Zona e Pollogut do jetë shumë interesante

Opinione

Zona e Pollogut do jetë shumë interesante

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 prill 2024 Në ora: 22:55
Sulejman Mehazi

 

Zona 6 e Pollogut do jetë shumë interesante, derbi i politikës shqiptare në RMV do jetë në mes Frontit Evropian dhe Vlen, opozita Vlen në këtë zonë do ta sulmojë pozitën e Frontit Evropian me katër fuqi altirelike politike: dy forcat e Bilall Kasamit dhe dy forcat e Arben Taravari janë bashkuar në një kundër një force të Ali Ahmetit.
Bilall Kasami në Tetovë do ta sulmojë Ali Ametin në dy fronte, një si kryetar i partisë së Besës, dy, si kryetar i Komunës së Tetovës, poashtu në Gostivar Arben Taravari  do ta sulmojë Ali Ametin në dy fronte, një si kryetar i ASH-së, dy si kryetar i Komunës së Gostivarit, gjersa në anën e kundër Ali Ahmeti do sfidojë Kasamin dhe Taravarin vetëm si kryetar partie të BDI-së, pra forca e opozitës Vlen në z. 6 do jetë 4-1. Dy fronte të Kasamit,  kryetar partie, kryetar komune, plus dy frontet e Taravarit, kryetar partie dhe komune, përballë një force partiake të Ali Ahmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat