Opozita e ‘mullarit’ e kundërshton edhe dialogun e dinarit

Opinione

Opozita e ‘mullarit’ e kundërshton edhe dialogun e dinarit

Nga: Dedë Preqi Më: 14 prill 2024 Në ora: 14:15
Dedë Preqi

Kjo opozitë është berë sikur thotë një fjalë popullore, hyp se t’vrava, shtryp se t’vrava, nuk po mundet kush me ia gjetë fillin, sepse i ka humbur krejt, dhe nuk është tu ditë më shumë dhe me gjithë çka ka në dispozicion me sjelljet e saj të ulëta kundër kësaj qeverie, për të ardhë edhe njëherë në pushtet.

Është shumë e çuditshme se si mundet kjo opozitë të sjellët dhe të shfaqët në këtë mënyrë arrogante para këtij populli që ia ka dhënë besimin me votën e vet dhe sot as që e ka brengën e saj fare, kur kjo qeveri sikur është kthyer në një vetë organizim pa opozitën, si një formulë pa pikë kuptimi, por që afirmon pavarësinë e vet mbi bazën e ligjeve, dhe përballë një sfide të madhe që ka me Serbinë.

Është pa dyshim një fitore e gjithmbarshme e këtij vendi dhe e këtij populli, nëse tensionet dhe problemet mund të qetësohen sa më shpejt dhe mos të përshkallëzohen edhe më keq marrëdhëniet në mes serbëve dhe shqiptarëve, kjo do ti konvenonte edhe më shumë Kosovës, mirëpo opozita e Kosovës, për keqardhje reagon dhe vendos arsytimet e saj në favor të politikave serbe dhe Vuçiqit, duke e lënë qeverinë Kurti, për çdo gjë të gabuar, si edhe për çështjen e «dinarit».

Kosova dhe qeveria e saj aktuale nuk e ka pasë fare në radhë debatimin dhe çështjen e dinarit serb, dhe fare për një gjë të tillë të alarmohet edhe OKB-ja, dhe Brukseli, por këtë çështje e ka organizuar vetë Serbia, e cila e ka futur edhe në negociata çështjen e dinarit, sepse kësaj i konvenon të gjejë sa më shumë vegëza, që të viktimizohet dhe të ankohet para bashkësisë ndërkombëtare.

Prandaj, opozita e cila pa dallim po e kundërshton qeverinë e saj, duke thënë se, nuk duhet çështja e «dinarit» serb të merr kohë dhe të negociohet për të, kjo është shumë me vend, por kjo çështje është ngritë prej Serbisë dhe Kosova, nuk mundet ti braktisë negociatat dhe pa u marrë më një çështje të tillë, sepse bëhët fjalë për monedhën serbe, që përdoret jashtëligjshëm brenda teritorit të Kosovës.

Kësaj opozite nuk i ka mbetë tjetër, vetëm po sillet rreth «mullarit» pa ia pa kush kokrrën e «harit», duke zënë shkas në sëcilën pore dhe aktivitet të kësaj qeverie, dhe pa i dhënë llogari askujna, të paktën me atë fuqi që duhet ta kishte për t’a ndihmuar dhe përmirësuar gjendjen dhe mirëqenjën e këtij populli, apo së paku ta përjetojë përmes ndjenjës së saj si opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat