Ishte një kohë kur Vuçiq dhe kriminelët e kabinetit të tij krekoseshin se, nuk do të lejonin poshtërimin e Serbisë e të popullit serb.
Po, çfarë ndodhi tash ? Propaganda, dërgimi i letrave diplomatëve evropian e institucioneve ndërkombëtare si dhe komisionet e Vuçiqit, nuk arritën që ta pengonin pranimin e Kosovës në KE.
Si të arsyetohet tash Vuçiqi, Daçiqi, Dodik, Vulin etj. para popullit serb. E humbën durimin. Startuan në mënyrë euforike, të hakmerren ndaj shqiptarëve: me ndalesat e udhëtarëve në kufijtë e Serbisë.
Nga një hakmarrje e tillë e pakontrolluar dhe raciste reagoi edhe zonja Von Cramon, nga Parlamentin Evropian, e cila i kërkoi Vuçiqit: ta ndërpres turpërimin e mëtutjeshëm të Serbisë.
Vuçiq kërkon që nuk do të lejoj turpërimin e popullit dhe shtetit serb, kurse nga Evropa i kërkojnë atij që ai ta ndërpresë poshtërimin e mëtutjeshëm të Serbisë. Absurditet dhe kontrast. Kjo s´ishte dëgjuar deri më tani. Ky është një dimension i ri i dështimit të Vuçiqit.
Tash i mbetet popullit serb se çfarë do të ndërmarrin kundër tij, pas dështimeve të njëpasnjëshme. I njëjti fat duhet ta pres edhe Daçiqin i cili çdo javë deklaronte se kush e tërhoqi dhe kush do ta tërheq njohjen mbi Kosovën.
Për dështimet e politikës së Vuçiqit dhe Daçiqit duhet të gjendet edhe fajtori. Cili duhet të jetë ai përpos Albin Kurtit, po si të veprohet kundër tij, kur Serbia s´ka pushtet në Kosovë?
Kujt t´i ankohemi, kur Rusia po ballafaqohet me ekzistencën e saj. Aleancat të cilat i kishim me shekuj janë zbehur. Ato funksiononin vetëm me fuqinë e Rusisë, kurse kjo nuk ekziston më.
T´i lutemi zotit, as kjo nuk do të na ndihmoi Kishën Ortodokse serbe, e cila vepron njësoj si ideologjia islamiste. Kemi mbetur vetëm. Armatime po blejmë çdo ditë, po kush t´i përdor, ku t´i marrim njerëzit. Jemi rrezikuar nga shqiptarët, nga Shqipëria e Madhe. Këtë po e themi me decenie, po s´po na merr askush seriozisht.
Ndoshta do të ndodh mrekullia që Trump dhe Grenell t´i fitojnë zgjedhjet presidenciale, po edhe Trump po ballafaqohet me akuza të njëpasnjëshme, (tash edhe pornografike) që shumë lehtë mund të përfundoj prapa grillave.
Ndoshta e vetmja mundësi do të më mbeten serbët e Kosovës që të ngriten dhe t´i kundërvihen Prishtinës.
Ne do t´i ndihmonim me armatime dhe me njerëz. Rreziku është se ne zyrtarisht s´do të guxonim të intervenonim me ushtri, sepse NATO do të na bombardonte sërish, e ky do të ishte fundi im. Rreziku është se do të më dërgonin edhe në Hagë.
Çfarë plane tjera mund të thuri ? Më mbytën tash edhe largimi i Lajçakut dhe Borrellit. Me ta arrita që ta sanksionoja Prishtinën, kurse me misionarët e tjerë s´është asgjë e sigurt.
Kurti ka marr hov. Do t´i bind që edhe Asociacionin ta anuloj. Ky do të ishte, mbarimi i Serbisë. Rusi, oj Rusi, çka na bëre në momentet vendimtare. Sikurse mos të largonin ty nga KE, nuk do ta pranonin Kosovën.
Aq sa na ke ndihmuar në të kaluarën, tash po na hakmerren. S´di se ku do të ndalen. Ishte vetëm iluzion shpresa në fitoren e Rusisë mbi Ukrainën. Nuk i pranova as sanksionet, duke shpresuar në premtimet e Putinit, po ai dita ditës do të dorëzohet.
Me premtime të rrejshme sikurse unë mburreshin edhe Dodik e Vulin se do ta pushtonim Ballkanin, po barka jonë po shkon drejt fundosjes. Pyetja është, ku do të përfundoi unë? …
Mars – Rover (Satirë)