Çfarë tha Aleksandër Vuçiq për rezolutën rreth gjenocidit në Srebrenicë

Opinione

Çfarë tha Aleksandër Vuçiq për rezolutën rreth gjenocidit në Srebrenicë

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 13 prill 2024 Në ora: 08:11
Foto nga takimi

Pas takimit urgjent të delegacionit serb nga Republika Srpska, i kryesuar nga M. Dodik, me presidentin e Serbisë, A. Vuçiq në Beograd, me 11.04.2024, në praninë e kryetares së Kuvendit të Serbisë, A. Brnabiq, ministrit të jashtëm, I. Daçiq, anëtares së kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, në fjalimet e tyre para gazetarëve me plotë mllef, nervozë, ironi dhe kërcënime të hapura ndaj shteteve perëndimore, të cilat po e përkrahin Rezolutën me të cilën 11 korriku i vitit 1995 do të shpallët ditë përkujtimore ndërkombëtare për gjenocidin serb të kryer në Srebrenicë për çdo vit, dhe me të cilën rezolutë Serbia dhe populli serb do të cilësohen si popull dhe shtet gjenocidal, e cila pritet të aprovohet me 2 maj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së (në vijim, AP), duket qartë se kjo rezolutë i ka shqetësuar dhe bërë bashkë gjithë udhëheqësit dhe krerët serbë të Serbisë dhe Republika Srpska (në vijim, RS) që të reagojnë në mënyrë mjaft të pazakonshme.

Derisa krimineli serb i RS-ka, M. Dodik, vazhdoi ta mohojë gjenocidin serb në Srebrenicë, paralajmëroi se RS do të tërhiqet nga të gjitha vendimet në nivel federal në Bosnjë, dhe se ajo do shkëputet nga Bosnja, duke u bërë e pavarur, dhe se krejt kjo që po bëhet kundër serbëve, qenka e ndërlidhur me luftën në Gaza, se gjoja po i mbrojnë muslimanët, duke paralajmëruar se në Banjallukë do të organizohet një miting të madh kundër kësaj rezolute me 5 maj, në ditën e gjurgjevdanit.

Presidenti serb, A. Vuçq, në fjalën e tij mjaft të ashpër ndaj shteteve perëndimore, siç tha, të cilat po e poshtërojnë popullin serb, ndër të tjera, theksoi;

Se të hënën e ardhshme do t’i dërgojë letër Sekretarit gjeneral të OKB-së për t’i treguar, se si janë duke i shkelur procedurat e AP të OKB-së, ngase me situatën e sigurisë në Bosnjë si dhe çështjen e krimeve dhe luftës, merret KS i OKB-së, e jo AP-me, se kemi të bëjmë me një rajon jo stabil ku ka edhe forca paq-ruajtëse dhe përfaqësues ndërkombëtarë, se me këtë rezolutë shtetet perëndimore po synojnë që atë ta miratojnë në AP të OKB-së, për aprovimin e të cilës kërkohet shumica e thjeshtë e votimit, dhe se sponsorët kryesorë të kësaj rezolute janë vendet e NATO-s, pra fuqitë e mëdha, siç është Gjermania, Anglia, Amerika, Franca, Italia, Turqia, përfshirë Ruandën dhe Slloveninë.

Duke shtruar pyetjen, se pse mu tani e kanë ngritur këtë çështje pas 29 viteve, tha se ata e dinë faktin, se vitin e ardhëm nuk do ta kishin pasur numrin e mjaftuar për votimin e saj, se si gjermanët nuk janë shpallur asnjëherë si popull gjenocidal, edhe pse kanë vrarë edhe popuj tjerë gjatë LDB-re, dhe jo vetëm jevrenj, dhe se për këtë rezolutë që po e përgatisin, nuk do të votohet njëzëri në OKB, ngase RS nuk është anëtare e OKB-së. Por, siç tha në vazhdim, Serbia e vetme do të luftojë kundër kësaj nisme anti-serbe, por të cilës do t’i kundërvihet me të gjitha mjetet politike, por jo dhe ushtarake, se do t’i kundërshtojë të gjitha vendet e NATO-s, duke filluar nga Turqia e deri në Gjermani, edhe pse e dimë se shanset i kemi minimale, por ne do të luftojmë deri në çastin dhe djersën e fundit.

Në vazhdim, Vuçiq tha, se presidenti Dodik ka kërkuar nga ne (Serbia) që ta mbrojë çështjen e RS deri në çastin e fundit, dhe ne do të luftojmë për secilën votë kundër kësaj rezolute në OKB, derisa ata t’i numërojnë vendet që do të votojnë për ta, si ato në veri të Okeanit pacifik dhe Amerikë, ato në Afrikë që kanë qenë koloni e tyre, dhe se vetëm disa vende muslimane do të votojnë pro, por jo të gjitha, sepse ato nuk do t’i bashkëngjitën vendeve që kanë pranuar kolonializmin dhe tutorët e fuqive të mëdha.

Duke iu drejtuar vendeve perëndimore, tha, “mos harroni se kundërshtari i juaj më i madh do jetë Serbia”, duke i pyetur, se çfarë po kërkoni në rajonin tonë, kur RS e keni shpallur krijesë gjenocidiale, dhe se vetëm për një popull po doni të ndërtoni autostrada, ndërsa për popullin “gjenocidial” serb, po ndërtoni krejtësisht një rrugë tjetër, dhe kur ne kërkuam debat në KS të OKB-së rreth bombardimit të Serbisë nga NATO, ju thatë se nuk duam që të kthehemi në të kaluarën, ndërsa tash po ktheheni 29 vite pas për Srebrenicën.

Unë e kam lutur Dodikun që ta analizojnë mirë çdo vendin dhe të shohin se çfarë duhet të bëjnë, por ne me çdo çmim do ta ruajmë qetësinë dhe paqen në këtë rajon, do ta ruajmë rendin ndërkombëtar nga ata të cilët sot po duan t’i lajnë duart nga e kaluara e tyre, siç ishte i turpshëm edhe komenti i djeshëm i ambasadores gjermane në OKB, e cila në ndërhyrjen e përfaqësuese së Hungarisë, se tani nuk është momenti për këtë rezolutë, ajo u përgjigj, “se për Serbinë kurrë nuk ka pasur moment të duhur në histori”, thua se gjermanët kurrë nuk kanë bërë gjenocid, por vetëm serbët.

Ndërsa, ditën kur do të aprovohet kjo rezolutë, nëse do aprovohet, do ta shihni se sa popull krenarë është populli serb, të cilin kurrë nuk do arrini që ta nënshtroni, dhe i cili kurrë nuk do t’iu nënshtrohet presioneve, nënçmimeve dhe akuzave tuaja të pakuptimta, dhe se këto ditë do t’i thërrasim gjithë serbët kudo që jetojnë, që t’i ngritin flamujt kombëtarë të Serbisë, një ditë pasi që të na shpallin popull gjenocidial, ku ne do t’i valëvisim kudo flamujt tonë nacional, për t’i treguar botës, se popullin serb nuk do arrini kurrë që ta shkatërroni, sado që po përpiqeni.

Pra, mos u bëni naivë dhe mos provoni të na i shitni brinat për lule, mjaft më me këto rrena, duke vazhduar me pyetjen, se cili është kuptimi i gjithë kësaj hajke kundër popullit serb, dhe se pse po doni që ta zhbëni Republikën Srpska, se Beçiroviqi, (kryetar i Kryesisë së Bosnjës) paska thënë, “se nuk është problem Dodiku, por Vuçiqi”, të cilit i them se këtë kampanjë kundër serbëve nuk je duke e bërë ti, por gjermanët, anglezët dhe disa tjerë, dhe se kur të “fitoni”, nuk keni fituar ju (boshnjakët), por anglezët, amerikanët, gjermanët, etj.. Ata mbase janë pak më të fortë se Serbia (nešto jači), dhe sa janë më të aftë, këtë do ta shohim, ngase ne do luftojmë deri në çastin e fundit dhe me djersen e fundit, do japim gjithçka nga vetja, dhe do ta shohim.

Lufta e tyre me neve nuk do jetë e lehtë, por për çdo rast neve na pretë një periudhë e vështirë, siç na pretë edhe çështja e anëtarësisë së Serbisë në KiE, sepse ata duke e anëtarësuar Kosovën pa plotësimin e asnjë kushti, madje as pa themelimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe, ata në fakt e kanë përzënë Serbinë nga kjo organizatë.

Jemi marrë vesh me kryetarin Dodik, që në saborin tonë të ardhshëm t’i thërrasim edhe disa figura të shquara serbe nga koha e ish Jugosllavisë që të marrin pjesë dhe bisedojmë për shumë çështje të gjuhës, shkrimit, etj., siç do t’i thërrasim serbët kudo që janë. Serbia nuk do të jetë kundër RS, mbase do ta ndajmë së bashku me të fatin dhe të ardhmen tonë, e përfundoi fjalën e tij A. Vuçiq me plotë ironi dhe shqetësim.-

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat