Këto, që kanë ndodhë, edhe ato, që do të ndodhin...do t’i kushtojnë shumë Kosovës!?

Opinione

Këto, që kanë ndodhë, edhe ato, që do të ndodhin...do t’i kushtojnë shumë Kosovës!?

Nga: Faridin Tafallari Më: 13 prill 2024 Në ora: 23:04
Faridin Tafallari

SIÇ QE VOTIMI I DEMARKACIONIT NË 22 MARS, NË PARLAMENTIN E KOSOVËS, TË CILIN E VOTUAN 80 DEPUTETËT E RAMUSHIT, EDHE AJO, QË NDODHI NË MITROVICË MË 26.03.2018. KËTO JANË PLANE TË KURDISURA NGA SERBIA E NDIHMUAR NGA NEGLIZHENCA E KRERËVE TANË DHE AQ MË SHUMË ME LOJRAT E RREZIKSHME TË NDËRKOMBËTARËVE E NË VEÇANTI TË GREG DELAWISË, AMBASADOR I SHBA-së NË KOSOVË!?...

Ne, gjeneratat e pas vitit 1968-81, pa i llogaritur, edhe shumë e shumë gjenerata të mëparëshme, arritëm deri këtu, deri në vitin 1999 dhe, pas vitit 2000 e këtej jemi këtu ku jemi, të lirë dhe një shtet i Kosovës së pavarur!? Pas vitit 2000 e deri këtu me fitore për luftën e Republikës së Kosovës, ne e të parët tanë e deri tek gjenerata e dekadës së fundit të shekullit të kaluar, kishim në planprogram për ta vazhduar luftën deri në fitoren e realizimit të ribashkimit të të gjitha trojeve etnike shqiptare, pa e llogaritur koston se, sa do të na kushtonte për të arritur fitoren përfundimtare, pra BASHKIMIN MBARËKOMBËTAR me shtetin amë, SHQIPËRINË! Dihet botërisht që, trojet tona etnike i copëtuan sipas orekseve të serbosllavizmit atij jugosllav dhe atij grekomadh, i shkëputën me dhunë nga trungu i Shqipërisë, e gjymtuan tokën mëmë fuqitë e mëdha të kësaj Evrope si deshën e kur deshën dhe, Kosovën e trojet etnike, jua dhanë “peshqesh” shteteve të tjera!? E sot e kësaj dite ne, shqiptarët, jemi ndarë në gjashtë shtete të ballkanit! Po kudo që jetojnë shqiptarët, në këto shtete ballkanike, janë në tokat e tyre arbënore. Janë munduar këto shtete, dihet tashmë nga historia, deri në shfarosjen e shqiptarëve, për të uzurpuar e bërë për vete tokat tona, por shqiptari i ka mbrojt me gjak, me zjarr e hekur, i ka mbrojt me jetën e tij, në breza e breza! Sa e sa atdhedashës, patriotë sypatrembur e trima të çartun, i kanë mbrojtur këto toka e troje etnike!... 

Dhe sot vjen një moment tepër i hidhur, i dhimshëm deri në palcë për çdo shqiptar, i jepet Çakorri Malit të Zi, i falet 8300 ha tokë nga toka e shtrenjtë e Kosovës!!!...Dhe për këtë “dhuratë” për Malin e Zi, voton parlamenti i Kosovës, voton kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u përpoq aq shumë sa të bënte 80 votat pro votimit të Demarkacionit!? Kundërshtoi vetëm VV! Po edhe asaj, VV-jes, ja kishin frikën, si brenda ashtu edhe jashtë, ndaj ja futën ”minat” dhe e shpartalluan...! Gjithmonë shqiptari ka luftuar për të mbrojtur e marrë atë, që është e tij dhe asnjëherë për atë, që ju takon të tjerëve. Asnjë shteti në ballkan nuk i kemi borxh asgjë, veçse ata na kanë, po po na kanë shumë bile!? E për këto borxhe trojesh, për ne, shqiptarët nuk merakoset Evropa, por punon të na “bindë” që, me dorën tonë të “dhurojmë” përsëri troje edhe në shek njëzet e një!?! Madje ndërkombëtarët, as që duan ta dëgjojnë fjalën –BASHKIM MBARËKOMBËTAR- Justikohen me fjalën se, do të hyjmë në Evropën e Bashkuar, ku nuk do të kemi kufij!? Atëhere përse kjo “dhuratë” trojesh shqiptare përsëri Malit të Zi, kur edhe vetë ky shtet është ngritur mbi trojet shqiptare??! Kështu edhe sot e kësaj dite na pikon për Shën Naumin e bukur, që Mbreti Zog ja fali Maqedonisë.

Shqiptarët e Kosovës, në pranverën e kuqe të marsit 81, duke qenë të vendosur për t’i dhënë fund sundimit të egër shovenist serbomadh, u organizuan dhe dolën nëpër rrugët e shumë qyteteve shqiptare për të protestuar, pa marrë parasysh koston e mundit dhe sakrificave të panumërta, qoftë nëpërmes grupeve e edhe individëve, deri te organizimi në Lëvizje të ndryshme. Por, që të gjithë me idealin e shenjtë, atë të bashkimit në një Shqipëri të Kosovës dhe të të gjitha trojeve etnike!!! Jo rrallë herë, grupet apo edhe individë kanë rënë në syrin e armikut dhe janë ndjekur këmba këmbës nga spiunë të UDB-së, janë arrestuar, burgosur, maltretuar, janë qëlluar dhe vrarë...Në burgjet jugosllavofashiste janë torturuar e maltretuar fizikisht e psiqikisht nga lloj lloj xhelatësh të lindur kriminelë...

Por shqiptarët e Kosovës nuk e ndalën përpjekjen dhe luftën e tyre! U organizuan përsëri në frontin e UÇK-së dhe me luftën e saj, ja arritën lirisë e pavarësisë...Ato ditë ju këndonte zemra: “Jemi gëzu, o jemi gëzu, jemi bë me fluturu...” Po sot kë këngë të “këndojnë”?! Këngën e dhimbjes për Çakorrin, për 8300 ha, që ju shkëputën me dhimbje Lokes

Kosovë!? Është një dhëmbje e madhe edhe gjendja e popullit sot, të pa punë, pa të ardhura, në varfëri e mjerim...rinia pret me sy e veshë hapur liberalizimin e vizave, me shpresë se, po del jashtë Kosove për të gjetur punë...Por edhe ky liberalizim mesa duket do të vonojë, sa tu vijë për mbarë “miqve” tanë ndërkombëtarë dhe këtyre krerëve tanë pushta, kukulla të ndërkombëtarëve, që janë korruptuar në një farë feje e për interesa të veta, që nga presidenti, kryeministri e shumë deputetë, as që duan t’ja dinë më për Kosovë e popull...dhe as ju ha palla për Bashkim Mbarëkombëtar!!! Në bisedë, ju kam thënë disa të rinjëve, mos mendoni që të ikni jashtë se, nuk ka më mirë se në vendin tënd, por secili më është përgjigjur ”... e ore bacë, a e din se, asnjë lek nuk e kam në xhep dhe çka të bëjë?!?”

Dikur herët iknim jashtë se, nuk kishim as arsimim dhe as punë, por këta djemosha të sodit, ku e ku janë më përpara nga ne dhe të rrinë me duar nëpër xhepa vërtet është tmerr, është mëkat për drejtuesit tanë, që nuk kanë aspak interesim për popull. Po pse të kenë interesim, deri sa për vete janë rehat...janë bërë milionera!?!...Disa faqezinj e quajnë veten se, kanë qenë komandantë të UÇK-së, në luftë e gënjeshtra të tepruara sa që thua, po të kishin qenë gjithë këta ushtarë e komandantë në luftë, ne ,vërtet do të ishim bile edhe pak më tej se te MOLLA e KUQE!? Por jo, nuk është e vërtetë se, në kohën e Millosheviçit nuk guxonin as ta përmendnin Republikën, kurse në Mërgim, nëpër demonstrata, në rrugët e qyteteve më me zë në Perëndim, kemi thirrur jo vetëm parrullën “Kosova Republikë”, por edhe atë “Bashkim me Shqipërinë”...!!!

Ndaj kur sheh sot se si Isa, Hashimi, Ramushi, Kadriu, krerët tanë, që gjoja po na prijnë, po e shesin tokën dhe pasurinë e Kosovës, atë pasuri, që është mbrojt me gjak, se si po luajnë me popull e Kosovë nën dirigjimin e të huajve, nuk ka se si të mos mllefosesh e t’i mallkosh jo vetëm ata, por edhe veten për votën dhe besimin, që ju dhamë për të na qeverisur. Por kurrë të mos harrojnë këta krerë pushta, tradhëtarë të shitur, se, vjen një ditë dhe të ze haku i këtij populli të pafajshëm, të vuajtur e të stërmundur, haku i kësaj Kosove të larë me gjak e atëherë për ta do të jetë tepër vonë!!!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat