Vazhdon terrori i shtetit terrorist

Opinione

Vazhdon terrori i shtetit terrorist

Nga: Milazim Maraj Më: 17 prill 2024 Në ora: 16:57
Autori Milazim Maraj

Dje në Strasburg Serbia pësoj humbjen politike të radhës nga Kosova. Kosova beri hapin e dytë të suksesshëm drejt KE. Plotë angazhime kundër, kërcënime, korruptime, premtime serbe përfunduan më një fiasko ashtu sikur e meritonte. Bota po ecën mbarë edhe shqiptarët e terrorizuar me shekuj tani më të lirë, po ecën në hap me botën.

Kështu të kulturuar, të civilizuar, human sikur ishin tradicionalisht po vazhdojnë të kultivojnë vlera njerëzore për veti dhe të gjithë Evropën. Këtë vlerë e kanë vlerësuar deputetët e AP të KE. Serbia edhe në këtë rast doli me pikëpamjet e saja gjenocide, përfaqësoj Serbinë origjinale të kalitur për krime, agresione, plaçkitje dhunime dhe vrasje.

Frika e madhe për ka kapluar Serbinë dhe qeverinë e sajë kriminale tani kulmoj në këtë mbledhje. Përveç kësaj kjo krijesë fatkeqe për Evropën e dhe botën po tregon rezultatet e një orientimi antinjerëzor që e ka pas shumë vite më herët ndaj fqinjëve të saj. Tregon se bekimet e klerit serb janë mallkim për popujt që jetojnë afër tyre. Kjo po ashtu tregon se shkolla serbe nuk edukon, por mëson gjeneratat e veta të vajtojnë, të armiqësohen me të tjerët, nuk i edukon për bashkëpunim dhe mirëqenie për të gjithë. Më pa mundësi për të gënjyer më tutje, për të bindur të tjerët duke e fshehur realitetin, duke paraqitur viktimat si terrorist dhe terroristet viktima tani doli haptas më terrorin e ri ndaj udhëtarëve shqiptarë. Mbrëmë më 16.4.2024, nga ora 2300 ka ndalë udhëtarët shqiptarë që po kalonin transit nëpër Serbi. Hakmarrje në ata që nuk kanë faj. Ndoshta ata edhe nuk e dinë fare që Kosova po pranohet në KE. Mbi 2000 udhëtarë burra, gra e fëmijë udhëtarë mbahen peng pa ngrënë dhe pa pirë që 16 orë.

Ky është Vuçiq, ky është shteti serb. Sa herë që përmendet shteti serb fqinjët i përkujtojnë të vrarët, të masakruar, të djegur dhe të dhunuar nga ushtria serbe. A mund të arsyetoj humbjen e djeshme më terrorin ndaj udhëtarëve shqiptarë që po udhëtojnë në Kosovë. Apo e pengon kthimi i tyre në Kosovë, nga se ka shpresuar që ata të mos kthehen më kurrë. Bota duhet ta kuptoj një herë dhe mirë së Serbia është shtet gjenocidal, që mbanë mbi vete shumë krime për të cilat nuk është dënuar kurrë.

Tani më pranimin e Kosovës në KE do të dalin në tavolinën e drejtësisë ndërkombëtare krimet serbe që do ta rrëqethin botën demokratike. Tanket serbe në Bujanoc dhe për rreth kufirit të Kosovës tregojnë dhe dhëmbët serb ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe jo vetëm shqiptare. Lëvizjet me ushtri dhe taktikat e tilla po vazhdojnë që nga pas lufta. Por kjo nuk e frikon askënd. Serbia nëse hynë në këtë aventure bënë mirë së do të kryhet një herë dhe përgjithmonë problemi i Gadishullit Ilirik (Ballkanit). Kështu do të çlirohen të gjithë qytetarët e këtij gadishulli duke përfshirë edhe ata pak serbë që nuk duan luftë dhe nuk janë për terror ndaj të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat