Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës një realitet

Opinione

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës një realitet

Nga: Dedë Preqi Më: 15 prill 2024 Në ora: 22:49
Dedë Preqi

Sikur po ndodh tani diçka e re për Kosovën, ku mbështeten forcat e natyrshme të aleatëve të saj, që  qojnë përpara zhvillimin në arritjet më të mëdha të këtij populli, i cili e meriton të quhet popull i lirë i një shteti sovran, në bazë të luftës së vet historike për liri dhe pavarësi.

Dhe tani ka ardhë momenti më i favorshëm që të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës, e cila e meriton të merr një përgjigje pozitive këto ditë nga deputetet e Asablesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që mbahet me 15 dhe 16 të këtij muaji.

Përveq se Kosova, do të përfitojë dhe forcojë standartet e të drejtave dhe lirive njerëzore, gjithashtu edhe Këshilli i Evropës, do ta ketë më lehtë për shumë çështje kontrollin dhe mbikëqyrjen e saj në zhvillimet e mbrendshme dhe konsilidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në këtë vend.

Anëtarësimi i Kosovës, në Këshillin e Evropës, do ta ndihmonte dhe avansonte këtë vend në integrimet e mëtutjeshme, poashtu do ta fuqizonte edhe procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, në normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve.

Nga ana tjetër kemi një delegacion nga Serbia, e cila e dorëzon një amandament në Këshillin e Evropës, që kërkon shtyrjen e pranimit të Kosovës, në këtë Këshill të Evropës, ku politika e saj e ka domethënjën e një loje të thjeshtë interesash politike, por dhe shumë të rrezikshme.

Është një fakt gjithnjë e më i qartë se Serbia, po mundohet me gjitha mekanizmat e saj të ia humb vlerën shtetësisë së Kosovës, e cila po trazohet deri në thellësinë e vet të depërtojë me shantazhet dhe propoagandat e saj ekstreme në gjitha vendet e botës, për ta minimizuar dhe penguar integrimin e Kosovës, në organizatat ndërkombëtare.

Mirëpo, historia dhe bota demokratike e ka vërtetuar se një konceptim i tillë i Serbisë, është plotësisht i gabuar, prandaj edhe këtë herë koha e jonë e ndien këtë gjë si realitet, ku qëndron edhe shansi i saj i madh, që të depërtojë në optimizëm dhe mund ta shoh shumë shpejt të vërtetën me sy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat