SHBA dhe BE kur do ta kuptoni që Serbia është gjenocidale dhe Aleksandër Vuçiqi psikopat?!

Opinione

SHBA dhe BE kur do ta kuptoni që Serbia është gjenocidale dhe Aleksandër Vuçiqi psikopat?!

Nga: Rexhep Torte Më: 18 prill 2024 Në ora: 14:41
Rexhep Torte

Kur do t’i sanksiononi Serbinë gjenocidale dhe kriminnelin Aleksandër Vuçiq që vazhdimisht po e kërcënojnë Kosovën,por po ju kërcënojnë e fyejnë edhe juve?!

Kur do ta kuptoni që Serbia gjenocidale duke ju ofenduar e kërcënuar edhe juve po e rrezikon edhe demokracinë globale?!

Serbia gjenocidale nga mesnata e ditës 16 prill 2024 me arrogancë brutale dhe mospërfillëse të rendit ndërkombëtar për lëvizjen e lirë të njerëzve,bllokoi padrejtësisht më shumë se 2000 udhëtarë shqiptarë në vendkalimet kufitare Kroaci-Serbi,Hungari-Serbi dhe Serbi-Kosovë dhe ende po i mban të arrestuar 10 nëpunës policorë të Kosovës,që ishin udhëtarë në këto autobusë.

Kjo sjellje kryeneçe e mospërfillëse e Serbisë erdhi si rezultat i votimit më 15 prill 2024 pro Kosovës ne Seancën e Asmblesë Parlamentarë të Këshillit të Evropës, ku për pranimin e Kosovës në KIE votuan 131 deputetë,11 ishin kundër dhe 9 deputetë apstenuan, përkundër përpjekjeve të Serbisë gjenocidale me të gjitha mënyrat mashtruese dhe të pista diplomatike,që të pengohet e drejta dhe e vërteta e Kosovës demokratike.

Krimineli Alekandër Vuçiq në fjalimin e tij në një kazermë ushtarake në Beograd me rastin e promovimit të flamurit special ushtarak “KOBRA” për njësinë policore ushtarake, më datë 14 prill 2024, me fjalorin e tij mënçmues e poshtërues i ofendoi rëndë SHBA-të,Mbretërinë e Bashkuar,Francën dhe Italinë,duke i quajtur mashtrues dhe naivë.

Krimineli Aleksandëër Vuçiq me këtë rast paralajmëroi dhe i kërcënopi shqiptarët “se Gjykata Speciale e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë,ditëve në vijim do të veprojë sipas ligjit”,që don të thotë se secili që e shkel Kushtetutën e Serbisë,kushtetutë e cila është që në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq,do të burgoset.

Krimineli Alekandër Vuçiq përveç Kosovës i kërcënoi edhe fuqitë e madha që e mbështesin miratimin e Rezolutës së OKB-së për gjenocidin që Serbisë që e kreu në Srebrenicë e që pritet të miratohet më 5 maj në KS të OKB-së.

SHBA dhe BE,pse po e toleroni Serbinë gjenocidale që tashmë dy vite nuk po ju përfill fare dhe nuk po I vendos sanksione Rusisë gjenocidale,por përkundrazi po i forcon edhe më shumë marrëdhëniet vëllazërore që i ka me Rusinë?!

Pse po e toleroni Serbinë gjenocidale që me paratë që poi aa jepni ju në formë investimesh,Serbia po blen armatime në Rusi dhe në Kinë?!

Pse lejuat që Serbia gjenocidale nëpërmjet pakicës serbe në Veri të Kosovës ta zhvillojë tërë atë kontrabandë ilegale të mallrave,që ka për qëllim dobësimin e ekonomisë së Kosovës?!

Pse lejuat të sulmohen policia e Kosovës,KFOR-i,EULEX-I dhe gazetarët në Veri të Kosovës nga bandat e armatosura iolegale serbe?!

Pse lejuat që te Manastiri Banjskë në Zveçan të sulmohet ppolicia e Kosovës ku mbeti i vrarë në detyrë Afrim Bunjaku polici i Kosovës?!

Pse edhe pas konfiskimit nga policia e Kosovës të tërë atij armatimi të terroristëve serbë dhe të autoblindave serbe,të cilat edhe u ekspozuan për t’i shikuar publiku,nuk ndërmorrët asnjë hap që të saknsionohet Serbia gjenocidale,e cila e organizoi këtë sulm terrorist?!

Pse lejuat që Millan Radojçiq-kryekrimineli i këtij sulmi terrorist në Veri të Kosovës,të jtojë i lirë në Serbi sëbashku me terroristët e tjerë që e shoqëronin?!

Pse lejuat që Millan Radojçiq ta kërcënojë Kosovën me sulme të tjera në të ardhmen, natyrisht me urdhër të kriminelit Aleksandër Vuçiq?!

Pse edhe pas dërgimit nga Kosova të të gjtha provave të këtij sulmi terrorst serb te Mnastiri Orthodoks Serb Banjskë te Zveçani,nuk e sanksionuat Serbinë gjenocidale për këtë sulm të organizuar terrorist,dhe pse nuk e detyroni Serbinë gjenocidale që krykriminelin Millan Radojçiq ta arrestojë dhe ta dërgojë para organeve të drejtësisë në Kosovë?!

Pse e sanksionuat Kosovën-shtetin më demokratik në Evropë,e cila e ka Kushtetutën më demokratike në Evropë,Kushtetutë e cila të gjithë banorëve pa marrë parasysh etninë e tyre u garanton të drejta të barabarta?!

Pse nuk po e sanksiononi Serbinë gjenocidale për të gjitha sulmet e shantazhet që ia ka shkaktuar dhe po ia shkaton Kosovës?!

Pse po këmbëngulni që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe,kur secili njeri normal e kupton se kërkesa e Serbisë për themelim in e Asociacionit është të krijojë themelet e pushtimit të Veriut të Kosovës që ka pasuri të begata nëntokësore e mbitokësore?!

Pse lejoni që në dialogun Kosovë-Serbi tashmë 12 vite Serbia po shantazhon Kosovën,gjë që e dëshmoi edhe me Marrëveshjen e Ohrit dhe të Aneksit të zbatimit të saj mbi bazën e propozimit Franko-Gjerman,marrëveshje të cilën krimineli Aleksandër Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë me kryneçësi, mospërfillje dhe arrogancë?!

Pse lejuat që dialogu Kosovë-Serbi të udhehiqet tshmë 12 vite nga pro serbët Ketrin Eshton,Frederika Mogherini,Johanes Hahn,Joseph Borrell dhe Miroslav lajçak nga BE,dhe John Boltn,Richard Grenel,Matheë Palmer,Gabriel Escobar,Antony Blinken dhe Robert Obrien nga SHBA, të cilët e kushtëzuan dhe po e kushtëzojnë vetëm Kosovën,ndërsa e favorizuan dhe po e favorizojnë Serbinë gjenocidale?!

SHBA dhe BE favorizimin dhe ndihmën financiare që po ia japin Serbisë gjenocidale,e arsytojnë gjoja për ta joshur Serbinë kah Perëndimi,por kjo nuk do të ndodhën kurrën e kurrës,për të vetmin fakt se Serbia gjenocidale,serbët gjenocidalë dhe Kisha gjenocidale Orthodokse Serbe,kanë lidhje vëllazërore shekullore dhe janë të një karakteri e morali gjenocidal.

Koha do ta dëshmoljë se SHBA dhe BE në dialogun Kosovë-Serbi,duhet të caktojnë diplomatë të ndershëm e dinjitozë që të dijnë ta ta kuptojnë se Serbia është gjenocidale dhe me synime eksapansioniste,ndërsa Kosova është demokratike dhe besnike pro SHBA dhe pro BE dhe pro NATO.

Pranimi I Kosovës në NATO dhe armatosja e nevoshme e Kosovës është përgjigja më e mirë ndaj Serbisë gjenocidale dhe ndaj Rusisë gjenocidale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat