Shkupi i mbuluar me ferexhezeza

Opinione

Shkupi i mbuluar me ferexhezeza

Nga: Kalosh Celiku Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:54
Kalosh Celiku

Fatkeqësi e partive politike shqiptare, në pozitë e opozitë?! Përderisa, dje: “Ҫairi” i Shkupit mbuloheshte me ferra e tela gjëmborë, sot: mbulohet me pallate dhe bërllok mes gjelbërimit. Në atë lagje kam jetuar rreth tridhjetë vite, falë pasurisë të Babait, por kur e shoh në këtë gjendje të mjerueshme me pak shpirt, më vjen t’i vjell edhe zorrët e barkut. Është, për ta vajtuar me gra Zajazi. E shktërruan partitë politike shqiptare për pushtet, dhe pasuri gjelëbrimin me kryetarë komune shqiptarë. I prenë pemët. Dhe, brenda një nate lindën si këpurdhat pas shiut pallate brenda parqeve, dhe varreza të automobilave, shtruar me beton. Kryetarë të Komunës “Ҫairit” shqiptar, që Sot: kanë sy e faqe të kërkojnë votën e lirë për “fitore”?!

Përçudi, para fushatës parazgjedhore presidenciale dhe parlamentare, edhe me parkingje private të varrezave automobilave para dyerve të shtëpive (2024). Edhe, atë: duke ua uzurpuar gjelbërimin fëmijve, duke i përzënë në rrugë. Lojërat, mes barit dhe luleve. Tinëz, ua zënë dritaret banorëve me pak dritë nga Dielli. Rreze, të cilat i kanë grabitur pallatet e polititikanëve disa katë mbi kokë. Edhe, pse: sistemi komunist para çdo pallati i kishte ndërtuar edhe parkingjet e automobilave. Shumicën e pallateve, edhe me garazhe dhe parkingje nëntoksore.

Aspak, nuk është logjike, Natyrore. Lagjen e “Ҫairit“ e mbuluan me pallete partiake politike, partitë politike shqiptare, duke prerë pemët, dhe kohën e fundit me ndërtime edhe të parkingjeve private politike për biznese me makina të shktërruara, jashtë përdorimit. Edhe, atë: para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Fatkeqësisht, viteve të fundit në “demokraci”, edhe me kryetarë komune shqiptarë partiak me brekët ende nëpër këmbë. Politikanë të sojit hajdutëve, që luftë bëjnë mes vete për pushtet: poste partiake, pasuri personale dhe familjare. Ose, siç thotë populli: Rrezik, ka nga shiu rrëke, populli të bie në breshër.

Unë, viteve gjashtëdhjeta, kur erdha në Shkup, pas shkollës Normale “Zef Lush Marku” (1970 - 1971), erdha përsëri si refugjatë nga Prishtina me disa thasë me libra. E gjeta Shkupin, pas termetit katrosofal (1963) me ndërtime humanitare dhe parqe gjelbërimi me ndihma nga e gjithë Bota. Shkak, edhe: që, u vëndosa në lagjen e “Ҫairit”. Njëra, ndër lagjet më të bukura dhe moderne asajkohe në sistemin komunist ish jugosllav, sipas standarteve botërore. Sot, dua të ikë nga lagja e “Ҫairit”, edhe “Serovës”, dikund në male mes lisave, afër një lumi, liqeni. Ose, jashtë Atdheut. Shkaku, se: më mbyti bërlloku i partive politike.

Përmëkeq, edhe, nga lagja e “presidentit” ardhshëm shqiptar. Ose, “musliman”. Këmbekokë, e mbulur me ferexhe të zeza. Nuk, e di kush fshihet pas këtyre ferexheve të zeza, kur dal në rrugë këmbekrye të mbuluara: burrë, apo grua, pas porte?! Që, dje bënin fushata parazgjedhore me ndërtimin e godinave shkollore, tekste dhe lektyra shkollore. Sot: luftë bëjnë me pallate, rrugë dhe parkingje të automobilave. Sot, kemi shkolla, tekste dhe lektyra shkollore, por nuk kemi fëmijë për shkolla dhe libra. Që, gjatë fushatës parazgjedhore në një fshat të Kërçovës me premtime edhe të ndërtimit të shkollave, një katundar kishte reaguar nga fundi sallës: po ne zotëri, nuk kemi fëmijë? Politikani aty për aty ishte përgjigjur: Partia, do t’ju lindë edhe fëmijë.

Publikisht, e them: Sot, si shkrimtar shqiptar, nuk kam kujt t’ia jap votën e lirë demokratike. Prandaj, edhe nuk e di: a do të dalë në zgjedhje presidenciale, dhe parlamentare. Edhe, nëse dal, nuk do të votoj për parti politike, por për individ. “Allahu”, u ndihmoftë shqiptarëve, si “muslimanë” me “Din e Iaman”! Dhe, këmbët e trutë në legen! Shkaku, se: Shkupi Sot, është i zhveshur lakuriq nga veshja kombëtare shqiptare.

Shkupi, i mbuluar me ferexhezeza...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat