Marshimet e hegjemonisë Kineze!

Opinione

Marshimet e hegjemonisë Kineze!

Nga: Anders Magnus Më: 10 prill 2024 Në ora: 19:50
Anders Magnus

Kina nuk e ka fshehur kurrë se dëshiron të kontrollojë rrugët tregtare të botës, si në tokë ashtu edhe në det. Kjo po ndodh përmes programit të ashtuquajtur “Belt and Road” i nisur nga diktatori komunist i Kinës Xi Jinping.

Kina është eksportuesi më i madh në botë dhe Evropa për Kinën është një nga tregjet e tyre më të mëdha. Për të shkurtuar udhëtimin nga Kina në Evropë, kinezët duan të investojnë në “Pjesën Verilindore” e cili kalon në veri të Rusisë në ujërat e Arktikut. Aktualisht, kjo rrugë është pak e përdorur, sepse në pjesë të mëdha të vitit nevojiten akullthyes përpara anijeve të mallrave.

Kinezët shpresojnë se ngrohja globale do të shkaktojë shkrirjen e akullit aq shumë sa që kjo rrugë mund të bëhet e kalueshme pa akullthyes, klshtu që Kina është “mjaftë e mirë për të kontribuar në ngrohjen globale”. Vendi ka emetimet më të mëdha në botë të gazeve serrë, ndër të tjera nga numri  i shumtë i termocentraleve me qymyr. 

Në vendet tona, lëvizja mjedisore është më e shqetësuar për të fshikulluar politikanët e saj që nuk kanë bërë mjaftueshëm për klimën. Kina lejohet të vazhdojë emetimet e saj të patrazuara.

Tani diktatura komuniste po vjen dhe po troket në derën e Norvegjisë drejt Oqeanit Arktik për pjesën  Verilindore në Kirkenes!

Nuk dihet se sa trashë është lyer kjo punë nga pala kineze, me premtime të paqarta për “një fabrikë kineze tekstili, një prodhues makinash, një kompani teknologjie dhe një fond të madh investimi”, siç shkruan NRK.

Dhe politikanët dhe menaxheri i portit në Kirkenes i lejojnë vetes të kënaqen dhe të shpresojnë për një dhuratë  të re kineze në veri pasi tregtia me Rusinë përfundoi kur diktatura jonë e Lindjes së Afërt pushtoi Ukrainën.

Asnjë fabrikë kineze tekstili apo prodhues makinash nuk do të vijë kurrë në Kirkenes.

Të gjithë e dinë se puna në Norvegji është shumë e shtrenjtë në krahasim me koston e punëtorëve në Kinë.

Delegacionet kineze me premtimet e tyre të ajrosura vetëm sa do t'i zbusin politikanët Kirkenes dhe do të ëmbëlsojnë pilulën për të siguruar atë që kinezët duan me të vërtetë një port pa akull dhe një skele në këto ujëra të thella

Tregti, minerale dhe anije luftarake

Këto janë arsyet:

1. Tregti. Ndoshta në të ardhmen mund të ketë një lloj rruge transporti përgjatë detit.

2. Kalimi Verilindor. Por ka një rrugë të gjatë për të bërë. Vitin e kaluar, vetëm 79 anije tregtare përdorën këtë rrugë. 22,000 anije kaluan përmes Suezit në 2022. Tregtia është arsyeja më pak e rëndësishme për kinezët për të siguruar portin në Kirkenes.

3. Mineralet. Kinezët duan të përdorin një port në Kirkenes si bazë për nxjerrjen e mineraleve përgjatë shtratit të detit në Atlantikun e Veriut pasi që autoritetet norvegjeze tani kanë dhënë dritën jeshile për të hetuar vetë këto terrene!

Sot, Kina ka pothuajse një monopol botëror mbi të gjitha metalet dhe mineralet e rëndësishme të nevojshme për të bë ndryshimin e mjedisit të gjelbërt. Ky është një adut  i rëndësishëm gjeopolitik në luftën për hegjemoninë botërore për të detyruar SHBA dhe Evropën të varen nga Kina me investime të kapitalit, lëndëve të para, makinerive, punës dhe shumë çka tjetër.

Duke siguruar rezervuaret e pasura me minerale në Oqeanin Atlantik, Kina ruan pozicionin e saj të fuqisë dhe mund të bëjë presion ndaj SHBA-së dhe Evropës, pa kurrfarë lëshimesh.

Në të njëjtën kohë, kinezët po bëjnë ç'të munden për të minuar SHBA-në dhe Evropën edhe kur bëhet fjalë për produktet e gatshme të nevojshme për ndryshimet klimatike, makinat elektrike, turbinat e erës, qelizat diellore dhe bateritë, të cilat tani janë aq shumë të investuara  nga shteti kinez.Kjo kërcënon një prodhim të tillë në SHBA dhe Evropë.Kështu arritën kinezët të shkatërrojnë prodhimin norvegjez të qelizave diellore, por kanë shkaktuar probleme të mëdha për investimin e turbinave me erë edhe në Danimarkë.

4. Luftanije. Kina është sot fuqia më e madhe detare në botë. Është absolutisht thelbësore që diktatura komuniste të ketë një bazë në thellësitë detare në mënyrë që të pranojë luftanijet kineze në këtë zonë me rëndësi strategjike. Këtu ata dëshirojnë të jenë në gjendje të marrin mineralet e nevojshme për furnizime. Pastaj këto anije duhet të jenë në gjendje të ndërhyjnë nëse ka konflikte për shfrytëzimin e burimeve në shtratin e detit në veri. Ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje të jenë një bazë e avancuar kundër amerikanëve në atë që duket të jetë një konflikt mjaft i ashpër gjeopolitik midis SHBA-së dhe Kinës, se kush do të jetë më i fuqishmi në botë.

Fakti që Atlantiku i Veriut nuk është në ujëra kineze nuk duhet të merret shumë seriozisht, por shikoni se si kinezët po bëjnë kërdi në ujërat e vendeve të tjera në Detin e Kinës dhe pjesën Jugore. Kina e konsideron veten si një vend "afër Arktikut", i cili natyrisht do të kërkojë që interesat e saj të mbrohen edhe këtu, edhe pse jsnë shumë larg vendit.

Çka është kah ndodhë në bregdetin e nxehtë të Shqipërisë, dhe Malin  e Zi? Të shpresojmë se mungojnë spirancat kineze!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat