartet dhe arritjet sikur të gjithë vendet e civilizuara të Europës.Ky spektakël i ngritjes së fuqishme kombëtare e shpirtërore të popullit të Kosovës të rrëgjuar dhe në prag të humnerës,shikohet objektivisht, ngjall admirim te kombet e civilizuar dhe simpati si dhe është jashtëzakonisht i dobishëm dhe i pëlqyeshëm për të gjithë dhe shembull për të tjerët.

Sepse asgjë nuk e prek më thellë frymën kombëtare dhe e transformon më thellë frymën kombëtare sesa kur një popull vjen nga poshtërimi në liri, nga shpërndarja në bashkim dhe nga çorganizimi në organizim kombëtar,shoqëror e politik. Me të vërtetë populli i Kosoëvs dhe në përgjithësi kombi ynë nuk mund të kishte një lumturi më të madhe, një qëllim më të dëshirueshëm, një bekim më shpresëdhënës: ringjalljen e një të vdekuri kombëtarisht dhe politikisht në një ekzistencë, jetë dhe vepër të re.

Vetëm zilia e urryer dhe pakënaqësia e trashë mund t'u mohonin dardano-arbërorëve, këtij populli nga më të vjetrit në mesin e qytëtërimit europian, mundësinë e shtimit të një unaze të re në hallkën kulturore të njerëzimit. Shpirti i dardano-arbërorëve të Kosovës, i rrënjosur në traditat më të vjetra të racës europiane, i pushtuar nga pushtues të ndryshmë dhe nga ideologji fetare të ndryshme, i stërvitur nga lufta e vështirë për jetë dhe ekzistencë, i vendosur midis Orientit dhe Perëndimit,tani ka filluar t'i kthehet rrënjëve të veta, rrënjve të Gjergj Kastriotit.Hyrja e dardano-arbërorëve të Kosovës në radhët e popujve të civilizuar të Europës mund të ketë edhe pasojat më të dobishme dhe më të gjera në aspektin shoqëror,kulturor.letrar, artistik, social ,politik etj.

I bindur se të gjithë e urrejën zgjedhën nën të cilën psherëtin kombi dhe të gjithë dëshirojn lirinë e vërtetë kombëtare dardano-arbërore; vetëm Ballabanbaderët dhe Haxhiqamilët e Renegatët nuk e urrejnë zgjedhën.

Edhe njerëzit me përgatitje akademike, intelektual e pushtetar dhe të gjithë kategoritë shoqërore të vendit nuk mund dhe në fakt nuk duhet të qëndrojnë më indiferentë ndaj gjendjes së trishtë në të cilën ideologjitë fetare të pushtuesve e kanë lidhur me zinxhirë në shpirt dhe e ka privuar nga liria e vërtetë kombëtare e shpirtërore.Çdo patriot i vërtetë duhet të dehet nga ideja e lirisë.Burra, gra ,pleq e të ri fisnikë duhet ta kenë vetëm një dëshirë, t'i hedhin prangat që pengojnë këtë liri dhe dëmtojnë kombin tonë dhe të ardhmen e tij.Një histori e pavdekshme ,një epokë e artë e kombit tonë nën udhëheqjen e kryezotit tonë Gjergj Kastriotit e ka vendos ekzistencën e kombit tonë në piedestal.

Ndërsa tani është koha që me anët të rikthimt te rrënjët e Gjergj Kastriotit ta rikonfirmojmë para vetes sonë dhe botës se ne jemi bij e bija të Gjergj Kastriotit. Është pikërisht Gjergj Kastrioti ai që i shkroi emrat ilir-arbëror-dardan në librin e artë të kombeve të Europës.Dhe krejtë në fund nëse tani dëshirojmë që pesha kombëtare e politike dhe shumë përparësi të tjera të vlefshme historike të ruhen, kjo mund të ndodhë vetëm duke iu rikthyer rrënjëve tona ,rrënjëve të Gjergj Kastriotit;për këtë ka lind Lëvizja kombëtare e Deçanit për t'ia rikthye peshën kombëtare e politike kombit tonë,respektivisht popullit dardano-arbëror të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat