“Kodet e dyfishta” apo kodet amorale të politikës dhe diplomacisë moderne apo neobashkkohore?!

Opinione

“Kodet e dyfishta” apo kodet amorale të politikës dhe diplomacisë moderne apo neobashkkohore?!

Nga: Agron Shabani Më: 14 prill 2024 Në ora: 16:11
Autori Agron Shabani

Në përpjekje të pastruar ose sistematike për të iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimit në të gjitha frontet ose drejtimet e mundshme, Rusia, përveç luftës dhe aneksionit ushtarak të një pjese të Ukrainës, ka shumë kohë që vazhdon të luajë me forma dhe metoda të njohura infantile dhe patologjike me "kartën" e rrezikshme të Gjirit të njohur Persiko-Arabik.

Bota po mban frymën.

Agjencitë e shumta të lajmeve dhe informacionit kanë bërë të ditur për një sulm me dronë dhe raketa të sofistikuara dhe levizëse të Iranit në Izrael si hakmarrje ndaj bombardimeve të Izraelit në konsullatën e përgjithshme të Iranit në Damask të Sirisë, ku thuhet se një oficer i gardës revolucionare të Iranit u gjet i vdekur.

Sipas rusëve, një luftë e mundshme mes Iranit dhe Izraelit, ose një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, Kinës dhe Tajvanit, Koresë Veriore dhe Koresë Jugore etj., do të nxirrnin Rusinë "faqebardhë" nga roli i luftës imperiale dhe apokaliptike ndaj Ukrainës.

Në Gjirin e njohur Persiko-Arabik thuhet se ndodhin rezervat më të mëdha të naftës dhe benzines në mbarë rruzullin tonë tokësor.

Ndonëse pa harruar në këtë kontekst edhe çështjet dhe aspektet tjera strategjike, gjeopolitike, fetare, kulturore, ideologjike dhe të tjera që vazhdojnë të sfidojnë përpjekjet dhe angazhimet e njohura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimit për vendosjen e një paqëje dhe stabilitet afatgjatë në Lindjen e Mesme; respektivisht, në Gjirin e lartëpërmendur Persiko-Arabik, ku politika dhe diplomacia ruse vazhdimisht shkaktojnë konflikte.

Duke luajtur kështu me kartën e luftërave, konflikteve, antagonizmave, divergjencave dhe diskrepancave të njohura fetare, kulturore, ideologjike, historike dhe të tjera mes popujve dhe vendeve të ndryshme të atij rajoni të pasur dhe të shquar në aspektin e resurseve natyrore dhe të lashta kulturorë, historikë, etj.

Mbase, fjala mbi Gjirin e pasur Persiko-Arabik, i cili paraqet "katerkëndëshin biblik" ose antikohistorik të kulturave dhe civilizimeve të lashta të Babilonisë, Mesopotamisë, Asirisë dhe Medisë (Persisë).

Për rrjedhojë, Irani shihet si partner dhe aleat i njohur strategjik dhe gjeopolitik i Rusisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s ose Perëndimit, ku nuk përjashtohet mundësia që Irani, me ndihmën e teknologjisë avancuar të Rusisë, të jetë shteti i dytë musliman pas Pakistanit si fuqi e njohur nukleare ose atomike.

Mllefi, inati dhe urrejtja e rusëve ndaj anglo-amerikanëve, gjermanëve dhe francezëve thuhet të jetë i madh.

Ndërkaq, as amerikanët nuk e falën as harruan kurrë pengjet amerikane në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Teheran.Gjithashtu, është e njohur fakti se regjimi kriminal, gjakatar, imperialist, militarist dhe ekspanzionist i Vladimir Putin, dikur nën parullat e njohura "spektakulare" ose "bombastike" të "luftës globale kundër IS-së" apo "terroristëve islamikë", atëbotë shkatërroi qytetet dhe vendbanimet e lashta të Sirisë dhe të tjera.

Këto veprime shkaktuan vdekje, dhunë dhe shkatërrim kryesisht ndaj grave, pleqve dhe fëmijëve të pafajshëm, duke detyruar miliona sirianë dhe popuj të tjerë arab ose mysliman të përjetojnë tragjedi të pashoqe.

Konflikti midis ISIS-it, Hamasi, Hezbollahun dhe grupimeve radikale ose xhihadiste në njërën anë dhe trupat qeveritare të Bashar El Assadit në anën tjetër, shkaktoi gjakderdhje dhe masakra të pafundme.

Në këtë kontekst, vullnetarët nga Irani mbështetën vëllezërit e tyre shiit në Siri dhe Irak, ndërsa vullnetarët sunnit mbështetën ISIS-in dhe opozitën në Siri, Irak dhe më gjerë.

Bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës përfaqësojnë një kapitull të veçantë në këtë histori të dhunshme.

Rusia, me lojën e saj sllavo-bizantine kundër paqes dhe stabilitetit në Gjirin e Persik-Arab, e ka bërë veten pjesë e kësaj tragjedie duke fomentuar konflikte të pafundme fetare, ideologjike dhe të tjera mes popujve dhe vendeve të rajonit.

Diplomacia e Rusisë nuk ka etikë ose moral në marrëdhëniet me botën myslimane apo kristiane dhe politika e tyre është e njohur për të qenë e interesuar vetëm për përfitime të veta.

Mos të flasim për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, një temë që shkakton shumë ndjenja dhe tensione.

Në këtë prizëm, pashmangshëm shtrohet pyetja: Ku janë vallë etika e njohur protestante ose kristianiste, së bashku me kodet e njohura morale dhe humaniste të politikës dhe diplomacisë së lartë evroperëndimore, përballë kurthave, intrigave dhe dredhive tashmë të njohura të Rusisë në çdo fushë të mundshme?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat