Ramushi i shpenzonte rezervat ‘veç që mu ka tekë’, pse po hesht Rozeta Hajdari për rezervat shtetërore?

Opinione

Ramushi i shpenzonte rezervat ‘veç që mu ka tekë’, pse po hesht Rozeta Hajdari për rezervat shtetërore?

Nga: Faton Mehmeti Më: 17 prill 2024 Në ora: 16:39
Autori Faton Mehmeti

Rezervat shtetërore nuk kanë histori të mirë nga ata që duhet të jenë të kujdesshëm. Së fundi po flitet shumë për rezervat shtetërore, ndonëse historia e keqe e menaxhimit daton qysh herët. Në kohën e PAN, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, me anë të disa vendimeve, kishte shpenzuar pothuajse të gjitha paratë e planifikuara në vlerë prej 4.8 milionë euro nga Rezerva Financiare e Buxhetit të Kosovës për vitin 2018. Në mesin e ndarjeve të parave nga rezervat ishte edhe ndarja e 300 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve të 1,500 veteranëve për pushime verore në bregdetin e Shqipërisë.

Gjithsesi, kjo nuk duhet të shërbejë si arsye për qeverinë e tashme për të vazhduar këtë 'traditë'. Së fundi, ministrja Rozeta Hajdari është intervistuar nga Prokuroria Speciale, e cila përmes një komunikate ka bërë të ditur se ministrja është mbrojtur në heshtje, lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata një burimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur.

Fjala ishte për miell, sheqer, e vaj. Malli është paguar por nuk ka arritur, derisa kompania nga e cila është blerë ky mall është 'zhdukur'. Sigurisht që prokuroria duhet të bëjë punën e saj, vazhdimi i hetimit dhe nxjerrja përfundimtare e fajtorëve para drejtësisë është e nevojshme. Kushdo që ka dorë të merr dënimin e merituar, duhet të dënohet.

Duhet edhe kryeministri Kurti të jetë i shqetësuar, nuk ka nevoja për Ramusha, por për njerëz kursimtarë dhe që i shërbejnë vendit me nder dhe dinjitet."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat