Arabët dhe Evropa nuk janë në luftë ose konflikt, apo?

Opinione

Arabët dhe Evropa nuk janë në luftë ose konflikt, apo?

Nga: Agron Shabani Më: 11 prill 2024 Në ora: 21:44
Agron Shabani

Sulltan Salajdini, mbreti (sulltani) dhe komandanti i shquar arab i "Dinastisë"ose "Kalifatit" të njohur arab ose musliman "Fatimida" të Egjiptit, në shënjë respekti dhe nderimi të lartë ushtarak ndaj komandantit të ushtrisë së krishtërë, Friedrichit të Dytë (II) të Gjermanisë, iu dha urdhër luftëtarëve dhe komandantëve të tij, që t'ia bënin nderime me të arta ushtarake komandantit gjerman të ushtrisë rivale ose kundërshtare në vlugun me të madh të luftërave mesjetare të kryqzatave në vitin e largët 1228.

Kështu që Sulltan Saladini dhe Friedrichu II i Gjermanisë, asokohe iu dhanë fund luftërave të përgjakshme mesjetare të kryqzatave me anë të lidhjes dhe nënshkrimit të marrëveshjes së njohur paqësore të vitit 1228, sipas të së cilës: Të krishtërëve ose katolikëve, do iu takonin tempujt ose monumentët e shënjta si Kisha e varrit të Krishtit në Jerusalem së bashku me Kishën e lindjes së Krishtit në Betlehëm, si, dhe objektët, tempujt ose faltorët tjera sakrale dhe monumentale në Nazaret, Edesë, Akon dhe Antijohi.

Ndërkaq, muslimanëve iu takoi Disrikti i njohur musliman i Jerusalemit së bashku me tempujt ose xhamitë e njohura "Kubbet sa El Sahra" dhe "El Aksa" dhe kështu me radhë.

Gjithashtu thuhet se edhe ebrenjve ose izraelitëve, iu njohen dhe garantuan asokohe tempujt, sinagogat ose faltorët e tyre në Jerusalem etj.

Dikur me vonë, Friedrichu II-të i Gjermanisë, edhe përkunder interdiktit, me ndihmën e Sulltan Salajdinit, Sulltan Al Kamillit (Qamilit)-ishte zgjedhur dhe kurorëzuar si mbret i Jerusalemit dhe botës së krishtërë në Palestinë, Izrael dhe në tërë Lindjen e Mesme.

Ndërkaq, Sulltan Salajdini, për shkak të aftësive (shkathtësive) të tij luftarake ose ushtarake në njerën anë, si dhe për shkak të për shkak të respektit dhe sjelljeve të tij epike dhe kalorsiake ndaj popullatës së krishtërë ose jomuslimane edhe në vlugun me të madh të luftërave ose betejave të kryqzatave në anën tjetër: Kishte fituar respekt, reputacion dhe simpati të jashtëzakonshme tek qarqët e larta politike, ushtarake, fetare, kulturore dhe intelektuale të botës kristiane ose perëndimore.

Ndërkohë që "Kalifati Fatimida" kishte njohur zgjërim, fuqizim, lulëzim ose shkëlqim të përgjithshëm në kohën e Sulltan Salaidinit (Selaidinit), i cili pas fitorës ushtarake kundër ushtrisë kristiane në betejën e Hitës me 1187, dikur me vonë i kishte pushtuar edhe Mosulin, Alepin, Damaskun dhe Jerusalemin.

Se këndejmi, pas kalimit në amshim të Pejgamerit (Profetit Muhamet) në vitin 632: Itharët ose besimtarët e tij, i kishin ngritur ose themeluar tre (3) Kalifatët e njohura "Omeiada" me seli në Damask (Siri), "Abassida" me seli në Bagdad (Irak), dhe "Fatimida" me seli në Kairo (Egjipt).

"Kalifati Omeiada" u ngritë dhe themelua nga ana e "Dinstastisë së lartë mbretërore ose aristokrate"-"Omeia" të Mekës dhe Medinës që i takonin bllokut sunit (sunni) të Ajshes (gruas së dytë të Profetit Muhamet) dhe "klanit të harixhitëve".

Ndërsa, "Kalifati "Abassida" nga ana e bllokut shiit (shiia) të Imam Aliut dhe ithtarëve të tij që e kishin kundërshtuar "Sunnën"-krahas librit të shënjt të Kur'anit.

Dikur me vonë, pas fitorës ushtarake të komandantit të njohur arabo-berber, Xhebril al Tarik (në bazë të cilit e ka marrur emrin ngushtica e Xhibraltarit) -në luftë kundër vizigotëve me 771, do fillonte si të thuash edhe invazioni ose ekspanzioni i arabëve dhe berberëve në Europë, e sidomos në Spanjë, Francë dhe Italinë Jugore, të cilët në luftërat ose betejat e njohura të Poitersit, Toursit dhe Rhönes, i kishte mundur ushtarakisht Karl Marteli, i biri (djali) i Pipinit, mbretit të "Dinastive" të njohura gjermane të Merovingëve dhe Karolingëve, respektivisht i ati (babai) i Karlit të Madhe (Karl der Große)-Mbretit legjendar të Frankëve dhe Langobardëve. Duke e vendosur kështu "kufirin e fundit" të depërtimit ose marëshmit të arabëve dhe berberëve në Europë në deltën ose ultësirën e Rhönes në vitin 732.

Ndonëse, pas disfatës së rëndë ushtarake kundër arabëve në betejën e njohur në Xeres dela Frontintera,  një pjesë e madhe e vizigozëve ishin shpërngulur dhe vendosur ose sistemuar në Asturi, ku në bashkëpunim me mbretin Pelajo, i cili ua kishte shkaktuar humbjen ose disfatën serioze arabëve në fushën e luftës në betejen e Cavadongë me 618: Ishin fortifikuar në krahinat ose provincat e njohura (katolike) të Asturisë dhe Arragonisë që nuk kishin rënë kurrë në duart e arabëve. Duke e ngritur ose themeluar kështu edhe kryengritjen ose "reconqiustën e parë spanjolle"-kundër arabëve me seli në Santiago de Compostela.

Nga Kalifati i gjysëmskizmatizuar, ekstrovertuar, stigmatizuar dhe detronizuar "Fatimida" në Afrikën Veriore: Arabët dhe berberët, në vitin 928, e ngritën dhe themeluar "Kalifatin e Korodobës" (Cordoba) në Spanjë, ku pos tjerash u bënë të njohur edhe mbretërit ose kalifët e ndryshëm arabo-berber si Abd ur Rrahmani I, Abdu ur Rrahmani II dhe Abd ur Rrahmani III së bashku me Al Mansurin (Themeluesin e Boblotekës dhe Univerziteti të famshëm të Kordobës), Musa Ibn Nuseirin dhe të tjerë.

Në vazhdim: Figurat dhe personalitetët emimente të perëndimit mbi kulturën arabe ose muslimane:

Arabët ose muslimanët, kanë lënë gjurmè të thella dhe të pashlyera në shpirtin, kulturën, mendimin, intelektin dhe civilizimin evroperëndimorë në veçanti dhe në atë botërorë në përgjithësi. E sidomos në fushën e shkencës ose diturisës së përgjithshme.

Në astronomi, ishin arabët ose muslimanët ata që të parët e ndanë globin tonë tokësor në pole dhe meri­dia­në të ndryshme. Ata përcaktuan gjatësinë e një grade ose shkalle, llogaritën sipërfa­qen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi ynë tokësor. 

Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhnin eklipsi i Diellit dhe Hënës. Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime të vogla edhe fizikanët ose astrofizicinetët e sotëm. 

Arabët ose muslimanët ishin të parët që i ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën. 

Gjithashtu, ata ishin të parët që i studiuan trupat qiello­rë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot e kësaj dite në gjuhët evropiane ose gjithëbotërore, dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të civilizimit dhe kulturës së shquar arabe ose muslimane. 

Ibn Ruzhdiu, i njohur në Perëndim me emrin Averos, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit.

 Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë dhe Romë, mëso­hej se Toka është e rrafshët. Një prift katolik, pas mbarimit të studimeve në Universitetin Islam, tek arabët në Spanjë, atëboë solli një glob tokësor në shkollën e tij në Romë, ku dikur më vonë i ligjë­ron gjeografinë dhe astronominë. Ndërkaq, mëpastaj, bëhet edhe Papë, i njohur si Papa Silvester II. 

Edhe Galile Galileu, Nikolla Koperniku, Xhordano Bruno, Johanes Kepleri, Habelli dhe shkenctar ose dijetar të tjerë botëror në fushën e astronomisë ose astrofizikës, thuhet se kanë marrur mësim nga shkenctarët ose dijetarët e njohur arab ose musliman. E sidomos në shekujt 15, 16 dhe 17, kur astronomia ishte shumë e varur ose ndikuar nga astrologjia dhe teologjia.

Ndryshe nga kjo, apotekistët ose farmacistët bashkëkohorë evropianë, që kanë studiuar historinë e profesionit të tyre, kanë zbuluar se ekspertët muslimanë e kanë ngritur dhe themeluar, në principe shkencore ose farmaceutike, farma­kologjinë si shkencë. Ata kanë shpikur metodën e sajimit të ilaçeve dhe kanë sajuar ilaçe krejtësisht të reja. Ata, për herë të parë, kanë hapur dyqane të specializuara për përpunimin dhe shitjen e ilaçeve, siç janë sot apotekat ose barnatoret. 

Rendi dhe rregullimi i spitaleve islame ishte i atillë, që mun­dësonte trajtim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë pacientët, pa marrë parasysh përkatësinë e "medh’hebit" ose profesionit, ndërsa shërimi ofrohej me respekt të duhur ndaj secilit pacient. Ek­zis­tonin sektorë të posaçëm për pacientë me sëmundje spe­cifike. Në afërsi të spitaleve studiohej mjekësia dhe hulum­toheshin ilaçet. Këto ishin vende ku studentët mëso­nin teorinë, ndërsa në spitale e kryenin praktikën, por edhe disekcioni (obduksionin) e trupave të vdekur.

Më tej, ekzis­tonin spitale lëvizëse (siç ekzistojnë edhe sot) me mjekë dhe pajisje të bartura me deve ose mushka në çdo trevë ose vis. 

Ekspert dhe orientalist të njohur në kuader të librave të ndryshëm si "Historia e muslimanëve të Spanjës", "Historia e Medicinës" etj., thonë: "Pushtimi arab ishte i mirëseardhur për Spanjën, ai nxiti revolucionin e gjithmbarshëm social, flaku tutje pjesën më të madhe të së keqes, nën të cilën Spanja lëngonte shekuj me radhë. 

Taksat, që vendosën arabët (ndaj popullsisë vendase) ishin thuajse krejtësisht të papërfillshme, në krahasim me taksat që u imponoheshin nga sunduesit e mëparshëm. Arabët, tokat e shumta që kishin feudalët, ua shpërndanin në mënyrë të barabartë atyre që i punonin. Pronarëve të rinj, u interesonte t’i punonin ato sa më mirë që ishte e mundur. 

Kur’ani u mundë­soi skllevërve çlirimin e tyre kundrejt një pagese ose obligimi të rëndë ndaj pushtetit.Të gjitha këto masa, sollën një mirëqenie të përgjithshme, e cila bëri që dominimi arab, të ishte i dëshiruar dhe i mirëpritur.

 Evropa ishte në errësirë, në kohën kur Kordoba kishte bërë ndriçimin publik. Në Evropë, mungonin banjot, ndërkaq, Kordoba kishte me mijëra. Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri. Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimen­sionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë. 

S’ka asnjë aspekt të zhvillimit njerëzor, në të cilin të mos jetë i dukshëm ndikimi i kulturës islame ose muslimane. Ajo që konsiderohej shkencë, në botën arabe ose muslimane do të karakterizohet me një shpirt të ri hulumtimi, studimi, analize, metodë të re shqyrtimi, eks­perimentim dhe vëzhgim. 

Matematika u zhvillua në një formë të re, e cila ishte thuajse e panjohur për grekët. Kjo frymë dhe kjo metodë, u soll në Evropë nëpërmjet arabëve", thuhet pos tjerash nga ekspert dhe orientalist të njohur botërorë. Edhe metodat kuantiste dhe induktive gjithashtu. 

Dr. Julian Schneider-astronom i madh gjerman, në librin e tij "Rregullimi i Gjithë­sisë", duke folur për kontributin e popujve të ndry­shëm në fushën e astronomisë, thotë :"Romakët nuk e zgjeruan shumë shkencën e astronomisë. Qindra vjet, kjo fushë mbeti e paeksploruar, derisa në fund, përhapësit e Islamit, i pushtuan qendrat kulturore pe­rën­dimore. Ata u treguan punëtorë të vyeshëm në të gjitha shkencat, e veçanërisht në astronomi. Që nga ajo periudhë, rrjedhën (rodhën) shumë terma arab të yjeve, sistemëve të ndryshme interstelare ose galaktike".

Guvernatori i Malagës në Spanjë, para simpoziumit të studimeve islame, në dhjetor të vitit 1966, në fjalën përshëndetëse, veç të tjerash atëbotë u shpreh me këto fjalë: Përshëndes punën tuaj madhore për ndriçimin e vlerave të civilizimit të Andaluzi­së, thesarit të saj mendor, shpirtëror dhe kulturor, jetës së saj, kulturës dhe zhvillimit të saj, nën hijen e Islamit, për tetë shekuj me radhë, gjatë të cilave ajo ishte qendër drite dhe vend i shkencës, artit, kulturës dhe filozofisë prej nga ku shpërn­da­hej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë Evropën. Islami, i cili ishte feja e gjyshërve tanë, për një periudhë aq të gjatë kohore, ishte shkas i asaj renesanse, frymëzues i orvatjeve dhe i punës së tyre të palodhshme në vendin tonë, i cili, para ardhjes së muslimanëve, ishte në agoni ose një gjumë të thellë… Ndaj, unë, i nxitur nga dëshira ime për të zgjeruar horizontin e njohurive të mia, e studiova mirë Kur’anin, librin e shenjtë të muslimanëve. Po ashtu, kam lexuar për jetën dhe traditën e Pejgamberit (Profetit) Muhammed dhe pas gjithë kësaj mund të them: Islami, kjo fe madhështore, përmban në vete të gjitha elementet, pa të cilat, një fe nuk mund të jetë e përkryer. Ai përmban besimin e qartë dhe të kuptueshëm për All-llahun (Zotin)  e Madhërishëm, të përmbledhur në maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç Zotit (All-llahut) dhe nuk ka ngadhë­njyes tjetër, përveç Atij- Zotit (Hyjit).  Kjo është baza e besimit islam. Pas kësaj, vjen urdhèri për faljen e namazit, i cili, sipas Islamit, është lidhje shpirtërore ndërmjet njeriut dhe Krijue­sit. Pas namazit, pason zekati, një pjesë e caktuar e pasurisë, që muslimani i pasur e ka për obligim t’ia japë vëllait të tij të varfër. Pas atyre të dyjave, vjen agjërimi, i cili ka për qëllim frenimin e epsheve dhe arritjen e dëlirësisë shpirtërore. Ndërsa, parimi i pestë i Islamit është haxhi. Të gjitha fetë kanë vendet e tyre të shenjta, drejt të cilave besimtarët ia mësyjnë për t’u pastruar nga veprat e këqija dhe mëkatet. Prandaj, së fundi mund të pyesim: A ka devocion më të lartë se ky, që bazohet në të gjitha këto parime?".  

Një profesor i njohur francez, i doktoruar për filozofi dhe letërsi arabe thotë: "Filozofia e Ibn Ruzhdiut (Averrosit) ushtroi një ndikim të madh, në gjithë Evropën dhe shënoi pikën kulmore të kulturës, në mesjetë. Mendimi dhe vepra prej dijetari e Ibn Sinas (Avicenës), luaj­tën një rol të madh në mendimin perëndimor mesjetar". 

Ndërkaq, Blasko Ibanez- shkrimtar i njohur spanjoll, në veprën e tij “Në hije të katedrales”, kur flet për vendin e tij, thotë: "Në Spanjë, renesansa nuk erdhi nga Veriu, nga invadimet (dyndjet) evropiane, por nga Jugu, me pushtuesit arabë… Ekspansioni i tyre ishte më shumë kulturor, se sa i natyrës ushtarake… Prej andej, na ka ardhur kjo kulturë e re dhe e fuqi­shme, e cila pati zhvillim të shpejtë në mënyrë fenomenale, kulturë, e cila, sapo u shfaq, ia kaloi të gjitha kulturave të tjera, kulturë, e cila, u formua përmes entuziazmit fetar të të Dërguarit të Zotit dhe e cila, në vete përmbante atë që është më e mira në shkencën çifute (izraelite), kristiane dhe bizantine. Jo vetëm kaq, por ajo në vete përmbante edhe elemente të traditës indiane dhe persiane, dhe shumë të tjerëve, të përvetësuar nga Kina. Çdo gjë ngjau në Spanjèn e civi­li­zuar, e cila, më parë, kishte qenë nën prangat e push­tues­ve kishtarë dhe klerit luftënxitës, erdhi nga push­tuesit e rinj (arabët) qè u priten me dy duar. Nuk kaluan as dy vjet dhe ata vendosën pushtetin e tyre. Ajo nuk ishte luftë e impo­nuar me forcën e armës, por ishte fitore e shoqërisë së re, e cila dominonte kudo dhe e cila kishte rrënjët e forta. Sidomos parimi i lirisë dhe ndërgjegjes. Në qytetet, ku sun­du­an arabèt ose muslimanèt, nuk i prekën kishat e krishtera dhe as sinagogat çifute ose izraelite. Nga shekulli tetë deri në shekullin pesëmbëdhjetë, lindi kultura më e bukur dhe më e begatë, që e ka parë ndo­një­herë Evropa, në Mesjetë. Derisa, në veri popujt torturohe­shin dhe zhdukeshin nga luftërat fetare dhe silleshin si fise të egra, populli i Spanjës, ndërkaq, kishte arritur në tridhjetë milionë. Në këtë masë të madhe njerëzish, ishin përzier të gjitha kombet, kulturat dhe ideologjitë, me të gjitha ndryshimet, diversitetet dhe specifikat e tyre. Ata përbënin një kompaktësi dhe tërësi harmonike. Rezultat i kësaj ishte fuqia e dukshme e shoqërisë islame dhe entuziazmi i saj shpirtëror, mendor ose shkencor. Në këtë konglo­merat (përzierje) frytdhënëse të kombeve dhe kombësive, kanë bashkëjetuar paqësisht të gjitha ideologjitë dhe tradi­tat. Rezultat i kësaj, ishin të gjitha zbulimet, të cilat deri atëherë u shfaqën në botë, të gjitha llojet e artit, shkencës, industrisë, rezultatet krijuese dhe sistemet e vjetra. Nga pikëtakimi i këtyre elementeve të ndryshme, lindën shumë zbulime të reja dhe forca të reja krijuese ose inovatore. Përmes tyre, nga Lindja, ka ardhur mëndafshi, pambuku, limoni, kafja, porto­kalli, shega, si dhe pëlhura, leshi, pudra e të ngjashme. Falë tyre, janë njohur numrat, algjebra, kimia, mjekësia, astrono­mia dhe poezia metrike. Filozofët grekë, pas një harrese të gjatë, i risollën përsëri, rimorën vendin e tyre, atëherë kur filluan t’i pasojnë arabët, gjatë pushtimeve të tyre. Qysh pas asaj kohe, Aristoteli ka triumfuar, në Universitetin e njohur të Kordobës. 

Robin Kuk pasi thekson faktin që "rrënjët e kulturës perëndimore nuk janë vetëm me origjinë greke, apo romake, por gjithashtu edhe islame", në vazhdim thotë: se: Në zhvillimin e marrëdhënieve tona me botën islame, është mirë që Perëndimi të ketë parasysh borxhin që kultura jonë i ka Islamit, sepse jemi larguar shumë nga njëri-tjetri. Kemi lejuar që ndërmjet Islamit dhe Perëndimit të ngrihen barrikada ose barriera të ndryshme keqkuptimi dhe mosbesimi. Është e pavend që kjo klimë keqkuptimi dhe mosbesimit të vazhdojë tutjr. Jo vetëm se është e mbrapsh­të që dy kultura të shquara të gjykojnë kaq trishtueshëm njëra-tjetrën gabimisht, por, sepse në botën moderne ose bashkohore, ne duhet të jetojmë dhe punojmë së bashku".

"Trashëgimia men­do­re dhe kulturore e grekëve, nuk arriti në Perëndim pa e njohur dhe pa e studiuar më parë Lindja (muslimane). Po të mos ishin dijetarët dhe filozofët muslimanë, evropia­nët, për shumë kohë, s’do të kishin dijeni mbi ato njohuri. Ndaj, kur, tërë lënda e pasur e librarive evropiane, të dalë në dri­të, ne do shohim se, ndikimi arab, në qytetërimin e mesjetës, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur dhe shkruar deri më sot“. (Gauillaume)

Durvi- ish-ministër i arsimit në Francë, thotë: "Kur tërë Evropa ishte zhytur në errësirën e paditurisë dhe kërkonte në vrimë të gjilpërës dritën e shkencës që të gjallë­ro­hej, atje, në botën islame, shkëlqente ose rrezatonte një dritë e madhë­ríshme. Bagdadi, Basra, Samarkandi, Shami, Kirvani, Egjipti, Granada dhe Kordoba ishin qendra kulturore, prej nga iu shpërndahëshin dija ose dituria edhe popujve të tjerë. Popujt e Evropës, në kohën e Mesjetës, morën nga bota islame, shumë zbulime shkencore, zejet, artin dhe shkencën. "


Cidi (Sidi) -Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave thotë: "Duhet t’u jemi mirënjohës muslimanëve, që shpërndanë retë e errësirës që e mbulonin Evropën. Muslimanët, jo vetëm që u përpocën të përvetësojnë burimet e dijeve klasike, por edhe t’i zgjerojnë dhe t’i plotësojnë ato me zbulime të reja. Zoti i krijoi dhe ndihmoi popujt muslimanë, që të përhapnin qytetërimin prej brigjeve të Tigrit dhe Eufratit -deri në Vadi Kebir, të Spanjës. Këta popuj, nga Islami, morën shkencën dhe qytetërimin. Muslimanët, me natyrën dhe sjelljet e tyre, lanë përshtypje të thellë në mbarë botën. Ata nuk ishin të izoluar, sikurse çifutët, por ishin në kontakt me popujt e tjerë. Kjo nuk ua ndërroi atyre natyrën fisnike që kishin. Muslimanët, aty ku shkuan sollën qytetërimin, përhapen fenë dhe shkencën. Në Evro­pën e krishterë, kur filloi të ndihej ndikimi i muslimanëve, në botën islame, ishin bërë shumë zbulime dhe ishin shkru­ar shumë vepra. Ky është fakt, se muslimanët ishin mësuesit tanë, gjë që s’duhet ta mohojmë."

Gustav Le Bon-filozof dhe historian i njohur franko-gjerman, i cili  ka shkruar librin "Kultura arabe" për kontributin e madh të muslimanëve ndaj Evropës, thotë: "Observimet, eksperimentet dhe logjika induktive, të cilat formojnë bazat e diturive moderne, i atribuohen Roxher dhe Frensis Bekonit, por, duhet pranuar se ky zbulim, në tërësi, ishte zbulim i dijetarëve arabë. "Ndërkaq, në librin tjetër me titull "Civilizimi islamo-arab”,shkruan: "Në kohën kur librat dhe bibliotekat për evropianët nuk nënkuptonin asgjë, halifati (kalifati) arab ose musliman dispononte shumë qendra dhe biblioteka madhështore. Për shembull, “Shtëpia e urtisë” e Bagdadit, numëronte katër milionë ekzemplarë, biblioteka e sulltanit në Kajro një milion, biblioteka siriane ne ‘Tripoli’ dhe Damask, mbi tre milionë, ndërsa në Spanjë, nën pushtetin musliman, gjatë vitit publikoheshin 70 deri 80 mijë libra. Njeriu habitet jashtëzakonisht, prej zellit me të cilin arabët iu rrekën studimit. Ndaj, nuk e di nëse ekziston ndonjë popull, i cili ua tejkalon arabëve? Arabët, kur dominonin në një qytet, përkujdesjen e tyre e drejtonin në ndërtimin e xha­mive dhe hapjen e shkollave, nëse qyteti ishte i madh, ata hapnin shumë shkolla."

Benjamin Tudel, i cili vdiq në vitin 1173 të Epokës së Re, tregonte se në Aleksandri ka parë një­zet shkolla. Përveç shkollave fillore, qytetet e mëdha, sikurse ishin Bagdadi, Damasku, Amani, Alepi, Kajro,Toledoja, Kordoba, Kadizi (Cadis) etj., ishin përplot uni­versitete. Universitetet e tyre ishin të pajisura me labo­ratorë, observatoriume dhe biblioteka të pasura, dhe me çdo gjë që ndihmonte në studimin dhe analizën shkencor. Arabët, vetëm në Spanjë, kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën e Kalifit Hakemi II, në Kordobë, kishte 800.000 libra, siç transmetojnë historianët ndërkombtar. Thuhet se Karli (Charles) i Urtë, nuk arriti të tubojë, në bibliotekën mbretërore të Fran­cës, pas 400 vjetësh, më tepër se 900 vëllime, gati një e treta e të cilave kishte të bënte me teologji. 
Se këndejmi, shkenca, të cilën e urrenin të tjerët, qe vlerësuar shumë lartë nga muslimanët. Ata duhen falënderuar për të vërtetën e thënë (Hadith nga Muhammedi): ‘Të dobishëm janë vetëm ata njerëz që mësojnë dhe i mësojnë të tjerët, kurse të tjerët (veç tyre) janë të dëmshëm, domethënë, prej tyre nuk ka dobi’., thekson Le Bon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat