Qeveria Kurti, Parlamenti dhe Presidenca duhet t’i ndërprejnë bisedimet me Serbinë. Kosova nuk i ka borxh Serbisë por Serbia i ka borxh Kosovës deri në Beograd

Opinione

Qeveria Kurti, Parlamenti dhe Presidenca duhet t’i ndërprejnë bisedimet me Serbinë. Kosova nuk i ka borxh Serbisë por Serbia i ka borxh Kosovës deri në Beograd

Nga: Ragip Mexhuani Më: 18 prill 2024 Në ora: 15:49
Ragip Mexhuani

Bisedime-negociata-dialog-marrëveshje-kompromis e veçanërisht Asociacion do të thotë copëtim i Kosovës nga Serbia, si në Bosnjë (Republika Serbe). Asnjë shtet në botë pas ndarjes nuk ka biseduar me atë shtet apo me ato bashkësi shtete që ishin bashkë, si në Jugosllavi, BRSS, etj. Më 1991-2 nuk bisedoi Sllovenia. Nuk bisedoi as Kroacia me Maqedoninë që ishin fqinjë me Serbinë. Nuk bisedoi as Mali i Zi që ishte bashkë me Serbinë deri në maj 2006. Nuk biseduan as Çekia me Sllovakinë që u ndanë më 1993. Nuk biseduan as 15 republikat e BRSS-së që u ndanë më 1991. Bosnja u copëtua pse ishte shumicë muslimane. Ashtu Kosova me shumicë shqiptare bisedon 25 vjet me Serbinë. 

Asociacione ka në tërë botën. Por Asociacioni serbë njëetnik në Kosovë do të thotë okupim i Kosovës, ndarje, copëtim. Në kohën e Jugosllavisë-Serbisë së vjetër nga viti 1922-1929 Kosova ishte e ndarë në 5 krahina: Krahina e Zetës, e Rashkës, e Vranjës, Krahina e Shkupit dhe Krahina e Kosovës (në Kosovë). Nga viti 1929-1941 Kosova ishte e ndarë në 3 Banovina: në Banovinën e Vardarit, të Zetës dhe në Banovinën e Moravës. Pas LDB Rankoviqi, Millosheviqi dhe tash Vuçiqi përmes formimit të komunave me shumicë serbe tani Asociacioni (bashkimi i këtyre komunave) qëllimi është okupimi ose të paktën copëtimi i Kosovës.

Pas luftës së DB, në kohën e Rankoviqit deri më 1953 Kosova i kishte 195 komuna, nga viti 1955 Kosova i kishte 82 komuna. Më 1963 Kosova zbriti në 28 komuna. Pas shkarkimit të Rankoviqit deri në ardhjen e Millosheviqit në pushtet, rreth 20 vjet Kosova i kishte 22 komuna, ishte vetëm një komunë me shumicë serbe Leposaviqi. Posa erdhi Millosheviqi në pushtet i krijoi në Kosovë 8 komuna të reja (shumicën serbe). Pas luftës 1998-9 u vazhdua rruga e Rankoviqit dhe Millosheviqit. U formuan edhe 8 komuna me shumicë serbe. Kosova u bë me 38 komuna multietnike (13 komuna me shumicë serbe dhe 45 kisha-manastire serbe zona të mbrojtura me status special). Në Kosovë u formuan 58 minishtete serbe. 34 shtete me sip. janë më të vogla se sa Kosova, 56 shtete me popullsi janë më të vogla se sa Kosova dhe 101 shtete anëtare të OKB-së janë më multietnike se sa Kosova dhe nuk quhen multietnike. 

Opozita e tashme 20 vjet në pushtet, e ka tradhëtuar popullin dhe Kosovën. Çka ka kërkuar Serbia kjo opozitë me ndërkombëtarët kanë pranuar në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës. Ardhacakët serbë me regjimet e tyre fashiste-gjenocidale janë bërë shtet në tokat shqiptare duke u zgjëruar dhe duke i shpërngulur me dhunë shqiptarët nga Beogradi dhe nga e tërë Serbia. Edhe historiografia objektive serbe e pranon që Serbia është bërë shtet duke pushtuar tokat shqiptare. (vj. shih Librin dhe hartën Hronika Kosanice, Kurshumlia 1996 aut. Milojko Maksimoviç - Damjan. f.258)!

Serbia që nga viti 1815-1833 u zgjerua me 24.000 km2, Përsëri, më 1833 Serbia u zgjerua me 13.510 km2. Në vitin 1878, në Kongresin e Berlinit shteti serb u zgjerua me 10.489 km2. Më 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër ajo u zgjerua me 10.908 km2. Në Kongresin e Berlinit, Kancelari gjerman Bis Marku e mohoi ekzistencen e kombit shqiptar. Poashtu edhe Kryetari i Konferencës së Ambasadorëve në Londër ministri i jashtëm britanik Eduard Gray kishte deklaruar : “Ne jemi të detyruar ta flijojmë popullin shqiptarë për hirë të paqes evropiane”! 

Shqipëria nga mbi 100 mijë km2 mbeti në 28 mijë km2. Pellazgët-shqiptarët kanë qenë populli më i lashtë dhe më i madh në Evropë, kurse tani jemi populli më i dëmtuari dhe më i ricopëtuari. Gjuha më e lashtë që flitej atëherë kudo në botën e njohur ishte gjuha pellazge, një gjuhë universale e gjithë racës së bardhë. Djepi i racës së bardhë ishte vetë Evropa. Ka pasur në Evropë dhe në Azinë e Vogël shkronja pellazgjike. Evropa emrin e ka nga pellazgët-shqiptarët.(Robert d’ Angely).

Gj. Kastrioti-S.Beu e ka mbrojtur krishterimin evropian nga turqit. Politikanët e Evropës ia kanë ndërruar emrin Gadishullit Ilirik për të na mohuar të kaluarën iliro-pellazge. Që nga 1808 G.Ilirik quhet Ballkan. Pastaj, Evropa dhe Rusia më 1878 e bënë shtet Serbinë, Greqinë dhe Malin e Zi në tokat shqiptare dhe sërish më 1913 i zgjeruan këto tri shtete në trojet shqiptare. 

Evropa pellazgjike duhet të kërkojë falje shqiptarëve dhe t’i përmirësojë gabimet tragjike për copëtimin e Shqipërisë. 

Qeveria Kurti, Parlamenti dhe Presidenca duhet ti ndërprejnë bisedimet me Serbinë. Duhet kërkuar gjendjen e Kosovës përpara ardhjes së Millosheviqit në pushtet (gjendjen në Kosovë sipas Kushtetutës 1974, ku Kosova ishte e barabartë me republikat tjera jugosllave). Serbia e Millosheviqit më 1989 e okupoi Kosovën. GJND-ja më 2010 e njohu pavarësinë e Kosovës edhe në bazë të Kushtetutës 1974. Duhet kërkuar shpërbërjen e komunave me shumicë serbe që nga koha e Millosheviqit. Duhet kërkuar shfuqizimin e Asociacionit. Duhet kërkuar shfuqizimin e statusit special për kishat-manastiret kinse serbe, të cilat ishin shqiptare. Pastaj duhet kërkuar kthimin e 2.500 -8.000 hektarë tokë nga Maqedonia dhe kthimin e 8.270 ha nga Mali i Zi. Dhe së fundi duhet kërkuar kthimin e rreth 12 mijë shqiptarëve në Veri të Mitrovicës dhe kthimin e serbëve autoktonë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat