Fëmijë pa prindër dhe mësuesë në mëshirë të partive politike

Opinione

Fëmijë pa prindër dhe mësuesë në mëshirë të partive politike

Nga: Kalosh Çeliku Më: 17 prill 2024 Në ora: 09:15
Kalosh Çeliku

Një ditë më parë, pas publikimit të shkrimit tim publicistik “Armiku Historik”, në mjetet e informacionit, ditën e nesërme pas lindjes të Diellit me rreze mbi Malin “Ҫelvjolcë” të Kërçovës, tre djelmosha të moshës njëmbëdhjetë vjeçare me këmbë e duar e shqelmonin derën e Kopshtit të shtëpisë sime, në lagjen ”Serovë” të Shkupit Historik. Posa, i pash rastërisht nga dritarja dola jashtë, dhe u them: çka e keni “hallin”, mos keni diçka për nevojë momentale? Lëmoshë. Limunadë. Ose, bozë. Mos them edhe çaj rusi.

-Jo, më përgjigjen. Po, ti: a je “musiliman”, apo katolik?

- Qesha. Nuk jam “musliman”, as katolik. Unë, jam shqiptar.

- Nuk të pyetëm, a je shqiptar. Por, a je “musliman”, apo katolik? Nuk ka Fe Shqiptare.

- Megjithatë, këtyre provokimeve fetare - partiake - politike, Unë: Megjithatë, jam shqiptar. Ehë, po: e ka thënë edhe, Vaso Pashë Shkodrani. Tashti ju kuptova. Dhe, po ju përgjigjem: Feja e shqiptarëve, është Shqiptaria. Nuk e kam thënë Unë, e ka thënë Vaso Pashë Shkodrani. Patjetër, edhe Nesër do jetë Fe Shqiptaria.

- Ne, nuk e dimë kush është ai Vaso Pashë Shkodrani. E, dimë, se: ka Fe islame. Nuk ka Fe Shqiptare. Përsëri, guximshëm më përgjigjen njëzëri tre djelmnoshat. Pastaj, edhe rebelohen: Ne, marrim edhe drogë.

- Fatkeqësi, kombëtare shqiptare. Veprim i gabuar i juaji personal si të rinj, dhe nxënës të shkollës fillore. Mirë, po: a, keni nënë dhe babë në shtëpi pranë oxhakut?! Mësuesë, dhe mësuese, në shkollë? Në cilën klasë jeni?

-Në klasën e njëmbëdhjetë. Dhe, i kemi edhe babë e nënë. E ti, a ke nënë e babë?

-Po, i kam ende gjallë mes varreve. E, do i kem në përjetësi. Edhe, pas vdekjes. Por, nuk e di se, a ka klasë të njëmbëdhjetë në shkollën fillore, në Republikën e Maqednisë Veriut?! E di, se në Jogosllavinë komuniste i kemi pasur katër klasë fillore, rrëzë “Ҫuke” me lisa. Edhe, atë në Katund, edhe katër klasë të tjera fillore tetëvjeçare. Tashti, në “demokraci”, e kemi edhe klasën e nëntë fillore. Sips rrugaçëve, e kemi edhe klasën e njëmbëdhjetë. Unë, gjatë shkollimit tim i kam pasur vetëm tetë klasë fillore. E, pastaj në Shkollën e Mesme Normale në Shkup, edhe katër vite. Disa vite të studimeve me punë, edhe në Prishtinë.

-Po, i ka njëmbëdhjetë klasë, sot shkolla fillore. Sa, i ke brenda ti në shtëpi, pyet njëri nga rrugaçët duke u përkundur e përdredhur bythët?

-Përsëri, qesha. E kam një klasë fillore, në Katund. Mijëra, ushtarë libra si sejmenë përmbrapa. Hë, për hë, isha vetëm Unë në Shtëpi. Dhe, librat e mi në Bibliotekë. Xhadia, që Dje: kishte ikur te fëmijët e posalindur në ndonjë podrum të kojshive. Edhe, pse: vite me radhë i kishte lindur fëmijët në shtratin tim, Dhomën e fjetjes. Tigri, kishte dalldisur pas ndonjë maci të kojshive. Tomi junior atë ditë kishte dalë në gjueti. Sot, vjen e hanë në shtëpi te Babai.

-E, a e kishe q... ti nënën time? Ndërhyri njëri nga tre rrugaçët.

-Jo, i përgjigjem. Unë, nuk q... plaka.

-Paske frikë, ë?

-Po, shkaku, se: nëna yte është plakë. Unë, kam q... gra edhe më të reja, dhe më të bukura se nëna jote plakë. Kohën e fundit q... vetëm kurtizane. Që, shkaku juaj provakaiv fetar - politik: nga sot do të q..., edhe burra me brekushe - dimi nëpër këmbë. Dhe, e tërhoqa pak jelekun e teksasit anësh nën setre.

-Ikni, bërtitën njëzëri rrugaçët, se: paska revole! Dhe, bythekrye, përfunduan në rrugë.

Rastin provokativ, nuk e denoncova në polici. Arsyeja, se: policia i di këto raste provokative fetare - politike si Dje, edhe Sot. Patjetër, duhet të marrë masa policore ligjore për qetësi nëpër lagjet e qyteteve në Maqedoninë e Veriut.

O burra e gra, merrni fëmijtë, mos i mbyllni brenda katër mureve, t’i nxirrni në rrugë! Dilni pak edhe në Natyrë! Maqedonia e Veriut, ka mjaftë vende aktraktive. Lumenj. Liqene. Dhe, male. Mos prodhoni lypës, dhe kriminelë. Po, dijetarë dhe shkenctarë.

Përçudi, Ditën e nesërme pranë portës time të Shtëpisë, nuk pash asnjë fëmijë plotë pordhë e piskamë. As, në mbrëmje. Siç duket, shkrimi im publicistik dhe “skandali” me tre rrugaçët në krye kishte dhënë rezultat pozitiv. Prindërit, fëmijët nuk i kishin hudhur në rrugë. Edhe mësueset dhe mësuesit i kishin nxjerrë në shëtitje mësimore, në Natyrë.

O burrani, dhe gra: bëni luftë të ashpër si politikanë për pushtet, pasuri personale dhe familjare, në shërbim të Shtetit “përbashkët”: Kryeministër shqiptar. President shqiptar, kur fëmijët tanë shqiptar ende i keni harruar rrugëve qorre. Mëshirën e pijeve narkotike. Përmëkeq, edhe nëpër bankat e shkollave fillore pa tekste dhe lektyra shkollore.

Shkaku se, Sot: burra dhe gra, i gjithë populli shqiptar u bëtë politikanë?! Lëmsh, i keni bërë profesionet. Gjatë pushimit mes orëve të mësimit, dhe kohës lirë në oborrin e shkollës: nuk kanë hapsirë për lojëra fëmijërore, edhe në shtëpi, fusha sportive, parqe gjelbërimi, livadhe. Aktivitete sportive, dhe kulturore. E, bëni fushatë parazgjedhore për “fitore” në pushtet. Politikë partiake, me të cilën duhet të shkojmë në Evropë. Dorën në zemër, kemi profesorë dhe doktorë të shkencave, por nuk kemi barinj të na i ruajnë dhentë fushave dhe maleve. Që, Ditën e Sotshme kemi fëmijë: me prindër, dhe mësuesë në mëshirën e rrugëve. Ardhmëri.

Po, a kemi Derë, përtej Ditës Nesërme?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat