Presidenti francez Macron priti në Paris në Pallatin e Elizeesë Vuçiqin e Serbisë dhe Vuçiqin e Shqipërisë, alias Edvin Kristaq Rama

Opinione

Presidenti francez Macron priti në Paris në Pallatin e Elizeesë Vuçiqin e Serbisë dhe Vuçiqin e Shqipërisë, alias Edvin Kristaq Rama

Nga: Hafiz Shala Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:11
Autori Hafiz Shala

Macron thur elozhe për së gjalli për Edin. Ky i fundit, përveç emrit (Kosovë) Dardani, nuk përmendi asnjë fjalë për pengesat zyrtare të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

Franca, aleate shekullore e Serbisë, e cila i doli zot edhe atëherë kur aneksoheshin trojet shqiptare duke i shpërngulur ata me dhunë, vrarë e masakruar deri në gjenocid. Sipas Presidentit francez Macron, Shqipëria "ka ndryshuar për të mirë," duke u shprehur i impresionuar për arritjet e mëdha. Sigurisht që ka harruar për suspendimin e demokracisë duke e shëndërruar Shqipërinë në shtet autokrat dhe autoritar, ku opozita është suspenduar, ndërsa industria dhe tregtia e drogës janë në nivelin më të lartë, duke rezultuar në arrestime të përditshme të shpërndarësve të drogës me destinacion jo vetëm në Evropë, por edhe në shtetet e Amerikës jugore. Macron vepron në të njëjtën mënyrë si Sekretari i Shtetit Blinken në Tiranë duke e ngritur Ramën në lider të kalibrit evropian, "fjala e të cilit qon peshë." Jo ndër shqiptarët zoti Blinken, kur janë në pyetje marrëdhëniet Kosovë-Serbi, sepse Kryeministri Kurti sipas tyre "është i ngurtë dhe i papërshtatshëm" kur janë në pyetje bisedimet me Bashkësinë Ndërkombëtare, "pasi i mungon fleksibiliteti", i cili, përkthyer në realitetin shqiptar, duhet të jetë i gatshëm të bëjë kompromise në favor të Serbisë, ashtu si kanë vepruar ish-udhëheqësit shtetërorë dhe partiakë të cilët tani po na hakmerren në bisedimet, të cilat gjithmonë e rëndojnë viktimën-Kosovën, duke e toleruar dhe përgëdhelur Serbinë, ndërsa në anën tjetër, duke e rënduar dhe nënshtruar Dardaninë ndaj Serbisë, "gjoja për ta bindur të largohet nga Rusia".

Kur të huajt t'i rrafin krahët dhe t'i ngrisin lart në qiell, duhet të shikohet se çfarë çmimi do të paguash nëse i pranon ato si të "sinqerta dhe dashamirëse", edhe pse prapa tyre qëndron një interes i cili është në favor të Serbisë. Franca ishte ajo që ndau veriun në marrëveshje me Vuqiqin, Edvin Kristaq Ramën dhe Hashim Thaçin, i cili, asokohe pat deklaruar se "ndarja e Mitrovicës është realitet". Përveç kësaj, Franca në këtë rast ka pasur fjalën kryesore, duke përmes shërbimit të saj të inteligjencës, DGSE, më në krye Denien Arnaud dhe Hashim Thaqin, të cilën po mundohen tani ta riaktualizojnë deri në realizim. Prandaj, Edvin Kristaq Rama është personi më i nevojshëm, bashkë me opozitën kosovare, në favor të këtyre lëvizjeve anti-Kosovë, sepse sipas filozofisë së tyre, askush më mirë e më fuqishëm nuk mund ta ndalojë Kurtin, i cili "po i vënë në telashe" Bashkësinë Ndërkombëtare.

Gazetari gjerman Michael Martens e ka cilësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, "si më të mirin që ka pasur Serbia që nga koha e Nikolla Pashiqit." Ai është kritikuar në publik që kur u shpreh se në veri të Kosovës duhet që KFOR-i ta marrë kontrollin. Në Serbi, palë ultranacionaliste më të drejtpërdrejta e akuzojnë Vuqiqin, i cili nuk e përfundoi aneksimin e veriut derisa ishte Thaçi në pushtet. Edhe ky, pra Vuqiqi, është bërë më i shquar por bukur vonë. Rama ka hyrë në obligime ndaj Serbisë rreth çështjes së veriut, prandaj, vizitat e tij në Hagë si "shekullimi për mikun e tij Thaçi", janë në fakt takime për ta vazhduar aty ku e kanë lënë, që Kosova të izolohet, të injorohet dhe, në fund të fundit, të përfundojë marrëveshja përfundimtare rreth kufijve, që të jetë midis Beogradit dhe Tiranës. Lojërat politike të Macronit dhe Vuqiqit, dhe Macronit dhe Edi Ramës, këtij të parit duke i shitur aeroplanë ushtarak për konsum të brendshëm politik për Vuqiqin, duke e ngritur në superlativ këtij të fundit si i nevojshëm në këto rrethana, që të gjitha këto akrobacione politike, DASH, Franca dhe Shqipëria të jenë në një vijë të njëjtë me Serbinë, e cila, përmes organizatës terroriste Lista serbe, ka për qëllim të krijojë një front të përbashkët për izolimin, anashkalimin, bllokimin dhe dobësimin e Kurtit, edhe pse ky i fundit e ka respektin e shumicës së popullsisë shqiptare në Ballkan dhe diasporë. Prandaj, qellimisht e krahasova Vuqiqin e Beogradit me atë të Tiranës, pasi janë në të njëjtën linjë, për shkatërrimin e damarit nationalist dhe të atdheut ndaj shqiptarëve kudo që ata jetojnë, duke afirmuar politikën nenshtruese shqiptare kur është fjala për armikun tonë shekullar.

Nuk është rreziku kryesor që Serbia përgatit sulme kundër Kosovës, sepse në këtë e presim, por brenga dhe rreziku kryesor vijnë nga vetë shqiptarët vasalë të Vuqiqit, të cilët për ta luftuar qeverinë, e cila po mundohet ta bëjë të pamundurën që t'i dalë ballë Serbisë duke i kundërvënë kërkesave të saj, e cila me sukses po manipulon me Bashkësinë Ndërkombëtare si paqësore, "Kurti është ai që po bën presion mbi serbët e veriut", të cilët nuk kanë mundësi të jetojnë në Republikën e Kosovës, përderisa Vuqiqi i drejton ata që mos të marrin pjesë në zgjedhjet demokratike, sepse nuk e ka për qëllim stabilizimin e vërtetë. Qëllimi i vetëm i tij është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe për ta penguar funksionimin e shtetit dhe pastaj gradualisht t'i shpallë për shkëputje, nëse Gjykata Kushtetuese nuk e vlerëson në mënyrë reale dhe pa presion, sikur në rastin e themelimit të Gjykatës Speciale dhe vendimit për faljen e 24 hektarëve pronë e Manastirit të Deçanit, i cili u bë gjatë okupimit dhe suspendimit të Autonomisë së vitit 1989, e cila pas Amandamenteve Kushtetuese arriti një avancim të konsiderueshëm krahasuar me republikat tjera në ish-Jugosllavi, pra, të gjitha atributet e shtetit me një dallim, por esencial, që të mos ketë të drejtë vetëvendosje deri në shkëputje. Pa marrë parasysh, edhe një status i vogël minoritar, megjithatë, rreziku nga tentativa e shkëputjes nuk do të eliminohet. Bashkësia Ndërkombëtare, miqt tanë siç i quajmë ne, duhet të jenë në dijeni se një tentativë e tillë do të thotë një luftë e pamundur për t'u shmangur, sepse apetitet imperjaliste serbo-ruse asnjëherë nuk do të ndalet. Prandaj, Republika e Kosovës, për të jetuar në paqë, duhet të pregatitet për luftë. Këtë, mund ta arrijë duke forcuar fuqinë ushtarake, duke ndarë mjetet financiare shtesë dhe duke zhvilluar marrëdhënie të sinqerta dhe të shëndosha në bashkëpunimin rreth furnizimit me armatim të sofistikuar. Rritja dhe zhvillimi ekonomik janë garantia që udhëheqja kosovare duhet të vepronte ashtu siç po bën tani, megjithëse me një buxhet modest. Në këto momente kritike për sigurinë nacionale, janë bashkuar njerëz të paguar nga Serbia brenda dhe jashtë vendit, duke u bashkuar me ata që përpiqen të arrijnë interesat gjeopolitike të cilat janë edhe interesat tona, por barrën e vetme po e mbart një shtet i cili paraqiti gatishmërinë dhe pranoi të gjitha marrëveshjet e propozuara nga BE-ja, me qëllim që ato të realizohen hap pas hapi. Serbia, zyrtarisht i kundërvihet këtyre marrëveshjeve të cilat i refuzon, ndërsa miqtë tanë na drejtojnë pa mëshirë shigjetën, edhe me metodat më të dhunshme, përmes sanksioneve ekonomike, të cilat e rëndojnë rëndë qytetarin e zakonshëm në një situatë edhe më të rëndë ekonomiko-sociale.

Fatkeqësisht, Serbia ka gjetur mënyrën e marrjes së kalës nga brenda, prandaj, reagimet e disa shqiptarëve, për çështjen e dinarit, duket se i kanë goditur edhe ata, pasi marrja e dinarit në mënyrë ilegale, jo vetëm i pasuron pa tatim, por edhe i fsheh ato për të mos zbuluar, megjithëse, sipas reagimeve të tyre, ata mund të identifikohen lehtësisht pa lënë shumë gjurmë. I kanë rënë në gjurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat