Rinia nuk rikthehet me genjeshtra dhe manipulime; atë këtu do ta rikthejë koalicioni "Vlen" me sinçeritet dhe drejtësi

Opinione

Rinia nuk rikthehet me genjeshtra dhe manipulime; atë këtu do ta rikthejë koalicioni "Vlen" me sinçeritet dhe drejtësi

Nga: Ejup Berisha Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:21
Autori Ejup Berisha

Njerëzit e politikës këtu te ne, pasi për vite të tëra kanë vepruar tendenciozisht dhe me politika të papërshtatshme, kanë kontribuar në largimin e rinisë nga vendi dhe në shpërnguljen e tyre në vende të tjera të Europës dhe botës. Tani, ata premtojnë të bëjnë përpjekje për rikthimin e rinisë në vendlindje, duke aktualizuar këtë çështje gjatë fushatës para mbajtjes së zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit të këtij viti.

Ata tani duket se janë kujdesur për faktin që rinia, në numër të madh, ka braktisur dhe po vazhdon të braktisë vendin. Kjo dukuri është e keqe për kombin tonë, pasi prek jo vetëm rininë, por edhe prindërit e tyre, të cilët kanë rritur fëmijë që t'i kenë pranë tyre në vendlindje dhe jo që të largohen mijëra kilometra larg.

Largimi i rinisë nga vendi është një fatkeqësi e madhe kombëtare, e cila prek të rinjtë dhe prindërit e tyre. Ata që largohen duhet të përballen jo vetëm me mallin për familjarët, por edhe me ndjenjën e humbjes për vendlindjen e tyre. Prandaj, nuk mund të injorohet fakti se largimi masiv i rinisë është një fatkeqësi e madhe kombëtare.

Politikanëve tani u është kujtuar se si të rikthejnë të rinjtë në vendlindje. Kjo do të thotë se ata mund të kishin mbajtur të rinjtë këtu, në vendin e tyre, dhe të mos i detyronin ata të largoheshin. Megjithatë, duket se ata nuk kanë dashur të angazhohen në këtë drejtim.

Pra, politikanët i pyes se përse gjatë aktiviteteve të tyre politike nuk e shihnin dhe nuk e kuptonin se gjendja e keqe dhe e papërshtatshme në shtet dhe shoqëri është një nga shkaqet kryesore që ka çuar në largimin e rinisë nga vendlindja. Njërin nga kandidatët potencialë për President të Republikës e pashë në fillim të fushatës zgjedhore me një autobus të përdorur për propagandë politike. Kjo më shtyu të mendoj se ndoshta ai do të përdorte autobusin për të kthyer të rinjtë nga shtetet e huaja në vendlindje. Ky nuk është shaka, sepse autobusi është mjeti më i zakonshëm për të udhëtuar përtej kufijve.

Kështu, shumë të rinj e të reja kanë braktisur dhe do të vazhdojnë të braktisin vendin tonë çdo ditë më shumë, ndoshta edhe më shumë në të ardhmen. Dhe kjo mund të ndodhë për shkak të politikave të papërshtatshme që janë ndjekur dhe po ndiqen këtu te ne.

Duhet të theksohet se nëse politikanët do të ishin të interesuar për rikthimin e rinisë, ata nuk do të ishin shkaktarët kryesorë të largimit të tyre. Prandaj, nuk mund të besohet se një kandidat për President të Republikës do të ndërmerret veprime të sinqerta dhe serioze për rikthimin e rinisë në vendin e tyre. Tendenca e tij për të fituar vota duke mashtruar ata prindër të cilëve fëmijët i janë larguar është e qartë dhe e papranueshme.

Për të rikthyer rininë në vendlindje, është nevoja që të ndërpritet largimi i tyre, dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse politikanët merren me shëndeti i shoqërisë dhe ekonominë në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat