Për BDI-në më mirë do të kishte qenë të konkurronte me forcat e veta sesa me Thaça, Sela, Rexhepa e Hoxha

Opinione

Për BDI-në më mirë do të kishte qenë të konkurronte me forcat e veta sesa me Thaça, Sela, Rexhepa e Hoxha

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 prill 2024 Në ora: 21:41
Sulejman Mehazi

 

Për BDI-në më mirë e më e sigurt do kishte qenë sikur të dilte me forcat e veta sesa me Thaça, Sela, Rexhepa e Hoxha.
Në zonë 5 në krye të listës zgjedhore bartës janë dy më të urrejturit para qytetarëve, Ziadin Sela dhe Musa Xhaferi, është e turpshme për qytetarët e Strugës të votojnë tipa të tillë.
Në zonën 6 ku fitohen zgjedhjet, BDI-ja në krye të listës për deputetë ka vënë mishera të huaj, në këtë zonë me nr. 3 në vend  të Merita Mustafait që është aktiviste e BDI-së që nga krijimi i partisë ka vënë të huajën e ASH-së, Ilire Dautin, në nr.4 është Menduh Thaçi i huaj, si shihet për BDI-në në zonën 6 më shumë kanë vlerë kandidatët jashtë BDI sesa brenda BDI-së.
Pse në zonën 6 nuk është Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së njëkohësisht dhe Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti?, pse në zonën 6 nuk është edhe nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi?
Pyesim BDI-në, për cilët do kishin votuar më shumë, për Faton Ahmetin, Bajram Rexhepin, Merita Mustafain apo për Thaçin, Dautin, Selën dhe Xhaferin.

Shtojcë:
Pas zgjedhjeve mos i fajësoni votuesit, por veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat