E pabesueshme, por e vërtetë: Irani goditi drejtëpërdrejt Izraelin!

Opinione

E pabesueshme, por e vërtetë: Irani goditi drejtëpërdrejt Izraelin!

Nga: Xhavit Çitaku Më: 14 prill 2024 Në ora: 12:24
Xhavit Çitaku

Pas disa vitesh kërcënimesh të zhurmshme, më në fund ka ndodhur. Irani ka goditur drejtpërdrejt Izraelin për herë të parë, duke i bërë izraelitët të vrapojnë në panik nga frika. Përgjigja do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë më pas. Ndërkaq, dihet se Izraeli drejtohet nga ekstremistët. Të shtunën në mbrëmje vërshuan raportet se dronët dhe raketat iraniane drejtoheshin drejt territorit izraelit dhe kësisoj shumë njerëz anëkënd botës me të drejt pyesini: "A është ky fillimi i Luftës së Tretë Botërore?" "A do të ketë një luftë bërthamore tani?" Edhe sot gjithë ditën mesazhet në drejtime të ndryshme nuk kanë të ndalur. Në këtë situatë është e vështirë të analizosh fillimin dhe mbarimin e një diçkaje kur ndodh papritur, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Irani ka kërcënuar se do të godasë Izraelin javën e kaluar, pas një sulmi të një prillit në ambasadën iraniane në Siri. Një burrë i rangut të lartë në Gardën Revolucionare të Iranit, IRGC, u vra. Izraeli dyshohet se qëndron pas tij. Që Irani do të sulmonte Izraelin ishte e paparashikueshme, pavarësisht nga të gjitha kërcënimet dhe premtimet e tyre. Në të vërtetë, nisur nga viti 1979 Irani ka nxitur dhe ndihmuar grupe ekstremistësh që kanë sulmuar nga vende të tjera dhe shi për këtë në fund askush nuk e merrte seriozisht se ky vend islamik do ta bënte vetë një gjë të tillë. Ndoshta jo aq shumë se kishte frikë nga Izraeli, por qeveria iraniane e di fare mirë se kush qendron pas dhe e mbron këtë shtet hebraik.

Irani shtetin hebraik e sheh si të dobësuar!

Ekzistojnë disa skenarë të ndryshëm për një përgjigje ushtarake Qeveria e Izraelit padyshim se deri me tash ende nuk e bëri. Shumë izraelitë vrapuan drejt strehimoreve të tyre në orët e vona të natës, midis së shtunës dhe të dielës. Mbrojtja e Izraelit, IDF, ka njoftuar se në thelb gjithçka që Irani qëlloi në Izrael u rrëzua. Vetëm disa raketa kaluan. Një vajzë dhjetëvjeçare në një fshat beduin izraelit në jug u plagos rëndë. Një tjetër raketë shkaktoi dëme të vogla në një bazë ushtarake. Dhe shtrohet pyetja se a mund të përfundojë e gjithë kjo ngjarje që tronditi tërë globin vetëm me kaq, është vështirë për të besuar!. Ndërkaq, në anën tjetër Irani ka thënë se ka kryer hakmarrjen e tij dhe se ajo mund të përsëritet nëse Izraeli kundërpërgjigjet. Sulmi ndaj misionit iranian në Siri ishte një vijë e kuqe, që siç dukët qeveria iraniane nuk ka mundur ta përpijë dhe në të parë armikun e përbetuar hebraik Irani duket se e sheh si të dobësuar. Përndryshe, menaxhmenti i saj nuk do të kishte vepruar ashtu siç vepruan.

Izraeli është në "panik të plotë" pas sulmit të Iranit dhe kërcënimeve për sulme të tjera kundër vendit. Një këshilltar i liderit suprem të Iranit Ali Khamenei thotë kështu, sipas AFP. Deklarata vjen menjëherë pasi Irani hipi dhe rrëmbeu një anije izraelite në ngushticën e Hormuzit sot. - Kjo luftë psikologjike, mediatike dhe politike për ta është më e frikshme se lufta e vërtetë, sepse tani ata presin sulm çdo natë, thotë këshilltari Jahja Rahim Safavi.

Janë të paktë ata që besojnë se Izraeli nuk do të hakmerret!

Ekzistojnë disa skenarë të ndryshëm për një përgjigje ushtarake. Mund të bëhet me përmbajtje dhe parime, dhe mund ta përshkallëzojë situatën në disa pika. Lufta e Tretë Botërore është ende shumë larg, por situata është thellësisht shqetësuese. Ekstremistët e djathtë të kolonëve në qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu kanë dëshiruar një konfrontim të drejtpërdrejtë. Izraeli tashmë është në luftë në Gaza. Përveç kësaj, IDF po zhvillon beteja me intensitet të ulët, por të shpeshta, kundër Hezbollahut në kufirin e saj verior. Qindra izraelitë po mbahen peng nga Hamasi dhe opinioni publik izraelit kërkon që qeveria të kujdeset për t'i sjellë në shtëpi. Një përgjigje e përmbajtur dhe parimore do të ishte zgjidhja logjike. Thjesht Izraeli drejtohet nga e djathta ekstreme. Ekstremistët e krahut të djathtë kolon në qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu kanë dëshiruar një konfrontim të drejtpërdrejtë me Iranin që kur ishin në pakicë. Situata në të cilën ndodhet Izraeli tani nuk i tremb ata, ata e shohin atë si një shans për të ndëshkuar armikun e tyre të përhershëm njëherë e përgjithmonë dhe ky qëndrim errëson pamjen e të gjitha pasojave. Benjamin Netanyahu është tashmë një kryeministër që do të hyjë në histori për humbjen e sulmit më të keq ndaj hebrenjve që nga Holokausti, kur Hamasi goditi më 7 tetor. Tani ai është gjithashtu i vetmi kryeministër izraelit që ka përjetuar një sulm të drejtpërdrejtë iranian në territorin izraelit. Mënyra se si ai zgjedh ta trajtojë këtë do të vulosë fatin e tij dhe të rajonit. Ai u zotua sot në mëngjes se Izraeli "do të mbizotërojë", se vendi i tij do të fitoi.

A do të dëgjojë SHBA-në, e cila bën thirrje për përmbajtje - apo do të vazhdojë t'i lërë ekstremistët të tërheqin levat për të mos humbur pushtetin, mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat