Një pyetje për veteranët e rrejshëm: Si nuk ju vjen turp?

Opinione

Një pyetje për veteranët e rrejshëm: Si nuk ju vjen turp?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 prill 2024 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Mbi 60 milionë euro në vit shkojnë për veteranët, afër 40 mijë po vazhdojnë të marrin pagat e tyre me rregull nga buxheti i shtetit të Kosovës. Fillimisht u tha se ishin mbi 60 mijë, tani diku 40 mijë, faktikisht janë shumë më pak. Veteranë janë bërë edhe njerëz që në kohë lufte nuk kanë lindur, këngëtarë dhe jarana të ish-komandantëve.

Kështu, po e deformojmë historinë duke futur njerëz që nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën, duke deformuar historinë dhe keq përdorur buxhetin.

Mirëpo, kjo nuk u bën përshtypje ish-komandantëve, të cilët pjesë e tyre kanë bërë servilët e tyre, pavarësisht dëmtimeve që buxheti i shtetit pëson njësoj siç jepeshin 52 milionë për pikë të qejfit. Çdo qytetar i vendit e di se s’kanë qenë as 20 mijë veteranë, nëse llogarisim vetëm ata që kanë kapur pushkën, nuk dalin mbi 10 mijë veteranë të vërtetë.

Ky është trupi për të cilin duhet të flitet ditë e natë, që shoqëria të izolojë ata që kanë mashtruar. Për të keqen dhe keqpërdorimet duhet të flitet gjithmonë, vetëm ata që nuk kanë ndjeshmëri e injorojnë milionat e qytetarëve të varfër të keqpërdorura nga disa të paskrupullt.

Jam i vetëdijshëm se nuk mund të zbardhet e vërteta me drejtësi që veç drejtësi nuk prodhon, por e vërteta po ulëret që 24 vjet.

Qeveria Kurti, në mandatin e dytë, do të dështojë nëse nuk e reformon komplet sistemin e drejtësisë, parakusht për ta kthyer shtetin në binar. Këta veteranë të rrejshëm, mbase i shpëtojnë gjykimit të drejtësisë, por kurrë s’do të shpëtojnë ndëshkimit të ndërgjegjësisë së tyre."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat