Koha e fundit për koalicione të natyrshme dhe logjike në Republikën e Kosovës

Opinione

Koha e fundit për koalicione të natyrshme dhe logjike në Republikën e Kosovës

Nga: Agron Shabani Më: 14 prill 2024 Në ora: 12:28
Agron Shabani

Në dritën ose retrospektive e përgjithshme te ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme partiake dhe politike në Kosovë:; veç tjerash mund të mësohet për trandjet, lëkundjet dhe shkërmoqjet e ndryshme politie, konceptuale dhe ideologjike të Lidhjes Demokratike te Kosovës (LDK) i cila në esencën ose substancën e saj, është parti e cila  në kohën e dijetarit (shkenctarit) dhe intelektualit të shquar shqiptar, Dr. ibrahim Rugova, i cili me plot të drejtë mund të quhet patriark dhe lider historik i LDK-së dhe Kosovës, ishte fuqi reale dhe relevante në politikën dhe politikëbërjen e Kosovës.

Pa i harruar këtu edhe degët e LDK-së në diasporë nën udhëheqjen e dikushme të patriotit, intelektualit dhe politikanit të shquar shqiptarë në mërgim, z. Hafiz Gagica, i cili me plot të drejtë mund të quhet lider historik i LDK-së dhe mërgatës së madhe shqiptare në  Gjermani dhe gjithandej.

Se çfarë  ideali, vizioni, narrativi dhe planoprogrami statusor, partiak, politik, konceptual , ideologjik dhe metodologjik kanë udhëheqja ose lidershipi aktual i LDK-së dhe partive tjera politike në Kosovë, mund të jenë vetëm supozime, kalkulime ose parashikime të ndryshme.

Ndonëse, përvoja, urtësia, maturia dhe disciplina e njohu intelektuale, shkencore ose akademike e Prof. Dr. Isa Mustafës, Prof. dr. Fatmir Seidiut, Prof. Dr. Milazim Krasniqit, Akademik Sabri Hamitit; Dr. Avdullah Hotit, Dr, Edia Tahirit si dhe intelektualëve të tjerë shqiptar, mendoj se do i kishin bërë mirë LDK-së këte fazë.

 Partia Demokratike  Kosovës (PDK-së) si duket ende (akoma) vazhdojnë të përballën me "gogolin e madh" të  vakumit ose mungesës së hetueshme të një lideri dhe llidershipi të fortë dhe autoritativë pas paraburgosjes dhe shkuarjes së Hashim Thacit dhe Kadri Veselit në Den Hagë, mu ne "zenitin" ose kulminacionin e karierës së tyre.

Ndërkohë që Kryministri aktual i Republikës së Kosovës dhe lideri i partisë pozitare (qeveritare)-Vetvendosjës, z. Albin Kurti, si duket është truri, zemra dhe shpirti i asaj partie politike shqiptare në Kosovë.

Në ngritjen e rejtingut ose imazhit të tij, Albin kurtit si duket i ndihmojë edhe "grushteti"  ose  "puci i vogë institucionall" që ia bënë dikur në kohën e pandemisë, krahu tjetër politikë.

Sidoqoftë, krahu qeveritar dhe politik i partive të Hasshim Thaçit dhe Ramush haradinajt, janë të vetmit për çastin ose momentin që mund të mposhtin dhe dëbojnë nga pushteti Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. 

Se këndejmi, AAK-së e Ramush Haradinajt, ç´është e vërteta, edhe pse relativisht e vogël për nga numri i anëtarësisë, por parti i vlerave, idealeve, normave, parimeve....Parti e emrave të njohur politik dhe ushtarak (luftarak) si Ramush haradinaj, Daut Haradinaj, Ardian Xhini, Pal Lekaj, profesor Elezaj, profesor Nimani, Lahi Brahimaj etj..

Pa i harruar edhe partitë tjera si PSHDK-së, patinë e z. Pacolli etj....që mund të përcaktojnë renditjen ose konstelacionin e spektrit ose "mozaikut" politik dhe partiak në Kosovë. 

Apo, të vazhdohet si gjerë më tani me "koalicione" ose "aleanca" të ndryshme heterogjene, fraxhile dhe inkompaktitible, të cilat si duket me tepër kane qenë marrëveshje ose "aleanca konkubine" ose "kurtizane" që i shpartallonte dhe davariste mëngjesi.

 Një trohë histori nga e kaluara dhe zhvillimet e njohura politike, ushtarake dhe historike në Republikën e Kosovës:

Se këndejmi, ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e udhëhequr dhe themeluar nga presidenti i ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova dhe shumë intelektual të tjerë shqiptar në Kosovë dhe me larg, atëbotë me tepër akceptohej dhe anticipohej si Një Lëvizje e gjithëmbarshme liridashëse dhe patriotike e popullit shqiptar në Kosovë: Lufta dhe Revolucioni i njohur çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë,  ishin Luftë dhe Një Revolucion i vërtetë ushtarak dhe politik i popullit dhe lidershipit të njohur ushtarak dhe politik kundër një vendi dhe regjimi të huaj kolonial ose gjysëmkolonialist- çfarë ishte Serbia. Përkatësisht, ish-Jugoserbosllavia e dikurshme.

Në këtë dritë të luftës së lartëpërmendur në Kosovë, nga gjiri dhe vullneti titanik i popullit (kombit) dhe atdheut si tonë si graniti, dolën dhe u shfaqën fuqishëm edhe akterët dhe protagonistë kryesor të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike.

Ndaj, në kete frymë ,lufta dhe revolucioni çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë ,ishin të motivuara dhe stimuluara nga idealët ,vizionet dhe përpjekjet e kamotshme çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit ( kombit) tonë gjithandej- për liri, shtet dhe pavarësi të plotë shtetërore dhe nacionale. 

Në anën tjetër ndërkaq, ato ishin të shquara (karakterizuara , ideuara, idealizuara, konceptuara dhe tipizuara edhe për nga bashkëpunimi dhe aleanca e njohur politike dhe ushtarake e UÇK-së dhe popullit (kombit) shqiptar me Shtetet e Bashkuara (SHBA-së) dhe vendet tjera të NATO-s (kujto: Aleancën e Madhe NATO-UÇK gjatë luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë!).-për të cilat në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumta.

E thënë dhe deshifruar ndryshe: kjo donë të thotë se me rastin e luftës dhe revolucionit të lartpërmendur çlirimtar dhe patriotik të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, kemi të bëjmë me apologji dhe analogji të mirëfillta krahasimore (komprative);komprehensive, kontemplative dhe logjike me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga "kurora" e huaj imperiale ose kolonialiste në etapën e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë (18) dhe kështu me radhë. 

Ndërkaq, e ashtuquajtura "Rezistenca pasive" ose pacifiste e Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së në etapën e fundit të shekullit të kaluar, ishte si të thuash me tepër "paraluftë" ose një "paralojë e butë revolucionare" dhe politike në buzëmbrëmjen e njohur të luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në ish territorin e dikurshëm të së ashtuquajturës "federatës jugosllave" (ish-Jugosllavisë), e cila siç dihet, do i përjetonte dikur me vonë me dhembje, trauma, pezmatime dhe gjakderdhje të shumta "abortin" ose "shkurorëzimin" e saj shtetëror dhe politik. 

Duke i nënkuptuar këtu luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Slloveni, Bosnje Hercegovinë dhe së fundi në Kosovë, të nxitura dhe shkaktuara nga regjimi kriminal dhe gjakatar i Millosheviçit dhe ultranacionalistëve të tjerë serbo-çetnik në Beograd dhe gjetkë. 

Pasojat e luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare të soldateskës dhe falangave të ndryshme serbo-militariste kundër vendeve dhe popujve të ndryshëm joserb në ato hapësira të xhindosura dhe të kontaminuara të Ballkanit, tashmë janë të njohura. Nuk duhet ndonjë koment shtesë për to. No Comment.

Dhe, meqë gjithnjë fjala mbi komparacionet dhe analogjitë e lartpërmendura të Luftës dhe Revolucionit të njohur të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë me Luftën dhe Revolucionin e famshëm të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi: Atëherë do theksuar në vazhdim se etapa ose "epoka" e njohur e luftërave dhe revolucioneve të ndryshme nacionale dhe politike (para dhe pas vitit 18OO), si të thuash në mënyrë fondamentale dhe substanciale atëbotë e kishin eksploruar, reformuar dhe emancipuar rendin ose rregullimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe politik të shteteve dhe shoqërive të ndryshme qytetare (Ancien Regime) ose monarkiste dhe abslotutiste  në kontinentin e vjetër evropian dhe më larg.

 Ndonëse edhe vet  "epoka e re" revolucionare dhe historike në globin dhe kontinentin tonë kishte filluar pikërisht me luftërat dhe revolucionet e njohura të politike, industriale, ekonomikke, dhe të tjera në SHBA-ë dhe gjetikë.

P:S: : Lufta dhe Revolucioni i njohur Amerikan,atëbotë ishin bërë simbol dhe një udhërrëfyes i fuqishëm konspirativ dhe logjistik për revolucionet e ndryshme (të mëvonshme) në Evropë dhe kudo. Përse kjo? 

Sepse, Lufta dhe Revolucioni amerikan ndërkohë që ishin të të ngjyrosur dhe përshkruar nga simbolet dhe elementët e shumta tradicionale, kulturore dhe empirike të kontinentit të vjetër evropian (për shkak të origjinës dhe lidhjeve të njohura historike, gjenetike, gjenealogjike, familjare, emocionale dhe antropogjenteike të pjesës dërmuese të popullit amerikane me Evropën). Në anën tjetër ishin të bazuar dhe motivuar në luftën dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të popullit (kombit) të madh amerikan nga "kurora mbretërore" britanike dhe kështu me radhë.

Mbase, duke filluar diku në vitin 1619 në Tubimin e njohur parlamentar të Virgjinias, për t´u pasuar nga Marylandi,Carolina, Nju Jorku, Nju Xhersi, Delavare, Georgia, Massachustti, Rhode Island dhe kështu me radhë. Ne vazhdim vlen të kujtohen "Mayflower" dhe "41 viganët" e parë të luftës dhe revolucionit të lartpërmendur amerikan për pavarësi.

Ndërkohë që dikur me vonë, Uilliam Penny do e ngrisi dhe themeloi shtetin e pavarur të "pyejeve" (Pennsylvaninë)  në vitin 1683. Duke e vërë theksin këtu në fillimet e luftës dhe revolucionit të madh amerikan nga të të ashtuquajturat " trembëdhjete shtetet" ose "kolonitë"  e atëhershme amerikane-kunder "metropolës britanike" në shekullin 17! Të cilat,në themel, ishin luftë dhe një revolucion i shkëlqyer në mes pavarësisë dhe sovranitetit të njohur amerikan dhe të të ashtuquajturit "sovranitetit parlamentar" dhe monarkist anglez.

Për t´u kurorëzuar kështu me Kongresin e Parë konstitucional dhe kontinental të Philadelphias (Filadelfia) në vitin e paharruar 1774.Në të cilin deputët e 13 vendëve të pavarura amerikane do ta zgjedhin dhe emrojnë Gjorgj Uashingtonin e Madh si udhëheqës dhe komandant të përgjithshëm politik dhe ushtarak të SHBA-së.Duke e nënkuptuar këtu edhe fitorën e njohur (historike) të ushtrisë amerikane kundër asaj britanike në vitin 1775.Respektivisht, Deklaratën e njohur të 4 Korrikut të vitit të paharruar 1776 ( nga ana e Thomas Jeffersonit) për pavarësi të plotë të Shtetëve të Bashkuara.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe angazhimet dhe aktivitetët e shquara politike dhe diplomatike të Benjamin Frenklinit, John Adamasit dhe të tjerëve në drejtim të afirmimit dhe zyrtarizimit (konfirmimit) të shtetit dhe pavarësisë së lartëpërmendur amerikane nga ana e popujve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor.Duke e arrirë kështu "zenitin" ose kulminacionin e tyre me Konventën e famshme konstitucionale dhe juridike "Checks and Balances" (lëxo:Rregullat dhe Kontrolli) të Philadelphias në vitin e paharruar 1787.

E detektuar ose deshifruar ndryshe, kjo done të thotë se edhe shteti dhe kombi i madh amerikan ( ashtu si shqiptarët e Kosovës- afro 3 shekuj me vonë..) në fillim i kishin pengesat dhe vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive në rrugën e lavdishme të lirisë, shtetit dhe pavarësisë.

 Se këndejmi,, edhe etablimi dhe profilizimi i elektoratit shqiptar(kosovar) në dy partitë ose subjektët e dalura nga lufta dhe revolucioni i lartëpërmendur i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë (siç janë pikërisht PDK-së së Hashim Thaçit dhe AAK-së së Ramush Haradinajt) me kalimin e kohës do ti dëshmojnë përparësitë dhe beneficionet e shumta nacionale dhe politike në një kohë "inflacioni" të madh partiak dhe politik në Republikën e Kosovës. 

Pa të keq ndaj partive ose subjekteve të tjera politike në Republikën e Kosovës, por Partia Demokrate (Party of The People) dhe Partia Republikane (The Grand Old Party) në SHBA-së me shumë gjasë paraqesin sinonim dhe një udhërrëfyes të fuqishëm për jetën e përgjithshme parlamente dhe demokratike tek shumica e vendeve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit tonë tokësor. Në Kosovë kontratave dhe paradokseve të mësipërme institucionale dhe politike sidomos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat