Albin Kurti, lideri largpamës, i cili me saktësi i nuhat dhe i identifikon rreziqet që i kanosen shqiptarisë

Opinione

Albin Kurti, lideri largpamës, i cili me saktësi i nuhat dhe i identifikon rreziqet që i kanosen shqiptarisë

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 17 prill 2024 Në ora: 13:25
Albin Kurti

Kush thotë që shqiptarët nuk kanë përfaqsues të aftë, të zgjuar, të denjë politikisht dhe intelektualisht ai apo ata gabojne. Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti me plot të drejtë dhe me shumë meritë tani për tani duhet të jetë udhëheqësi i të gjithë shqiptarëve jo vetëmse këtu në Gadishullin e Ballkanit por edhe më gjërë nëpër botë ku jetojnë, punojnë dhe veprojnë të gjithë shqiptarët.

Ky them se me plotë të drejtë e meriton një status të tillë të udhëheqësit jo vetëmse politik por edhe shpirtëror të kombit shqiptar. Këtë ai e meriton për faktin se i njëjti tani për tani është politikani i vetëm që i ka nuhatur, zbuluar dhe i ka detektuar të gjitha projektet, proceset dhe rrethanat e dëmshme dhe të disfavorshme politike për shqiptarët në përgjithësi. Kurti kategorikisht që në fillim me plot të drejtë e refuzoi projektin famkeç Ballkani i hapur duke e cilësuar të njëjtin si të padobishëm, të panevojshëm si dhe të pa domosdoshëm jo vetëmse për Kosovën por edhe për interesat shqiptare në përgjithësi. Kjo gjë rezultoi si tejet e vërtetë dhe e qëlluar. I njejti me saktesine më të madhe ka folur dhe ka dhënë vlersime negative për Ballkanin e hapur.

Albin Kurti gjithashtu ka folur edhe për të metat e këtij procesi si dhe i ka shpjeguar dhe i ka elaboruar të gjitha këto gjëra me kohë dhe atë në momentin kur disa politikan shqiptar të cilët veten e tyre e quajnë dhe e konsiderojnë si shumë patriot të medhej të kombit, të njejtët çuditërisht në  shpejtësi pa bërë asnjë vleresim dhe  analizë të shëndoshe të argumentuar dhe me vend vrapuan që ta përqafojnë idenë e Ballkanit të hapur por Albini tha shkurt e çarte jo. I njejti të metat dhe anët negative të prjektit Ballkani i hapur i ka elaboruar dhe i ka shpjeguar tepër mire dhe shume saktë. Ky i detektoi dëmet dhe të këqijat nëse shqiptarët e perkrahin projektin në fjalë. Derisa përsëris dikush vrapoi dhe e përqafoi fuqishëm pa menduar as edhe një herë mirë.

Albini me plot arsye me kohe e hodhi poshte oferten dhe tha se Kosova nuk është e gatshme dhe nuk ka interes që të bëhet pjesë e tij. Për Albinin më me rëndësi se dhënia e perparsise  Ballkanit të hapur ishte dhënia e përparsise projektit të rëndësishëm   politik dhe gjeostrategjik Europjan Procesi i Berlinit. Albin Kurti që në fillim e ka refuzuar Ballkanin e hapur duke thënë se beson vetem në projekte të udhehequra nga BE siç është rasti me Procesin e Berlinit. Albin Kurti për veten ka thene se nuk i përket grupit të politikanëve që besojnë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit. Sipas Kurtit iniciativat ku nuk është i përfshirë Bashkimi Evropian nuk janë të sigurta, të qëndrueshme e as të dobishme. Albin Kurti është shprehur se beson në Procesin e Berlinit dhe në tregun e përbashkët rajonal që është pjesë e ketij procesi të rëndësishëm.

Kurti me tej ka shtuar se mendon se iniciativa të cilat nuk e kanë Bashkimin Evropian brenda nuk mund të jenë të sigurta, të qëndrueshme dhe të dobishme. Prandaj sipas tij më shumë duhet të theksohet nevoja e bashkëpunimit dypalësh brenda procesit të Berlinit sesa të flitet për projekte tjera. Unë kurrë nuk besoj në shenjtërinë e politikanëve por tani per tani Albin Kurti dallon shumë në raport me të gjithë politikanët shqiptar aktiv në skenën politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat