Agresioni i Iranit ndaj Izraelit, sinjal për kriminelin Vuçiq që ta atakojë Kosovën!

Opinione

Agresioni i Iranit ndaj Izraelit, sinjal për kriminelin Vuçiq që ta atakojë Kosovën!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 15 prill 2024 Në ora: 11:01
Aleksandar Vuçiq

Shqiptarët më së miri e njohin dhe e din se cili është presidenti i Serbisë me emrin Vuçiq. Më me dëshirë do ta quanin me emër e mbiemër, si çdo kriminel lufte, po deri më tash janë përmbajtur duke e zbatuar kodeksin ndërkombëtar të mirësjelljes, edhe ndaj një personi të tillë siç është ai.

Sot kur sytë e botës janë orientuar drejt sulmit iranian ndaj Izraelit, krimineli Vuçiq llogarit se SHBA, EU, NATO dhe i tërë perëndimi janë të preokupuar me gjendjen e një rreziku botëror, në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, prandaj ai këtë e sheh si rast që të tentoj në ripushtimin e Kosovës.

Si duket kësaj i përgjigjet edhe vizita e tij dhe takimi me presidentin Macron, prej të cilit me siguri ka kërkuar edhe dritën e gjelbër për ndërhyrje në Kosovë, nëse jo të tërën, së paku Veriun.

Për fat të keq, në këtë lojë ndodhet edhe Edvin Kristaq Rama, i cili menjëherë pas vizitës dhe takimit Macron - Vuçiq, pasoi edhe takimi Rama - Macron.

Këto ngjarje të cilat sot po luhen në kurriz të Kosovës ta kujton kohën kur diktatori Enver Hoxha, së bashku me serbët organizonte masakra nëpër Kosovë dhe në tërë viset shqiptare duke i paraprirë tragjedisë së Tivarit me mijëra shqiptar të masakruar, për ta ruajtur pushtetin e tij.

Pra shqiptarët jashtë shtetit amë me të drejtë dyshojnë se një komplot ndaj Kosovës, Luginës, Maqedonisë etj. është duke organizuar ngjashëm, si dikur E. Hoxha, edhe sot Edvin Kristaq Rama me Rilindjen e tij dhe PS për interesin e tij personal.

Pra Serbia po kërkon mjegull duke menduar se perëndimi është i zënë me konfliktin Rusi – Ukrainë, Hamas - zrael dhe tash edhe me sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke menduar se po i vjen momenti i volitshëm në ripushtimin e Kosovës.

Në anën tjetër Kosova ndodhet para një sfide që edhe një herë mund të përballet me Serbinë, e cila është armatosur pikërisht për këtë rast, po edhe Kosova e ka ushtrinë e saj të rregullt dhe me një marrëveshje me fqinjët, sado formale qoftë ajo, shumë lehët mund të ndodh që ta pushtojnë dhe ta sjellin Serbinë deri në kufijtë e saj të dikurshëm, Pashallëkun e Beogradit.

Këtë Serbia nuk mund ta parashikoi, sepse gjithmonë në të kaluar ka arritur të zgjerohet në tokat shqiptare, por kohët dhe rrethanat kanë ndryshuar dhe kësaj radhe mund të niset që t´i marr brirët, po  shumë lehtë mund të ndodh që t´i mbeten edhe veshët këtu.

Çdo ditë e më shumë edhe Rusia do të ballafaqohet me ekzistencën e saj, prandaj nëse Rusia ndodhet në një pozitë të tillë, shtrohet pyetja: ç ‘mund të ndodhë me Serbinë?

Në një disfatë të tillë të paparashikueshme serbët do të kërkonin që ta hanin të gjallë Vuçiqin. Këto gjëra, para se të hynte në një aventurë të re, do të ishte mirë që t´i mendonte mirë krimineli i luftës Vuçiq, i cili Serbisë ia premton parajsën, ndërsa do t´ua sjell ferrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat