Ku ishin këta tanët për këto 20 vite

Opinione

Ku ishin këta tanët për këto 20 vite

Nga: Faridin Tafallari Më: 29 mars 2024 Në ora: 18:39
Faridin Tafallari

Meqë i paskan bërë këta të huajt, ato, që ndodhën për këto 20 vite, pas çlirimit apo pas luftës së UÇK-së në Kosovë, mllefosem dhe pyes, po ku ishin ore këta tanët?!Flinin mbi dafina me sy hapur, apo ishin në gjumin e ariut polar, të dehur nga lëvdatat e “miqve” ndërkombëtare, që ju rrihnin shpatullat këtyre krerëve tanë mjeranë e në sy të tyre i fusnin “rrotat nën shina” Kosovës, të sapo dalë nga lufta!? Kështu ndodhi që nga ai plani famëkeq i Ahtisarit, kur e formoi Rezolutën 1244, ama drejt t’i thuhet rezillëkut, ku, që në atë rezolutë Kosova mbeti krahinë e Serbisë!!! Ahtisari morri Nobelin e Kosova...u bë protektorat ndërkombëtar, ku vendosnin të huajt, “miqtë” ndërkombëtarë se, kur do shpallej pavarësia, si do ishte flamuri, hymni, parlamenti, shteti, drejtësia, ushtria... pastaj EULEXI, KFORI!? Dhe më pas, edhe Fusnota që, akoma më shumë ju futë thellë Kosovës e ia zuri frymën edhe Rezolutës 1244. E këta tanët, të “bindur”, si guakë të pagojë, vetëm amin para tyre dhe, si qentë për zorrë, për këto 20 vite, u lëshuan yxhym mbi popull e Kosovë veç për tu pasuruar. S’ka ndryshe, e kam thënë edhe më parë se, këtyre mjeranëve, me kohë, qysh herët, ju a kanë zënë kokën me derë, nëpër kuzhinat e kësaj Evrope hileqare!? Dhe, të huajt na udhëhoqën e këta tanët “amin o hoxhë”! Po këto e shumë e shumë të tjera, mbi kurriz të këtij populli e të kësaj Kosove të stërmunduar, nuk ju falen. Dhe me plot gojën quhen TRADHËTI!!!

Kështu sot e përditë shovenistët serbo-çetnikë lehin si qentë, duke lëshuar akuza ndaj popullit tonë, të vuajtur e fare të pafajshëm! Athua se, nuk ishin ata kriminelë, që bënë në këtë popull gjenocid të paparë, me burgosje, tortura e vrasje masive, pa kurrfarë arsye, që nuk i lanë asnjëherë varrët e popullit të mbyllen... Ishin ata serbo-çetnikë, që u turrën si egërsira edhe për t’i zhdukur përfundimisht shqiptarët pa asnjë arsye...Dhe askujt deri më sot, nuk i dhanë llogari për të gjitha këto masakra!!!

Po vjen pyetja, përse këta të tanët nuk e kërkuan me këmbëngulje këtë llogari të domosdoshme, duke e ditur se, ne ishim viktima, ne e pësuam, ndërsa ata ishin kriminelët uzurpatorë?! Dhe ja, ata ishin uzurpatorët, ishin grabitësit, ishin përdhunuesit dhe ata përsëri dualën fitues!?...Po po se, kur Evropa hileqare jua kërkoj aprovimin Gjykatës Speciale, për gjykimin e luftëtarëve të UÇK-së, përsëri pjesa më e madhe ishte për “PO”. Dhe kjo, pos tradhëtisë dhe turpit, sepse ishte e vetëdijshme se, po votonin për dënimet e vëllezërve të tyre. E kjo tregon kundërshtimin dhe urrejtjen, që kanë mes vete për njëri tjetrin...e armikut i thonë “lepe” e “ peqe” Zotri!!! 

         Me “JO” votuan vetëm ata të Lëvizjes VV. Dhe përsëri, këta të VV-jes, u cilësuan ekstremistë se, ngritën zërin fuqishëm për të mbrojtur vendin e tyre, tokën e tyre, u ngritën me guxim për të kundërshtuar çdo vendim, që ishte në dëm të popullit dhe kombit, ku ju faleshin toka nga trojet tona Malit të Zi, Maqedonisë!? Aty mor ishin dhe Thaçi e Ramushi, edhe këta të tjerët, që po na filozofojnë sot si “gjelat maje plehut” ! Dhe ja, tash përgjigjjuni edhe Serbisë! Vetë ia dhatë të drejtën që, edhe ajo të marrë një pjesë...e besa pjesën më të mirë, siç e quajnë ata "Zemrën e Serbisë"! Nuk di për besë se, ç’po ndodh në këtë Kosovë, ku shumë prej luftëtarëve të lirisë deri dje vuanin në burgjet e ish-Jugosllavisë titiste e sot në burgjet e Kosovës, kur luftëtarët thirren në Hagë e shumica e atyre, që kurrë nuk ju rra bytha në ujë, rrinë e bëjnë sehir vëllezërit e tyre, ku përsëri sulmohen për ekstremista pikërisht ata, që ju dhemb për popull e Kosovë, ku çdo ditë përçahemi dhe luftojmë njeri tjetrin, ku s’po e merr vesht i pari të dytin, ku flet dreqi e i biri, ku presim me sytë nga bota se, çdo ndodhë me ne... me ne, me krerët tanë, guakët, të bërë lesh e li !!!

A do të kthehet vallë drejtësia tek ne, siç ndodhi tash në Nju Jork, ku shumica e delegatëve e mbështetën popullin e Kosovës në të drejtën e tij! Sepse, e panë qartë se, Serbia e teprojë me gënjeshtrat e saj, ndaj u kthyen nga populli shqiptar. E tanët kurrë nuk do ta kuptonin Serbinë fashiste!...Megjithatë ende nuk dihet se, sa do t’i qëndrojnë besnikë fjalëve të thëna nga Ramushi...! TË SHPRESOJMË...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat