Kurthi i Memli Krasniqit për Bedri Hamzën për ta ‘djegur’ politikisht

Opinione

Kurthi i Memli Krasniqit për Bedri Hamzën për ta ‘djegur’ politikisht

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 14 prill 2024 Në ora: 15:09
Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi

Kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër nga radhët e PDK duket të jetë imponuar, jo aq i dëshiruar nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi. Sondazhet e brendshme të PDK e radhiti Hamzën si më të preferuarin, shumë larg krahasuar me pëlqimin për kryetarin aktual të Mitrovicës.

Kjo e detyroi kryetarin Krasniqi që të nominonte z.Hamza. Natyrisht, kjo nuk është një situatë e mirë për kryetarin, kur nuk gëzon as mbështetjen e anëtarësisë, duke shtuar dyshimet për vazhdimin e rëndësishëm të pozitës së kryetarit edhe për një mandat tjetër.

Në këtë kontekst negativ për fuqinë politike të Memli Krasniqit, ka një anë pozitive për ish-reperin e "Ritmi i rrugës". Me humbjen e sigurt para Albin Kurtit, figura politike e z.Hamza do të digjet, duke i mundësuar Melit të ketë një kundërshtar më pak, pasi "i djeguri" nuk mund të jetë rrezik për pozitën e kryetarit.

Besoj se Memlit kjo situatë i është imponuar, edhe sikur ta bënte me plan, nuk do të ishte më e përshtatshme. E sigurt është se Bedri Hamza do të pësojë debaklën në zgjedhje, bashkë me PDK-në, Memli nuk do të forcohet brenda partisë, por Hamza do të "digjet".

E pabesueshme, me të gjithë eksperiencën në politikë, z.Hamza nuk ka arritur të kuptojë se në politikë mbijetojnë ata që dinë të marrin hapin e duhur në momentin dhe kohën e duhur. Kandidimi i tij në momentin dhe kohën e gabuar do t'i kushtojë shumë, aq sa fundi politik i tij do të ndodhë në datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, kurdo që ato të shpallen nga presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat