Çka nuk shkon për shtetin tonë, kur synohet të nëpëkëmbet kushtetuta, gjegjësisht shteti që të respektojmë vetëveten si shtet ndaj Serbisë?

Opinione

Çka nuk shkon për shtetin tonë, kur synohet të nëpëkëmbet kushtetuta, gjegjësisht shteti që të respektojmë vetëveten si shtet ndaj Serbisë?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Kosova, vërtetë duhet të ishte shtet i pa varur për të gjitha ato shtete që e kanë njohtë këtë pavarësinë tonë.

Pse në të njëjtën kohë jemi bë një lloj hallke n’qafën e tyre?

Çka nuk shkon këtu kur synohet të  nëpëkëmbet kushtetuta, gjegjësisht shteti që të respektojmë vetëveten si shtet ndaj Serbisë?

Që kur është shpallë pavarësia, fluturuam në vetëknaqësi, nuk vepruam bashkarisht si shtet me të gjithë miqtë  tanë që njohën vendin tonë, por lëshuam në dorën e ndërmjetsuesëve të gjitha kalkulimet e bisedimeve politike me Serbinë, të cilat duhet të bëheshin por me kushte! Miratimi i këtyre këshillave pa kundërshtim u bë nga të gjitha ish qeveritë, sepse nuk kishin kohë zotrinjët të mirren me këtë cikërrimë  punë për shtetin por për vetëveten! Thënë shkurtë, kjo vetëknaqësi e jona, për Serbinë ishte një lloj vaksinimi i sukseshëm dhe ndihmë e parë, që ajo të këndellet, të gjejë kohë, forcë dhe prap të kërcënojë Kosovën dhe rajonin.

Kjo e drejtë e ligjëshme e shtetit tonë ishte dashtë të respektohet pikërisht nga të gjithë ata që u solidarizuan me lirinë tonë, por në vazhdimësi u ngulfatëm nga kompromiset e të vepruarit si shtet ndaj Serbisë! Botëkuptimet e dyfishta për Serbinë u përsëriten me dekada, kurse tani si duket, kungulli është përmbi ujë, dhe është për të shpresua se do të harrohen inatet e mendjemadhësisë tonë në politikë dhe gjithë çka tjetër për t’u bë bashkë me politikën  e tashme dhe për të kundërshtua miqësisht këtë “mirësinë e miqëve tanë”! Kjo kundërshti duhet të përkrahet nga të gjitha grupet politike, sepse resultatet e kësaj “mirësie në demokraci” ngjallën ëndrrat e Serbisë! Në realitet, këta sot po tregojnë dhëmbët jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj të gjithë atyre që e njohën dhe mbrojnë shtetin tonë.

Shumë pyetje mbesin pa përgjegjëje serioze për të gjithë ata që n’a njohën si shtet, për të gjitha veprimet burokratike të Bashkësisë Europiane, dhe për mos unitetin e mbrendshëm të tyre. Të gjitha këto lëvizje breshke në rreth, janë shkaqet e problemeve të sotme për shumë shtete tjera të cilat e deshtën Europën por jo Rusinë dhe Serbinë! Kosova, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia janë shembull më i keq kalimtar nëpër dekada me përplotë t’zeza dhe probleme të mentalitetit Millosheviqian. Pyetja është; pse u bëmë shtet për të mos funksionue si shtet ndaj Serbisë? 

Kush janë ata që bllokojnë lëvizjet normale të Kosovës si shtet ndaj një shteti që nuk respekton fare shtetin tonë, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc? A duhet edhe këta shqiptarë të veprojnë njëjtë sikurse këta në Mitrovicën e veriut?

Kush janë ata që mbyllin sytë ndaj këtyre sjelljeve barbare të Serbisë? 

Ne,u bëmë shtet për hatër të gjakut të derdhun, të gjeneratave dhe për inati të robërisë por Serbia  ende ëndërron mesjetën dhe robërinë e vendin tonë. Një arsyetim banal, se lira jonë qenka n’kundërshtim me platformën e politikës serbosllave është hamendja e disa shteteve kukulla të Rusisë. Kosova ende është  në kushtetutën e Serbisë dhe ne bisedojmë me dekada pa asnjë kusht  për këtë! 

Kush u dashka të mendojë hollë e mirë se si duhet të veprojmë, që Serbia të mos nervozohet? Vetëm miqtë e gjenocidit serbosllav dhe askush tjetër mendoj unë!

Kalkulimet, jemi apo s’jemi shtet për Serbinë u shitën mjaftë lirë nëpër tavolinat e bisedimeve nëpër dekada! Për të gjitha këto, faji është jetim në botën e politikës tonë shqiptare sepse askush nuk e merr përgjegjësinë e gabimeve, por vetëm përgjegjësinë e krenarisë!  Fenomen i rrallë, përderisa veprojmë dhe punojmë me të njëjtin kallap të “krenarisë” së para luftës, gjatë luftës dhe në liri! Kjo është arsyeja pse nuk gjindet dot mirëkuptimi për bashkëpunim të përbashët në grupet politike dhe parlament! Kërkimfalja kur gabojmë është me e rëndë se vdekja për shoqërinë tonë! Deri kur kështu?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat