Puna e robit apo puna e rrogëtarit...?!

Opinione

Puna e robit apo puna e rrogëtarit...?!

Nga: Agron Shabani Më: 17 prill 2024 Në ora: 14:30
Autori Agron Shabani

I madhi Edvin Rama, i madhi Sali Berisha, i madhi Albin Kurti, i madhi Ali Ahmeti, i madhi Talall Xhaferi, i madhi ai tjetri...!

Këto janë parullat, sloganet ose recidivët e përditshme, neveritëse, pllakative, ataviste, paradoksale, reaksionare dhe anakronike të skribomanëve, grafomanëve, egomanëve, egopatëve ose anonimusëve të ndryshëm poltron, sërvil, nihilist dhe obskurantist të gazetave, portalëve ose mediave të tjera shqipfolëse e shqipshkruese, të cilët në mënyrë të vërbër dhe fanatike, vazhdojnë të përhapin dhe propagandojnë të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" mbi Edi Ramën, Sali Berishën, Albin Kurtin, Ali Ahmetin, Talalll Xhaferin dhe kështu me radhë!

Një "njeri ose politikan i madh" i kombit dhe atdheut tonë, i cili dikur kishte shërbyer si ushtar i thjeshtë në gardën e Josip Broz Titos në Beograd, një prej ditësh u kthye për pushim në atdheun ose vendlindjen e tij. U tubuan burrat e dheut në odë për t'a përshëndetur dhe pyetur për Marëshall Titon, Beogradin dhe kështu me radhë.

Kështu që "me çka po e hajke bukën dhe cka po pinte Marëshalli, o bal?!"; e pyeti dikush në odë.

"Beli vall´ha Marëshalli e hanë bukën me sheqer dhe pinë sherbet", u gjegj gardisti i Titos.

"I lumi ai për veti!, zukati ose ushtoi oda.

E ti me ç'a po e hanë bukën lumë bali?"; e pyeti dikush tjetër, duke ua rrudhur syrin të tjerëve në odë.

"Përzi burrat e dheut, si gardisti Titës në Beligrad, e ha nga një t´qime n´bythë - përditë në drekë, ndërsa në kaftjall lyej dhe ngjyej me eurockrem ose marmelatë.", u gjegj gardisti i Titos. Më falni në shprehje!

"La lahij vela; po lumi edhe ky për veti, po bajka sefa të madhE n´Beligrad si Tita, ejjj!" bërtitën burrat e tubuar në odë, duke ia rrudhur syrin njëri-tjetrit.

Çdo gjë që bëjnë Edvin Rama me Albin Kurtin, Ali Ahmetin, Talall Xhaferin etj... ngjanë në sintagmën, metaforën ose diabolën e njohur autoritare, totalitare, autarkiste, despotike, bolshevike, borxheze, skllavopronare ose feudaliste, sipas asaj se: "një ditë e keqe, e pavolitshme, dhe e ligë për rivalët, armiqtë, apo kundërshtarët e tyre, është një ditë e bukur, e lumtur dhe shumë e volitshme për Albin Kurtin, Edvin Ramën, Ali Ahmetin etj.

Kështu që ata vazhdimisht e shohin (zbulojnë) qiellin në ujë dhe peshqit (me kravata) në qiell.

Ndërkaq, rivalët ose kundërshtaret e tyre, vazhdimisht i fajësojnë lidhur me cizmet, opingat (zallogat), këpucat (kundrat) e ngushta, kalemin (lapsin) dhe situatat e pavolitshme për dështimet, fiaskot, pësimet dhe rëniet e tyre në metastazën ose maratonën e njohur pushtetmbajtëse, politike, karieriste etj.

Në Shqipëri, sa herë që u kruhet ose gicilohet Edvin Ramës, Lulëzim Bashës dhe "evladëve" (cunave) të tjerë të bllokut (kampit) tjetër: Sali Berishës, Edi Palokës, Ilir Metës dhe kalorësve ose gardianëve të tyre, vazhdimisht u shkon gjak hundëve.

Skena ose audienca e përgjithshme politike, ushtarake, shtetrore, nacionale, historike dhe patriotike e shqiptarëve; sikur janë të stërmbushura dhe mbingarkuara me heronj, antiheronj dhe heronj të ndryshëm tragjikomik.

Përderisa Edvin Rama, Albin Kurti, Ali Ahmeti, Talall Xhaferi etj... në mënyrë të "mrekullueshme" dhe shumë dehëse e fanatike, vazhdojnë të lozin rolin e "Tartufit" të Miolierit dhe "Faustit", gjegjësisht "Mefistofelit" të Göethes në kuptimin e filogjenisë, hipokrizisë dhe tragjikomedisë së njohur pushtetmbajtëse ose politike, gjatë atij shtegtimi të mundimshëm (si Sizifi i Homerit) nga një botë në një botë tjetër me plot e përplot drama të ndryshme faustiane, tartufiane, hamletiane etj....

Lëxoni, mësoni dhe kuptoni, o njerëz, sepse bëheni zot të vetvetës dhe fatit tuaj!" (Sokrati në "Apologjinë" e tij)

"Nuk janë me rëndësi ato që i shkruani ose i thuani, por t'i dini dhe kuptoni ato që i shkruani ose i thuani (flisni) publikisht." (Sokrati)

Në të kundërtën, përtej "dyshimit" ose "mosbesimit (ateizmit) të madh" në mes pozitës (pushtetit) dhe opozitës kosovare: E vërteta e njohur shqiptare ose kosovare, sikur i mbanë (bartë) të njëjtat lidhje, fije, raporte ose marëdhënie fillestare dhe 'ateiste' në raport me të pavërtetën ose gënjeshtrën serbo-turke...!!!

Dhe, kush fiton nga ajo "luftë infermale" ose enciklike në kuptimin e konkavës sundimtare ose politike mbi shqiptarët?

Fitojnë nacionalistët ose ultrashovinistët serb së bashku me bosët ose padronët e tyre në Moskë, Stamboll ose dikund tjetër që janë çuar lugat kundër lirisë (çlirimit), popullit, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, për të cilët intelektualët, patriotët, komandantët ose çlirimtarët shqiptar, janë të mirë vetëm të vdekur ose në burg.

Në të kundërtën, ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve.

Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër. (Stefan Zweig)

Ndonëse, sipas Herbert Hoverit, të moshuarit (të vjetrit), të marrët, të krisurit dhe të sëmuarit, gjithëmonë bëjnë, apo shpallin luftëra dhe konfikte të ndryshme, por janë njerëzit ose ushtarët e rinj ata që duhet të luftojnë dhe vdesin në luftë.

Ndaj, ajo që është e shoqëruar politikanët e ndryshëm me njëri-tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë, robërinë, nënshtrimin, nebulozen, stupiditetin, mediokritetin dhe vetveten e tyre në to.

Duhet patur kujdes optimal ose maksimal me ndjenjat, sentimentët, durimin, besimin ose pritjet e popullit shqiptar gjithandej. E sidomos në Kosovë!

Të flasim ose bisedojmë, kemi të drejt gjithëmonë ose vazhdimisht, ndërsa të nënshkruajmë ose vendosim, vetëm njëherë. Apo...?!

Politika dhe diplomacia shqiptare, duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të komplikuar, konfuze dhe kaotike të marëdhënieve dhe konstelacionëve të sotme botërore ose ndërkombtare.

Kosova (Prishtina) zyrtare, përmes tre (3) institucionëve më larta shtetrore ose nacionale (presidencës, ekzekutivit dhe legjislativit), duhet t' u thonë 'Jo' projektëve dhe planimetrive të ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike si "zajednica" apo "republikës serbe" në pjesën Veriore të Kosovës ose Mitrovicës.

E tërë kjo është në mbrojtje të rendit, ligjit, kushtetutës, si dhe të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj shtetëror, kombëtar, politik, juridik, territorial dhe gjeografik.

Duhet patur kujdes dhe vigjilencë maksimale ndaj projekteve, planimetrive, formulave dhe doktrinave ugurzeza dhe tepër makabre e funebre të Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Albin Kurti dhe kabineti i tij qeveritar, nuk bëjnë të ngjajnë Josip Broz Titos dhe pushtetit të tij!

Liri në art, liri në kulturë, letërsi dhe informim, liri, drejtësi dhe barazi në punë, karierë ose profesion, liri në familje, liri në popull, shtet dhe shoqëri etj... këto janë ato qëllimet, motivet, idealet dhe vizionet e shumëfishta ose kryesore për të cilat ia vlen të luftohet, vdisët dhe sakrifikohet.

Ndryshe nga kjo, forma ose mënyra më e lehtë për t'i përballuar dhe tejkaluar dhembjet, plagët, fatkeqësitë ose sfidat e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përserisni gabimet ose mëkatet e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobtë ose më të mjerë se sa ju.", tha dikur Talesi, duke shtuar se: "Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak."

Ligjët e shumicës dhe opozitës parlamentare ose politike në kohë krizash të ndryshme shtetrore ose nacionale, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike, shkrihen dhe bëhen bashkë si një.

Ndërkohë që sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit, fryma liridashëse, reformatore, përparimtare, shtetformuese dhe patriotike e një populli përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmerinë e tij. Çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqëndrim eventual nga maksima ose formula e lartëpërmendur hegeliane, e ç'veshin dhe ç'armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.

U mor vesh se disa politikanë nuk e kanë si të thuash aspak të vështirë që edhe sekretet më të larta familjare, shtetrore, nacionale, politike dhe ushtarake t'i bëjnë publike. I shesin falas para të huajve.

Kështu që ata dy "burerat e dheut" e kapën, u rrahën ose përgjakën dikur me veti për një bajgë mbi urën e gurit, duke i thënë një tjetri, jo baglën e ka bërë pela, jo kali!!!

Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

Çdo njeri normal dhe racional në këtë botë, i cili i ka vetëm dy fije truri në kokën e tij, dhe i ka lexuar vetëm dy faqe libri ose gazetë gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë qëllimin final të "Ballkanit të hapur" ose "minishengenit ballkanik" së bashku me "ringjalljen" ose rifaktorizimin e idesë retrograde, infantile, patologjike, paradoksale dhe anakronike mbi ndryshimin ose korrigjimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndarja e Kosovës Veriore ose e Mitrovicës, puçja ose bashkimi i "rripit" të Trepçës me Borin e Majdanpekun, dhe në fund ndarja përfundimtare e Kosovës ose krijimi i një "konfederate ballkanike" të pilotuar nga Serbia me anën e një "masonëve të ndryshëm shqiptar ose kosovar".

Çfarë fshihet brenda lozhës masonike ose oligarkiste, dhe se çfarë planësh kanë ata për Kosovën, shqiptarët dhe të tjerët, janë vetëm supozime, spekulime dhe hipoteza të ndryshme anarkoteorike, imagjinare ose fiktive, pasi sekretet e tyre ruhen në mënyrë perfekte.

Prandaj, edhe enigma ose problemi më i madh mbetet sekreti ose fshehtësia e tyre misterioze ose enigmatike.

Edhe pse të gjithë, në mënyrë kategorike e mohojnë këtë fakt, duke u arsyetuar se të gjitha veprimet e tyre janë të hapura ose publike, dhe se të gjitha publikohen ose bëhen publike së bashku me profitin ose rezultatin final të angazhimit ose kontributit të tyre në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej.

Lidhur me fshehtësitë e njohura masone pos tjerash thuhet se: "masonët besojnë se çdo fshehtësi që “besohet” ose shkruhet me ngjyrë dhe në letër gazete, dhe transmetohet në etër, apo në pultin e transmetimit radio-televiziv, nuk është më fshehtësi ose sekret i lartë.

Ndaj, edhe çelësi i suksesit të tyre, substancën ose esencën e ka në fshehtësi, diskrecion ose misteriozitet. Edhe "drafti juridik i asociaciacionit" etj.

Sipas masonëve, pos figurave ose ngjarjeve të njohura biblike, fshehtësitë e jetës ose “shkëndijat e dritës” i ka ditur vetëm i Urti Moisi, të cilit ia ka zbuluar (shpallur) në Sinaj, Arkitekti i Madh i Gjithësisë, duke ia dorëzuar pllakat me këto fshehtësi...

Këto fshehtësi (lexo: sekrete misterioze ose enigmatike): Moisiu ua zbuloi 70 urtakëve.

Edhe librat e Moisiut janë shkruar në gjuhën kabalistike, andaj fshehtësitë e tyre mund të zbulohen, vetëm përmes interpretimeve mistike, të cilat sot, si besohet, i njohin vetëm rabinët dhe masonët. Mmbase, vetëm për njohësit e gjuhëve të pakuptimta, të përziera ose aglutinative.

Se këndejmi, në çdo çast, çdo moment, në çdo veprim ose reagim të tyre (qofshin ato edhe kundër interesave me të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike etj.)-ata janë mbi ligjin, shtetin, pushtetin etj....Sepse, janë anëtar të rregullt ose sekret të klubit ose "llozhave të larta" të oligarkisë dhe masonerisë botërore.

Plus janë milioner, miliarder ose multimilioner funksional, politik, partiak, parapolitik, asocial ose parazit, të mbrojtur ose imunizuar nga ligji.

P. S. S'do mend se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologët e tij gjithandej, i kanë ringallur dogmat ose "formulat" e dikurshme imperiale, kolonialiste, cariste, pentarkiste ose neotomanike si " Europe and the People Without History", " Europe and the New Colonial Ecquality" dhe të ngjashme.. ku serbët, rusët, turqit dhe të tjerët, prap ndjehën "lojtar" ose "akter" të privilegjuar si dikur.

Në instancë të fundit edhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edvin Rama, besoj se e ka të qartë rolin dhe pozicionin e Shqipërisë ndaj Kosovës në panoramën ose 'masivin' e marëdhënieve dhe raportëve botërore ose ndërkombtare, e cila do duhej të ishte e njejtë ose analoge me modelin e njohur të marëdhënieve të Gjermanisë dhe Austrisë si dy shtete simotra, homonime (gjermane), të pavarura, sovrane, integrale dhe tepër të respektuara kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat