“Faktorizimi” i Edvin Kristaq Ramës, është në një mënyrë, tentim defaktorizimi i Republikës së Dardanisë (Kosovës) dhe Kryeministrit Albin Kurti

Opinione

“Faktorizimi” i Edvin Kristaq Ramës, është në një mënyrë, tentim defaktorizimi i Republikës së Dardanisë (Kosovës) dhe Kryeministrit Albin Kurti

Nga: Hafiz Shala Më: 19 prill 2024 Në ora: 20:10
Hafiz Shala

Në momentet kur Republika e Dardanisë me udhëheqjen aktuale në krye të saj, asnjëherë deri më tani nuk e kanë përjetuar një rilindje në aspektin politik, demokratik dhe të shtrirjës së sovranitetit në tërë territorin, duke i artikuluar publikisht politikat e gabuara e të trashëguara nga ish pushteti në mënyrë të drejtë, të vërtetë, të guximshme e të hapur para faktorit ndërkombëtar, me theks të posaqëm ai evropian i cili, shpeshherë ka dijtë të marrë drejtim dhe kahje të gabuar e të njëanshme gjithnjë në dëm të viktimës për interesa gjeoplotike dhe atë e kanë arritur përmes mercenarëve, pakurrizorëve e bashkëpunëtorëve të Serbisë ashtu siq po tentohet të veprohet edhe në momentet aktuale sipas fillozofisë politike në dëmin kombëtar të tipit të këtij aleati të armikut tonë shekullor e aktual me kërcënime në baza ditore.

Se, si Edvin Kristaq Rama i cili, duke heshtur ndaj veprimeve të Serbisë, le me nënkuptu se qëndron në anën mikut tij Vuqiqit duke mos treguar edhe më të voglin interes për të reaguar qoftë edhe sikur të ishte i paanshëm e lëre ma kur janë në pyetje bashkëkombasit e tij të ndarë padrejtësishtë nga trungu i shtetit të Qeverisë të cilën fatkeqësishtë ai e drejton.

Është e dëmshme por më shumë e rrezikshme kur, miqtë tanë, disa të vërtetë siq janë SHBA-t, por, në këtë rast për dallim, një pjesë e  Departamentit të Shtetit Amerikan, nga njerëz të nominuar e jo të zgjedhurit e popullit kanë marrë kahje të dëmshme për Dardaninë të cilët, në instancën e fundit, nuk janë përfaqësues të vërtetë të qytetarit amerikan, as shprehës të vullnetit dhe qëndrimit të tyre.

Senati Amerikan sot, me vendimet e tij është ai i cili e mban nën kontroll DASH kur del jashtë politikave racionale të interesave të vërteta amerikane, në rastin konkret, kur bëhet fjalë  ndaj shqiptarëve të Dardanisë sepse, ata, e kanë shiju, ndie mbi kurrizin e tyre dhe janë të vetëdijeshëm për rolin e Amerikës në të gjitha etapat, që nga ҫlirimi, shtetëndërtimi, shtet konsolidimi, zhvillimi ekonomik e posaqërisht në aspektin e sigurisë si lidere forcave të NATO-së, me pjesëmarrje në kuadër të trupave të KFOR-it, duke i shtruar pyetje vetës se, si mundet dikush në emër të SHBA-t të rreshtohën karshi shteteve aleate historike të Serbisë kur bëhet fjalë për Francën e cila në supet e saj morale e politike, mbanë shumë mëkate të cilat ia ka shkaktuar Republikës së Dardanisë, me të cilat po ballafaqohemi seriozisht në kuadër të bisedimeve me Serbinë e cila, të gjitha marrëveshjet e ofruara nga BE-ja në koordinim edhe me SHBA-t, i pranon deklarativishtë pastaj, zyrtarishtë i refuzon, duke i shkelur hapur dhe pakurrfarë përgjegjësie, turpi e frike ndaj ndonjë mase ndëshkuese të cilës asesi nuk po kanë gatishmërinë t’ia shqiptojnë, përderisa viktimës, Dardanisë i shqiptojnë masa-sanksione drastike ekonomike pakurrfarë hezitimi duke i bërë presion dhe duke i vërë masa shtesë para ҫdo akti kur tentohet të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, anipse janë plotësuar të gjitha kushtet paraprake nga BE-ja.

Kur e përmenda Departamentin e Shtetit, flas nga përvoja e mbi tri dekada të veprimtarisë lobiste në SHBA ku shpeshherë kemi patur pengesa në trajtimin real të ҫështjes shqiptare me theks të veqantë asaj dardane në raport më Serbinë, të indoktrinuar nga propaganda serbe që shpeshherë na u ka deshtë t’u drejtohemi Kongresit dhë Senatit ku edhe qëndron fuqia vendimmarrëse e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E them këtë si shtetas i këtij vendi mik i sinqertë në të cilin kam emigrue për shkaqe politike në moshën 47 vjeqare që, faktikisht është shteti i imi ndaj të cilit jam i gatshëm t’i përgjigjem aty ku me kërkohet sipas Kushtetutës Amerikane. Është iluzore që dikush nga jashtë mund të thotë se është më dashamirës i këtij vendi. Ndaj shtetit tim, reagojë edhe për lavdata por edhe për gabimet të cilat e dëmtojnë popullin dhe shtetin tim të origjinës, Dardaninë( më emrin sllav e quajtur Kosovë).   

Dhe, përderisa e faktorizojnë një kryeministër të cilin, disa të jashtëm e “ngrisin lartë”, në anën tjetër populli të cilin ai e drejton, nuk e respekton, në të vërtetë u qëndronë barrë e rëndë mbi supet e tkurrura të tyre në aspektin, ekonomik-social, politik e demokratik. Ndërsa, askush nga shqiptarët, nuk e krahason Shqipërinë me qëndrimet e tij skajshmërishtë të dëmshme për vetë shtetin dhe kombin në përgjithësi.

Kur një personalitet të këtillë më përgjegjësi të larta shtetërore, e ngritin në qiell duke i dhënë kredi të pamerituar të cilët kanë njohuri për një gjendje të një anarkie në shtetin e tij që ballafaqohet më skandale të nivelit shtetëtor e afera të ndryshme korriptive, lulzimit të narko industrisë nga furnizohen shtete e kontinente për të cilat kanë njohuri edhe shërbimet intelegjente të shteteve mike, disa edhe ishin të involvuara në ato skandale si rasti i korrupcionit të lartë me McGonigal, Sekretari Blinken e kaloj disi në heshtje edhe pse bëhëj fjalë për një oficer të lartë FBI-t ku ishte i involvuar edhe kryeministri Shqiptar.

 Kryetari i Francës e Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, gjatë vizitave të tyre në Tiranë dhe vizita e fundit e Kristaqit në Paris, shtrohet pyetja se, a mund të ndodhë një skandal i përmasave të dëmshme jo vetëm për shtetet përkrahëse por edhe të atyre të cilat nuk janë direkt të involvuara në aspektin e strategjisë dhe sigurisë gjeopolitike.

Në të vërtetë, nën diktaturën e tij shtypëse ndaj qytetarëve, “shitet” para një pjese të faktorit ndërkombëtar, si “ figurë e qelluar” në tentim të zgjedhjeve të konflikteve dhe stabilizimit të situatës në Ballkanin Pérendimor, duke e përdorur atë si vegël që “mund ta kapë gacën pa mashë” i cili edhe pse është i vetëdijeshëm se ҫfarë dëmeve i sjell shtetit të Dardanisë dhe edhe udhëheqjës së asaj, në rend të parë të asaj pjese të shqiptarëve të cilët ai nuk i trajton si pjesë e kombit të që “ i takon, nëse i takon”, duke iu nënshtruar kërkesave të disa “miqëve”, pamarrë parasysh efektet kontraproduktive dhe shumë të rrezikshme për të ardhmen e vendit më pasoja të cilat, po shifen qartë se, një Serbi me në krye të një pasardhësi dhe bashkpunëtori të ngushtë dhe pjesëmarrësi direkt në aktet gjenocidale ndaj popullit shqiptar të Dardanisë, Sllobodan Millosheviqit e i Putinit, Aleksandër Vuҫiq, si një tentativë naive për arritjën e një paqeje me atë të cilin ka ushtruar krime dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare dhe po që se nuk ndalohet, do të tentoj t’i shkakton edhe sot që,  fatkeqësishtë, po has në përkrahje për gjoja zgjidhjen e problemeve globale gjeopolitike të cilat, në ҫdo aspekt nuk i respekton, zyrtarisht i kundërshton dhe i saboton në mënyrën më arrogante sipas diktatit të aleatit të tij Putinit, duke shpresuar në fitoren e tij në luftën imperialiste ndaj Ukrainës.

I përzgjedhuri “i duhur “ i DASH-it dhe i Francës, Edvin Kristaq Rama, është duke e luajtur një politikë përqarëse dhe shumë të rrezikshme në tentim ndarjes së shqiptarëve në ata të cilët janë “properëndimor”, në faktin, rrymën të cilin ai artificialisht e përfaqëson, janë sikur ai vetë, pro Vuҫiqit, respektivisht pro slavo maqedonasëve siҫ janë përfaqësuesit e rrymës së ashtuquajtur “ Fronti pro evropian”( unë do t’i quaja në këtë rast anti kombëtar), si edhe opozita e Dardanisë e cila, duke qenë e vetëdijeshem për gabimet historike antishtetërore që nga falja e teritorëve, përkrahja rreth themelimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe anipse e imponuar por, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk e realizuan, pastaj, vendimi skandaloz dhe shumë i dëmshëm, bllokimi i Forcës së FSK-së të kalojë përtej lumit Ibër pa pëlqimin e KFOR-it, më pëlqimin e Thaҫit por pa konsultimin paraprak me Komadantin e FSK-së si dhe përfshirjet e tyre në aktet kriminale, korruptive dhë pasurimeve të jashtëligjshme, të cilët për të mbijetuar politikisht, i janë bashkangjitur këtij njeriu të rrezikshëm për tërë kombin i cili, veprimet që i ka marrë dhe po i merr, janë alarmuese për shqiptarët në përgjithësi e të Dardanisë në veҫanti.

Edvin Krisatq Rama, duke tentuar që ta anashkalojë e “ defaktirizojë “ Kryeministrin Albin Kurtin para bashkësisë ndërkombëtare, shqiptarët, më vetëdije orientohen kah fillozofia politike të cilët ata e vlerësojnë të dobishme për t’iu bashkangjitur, autoritetit të Kurtit si përfaqësues masava të pastra e të ndershme, të pa korruptuara e proshqiptare, anojnë në anën e tij ndërsa, ato “pro evropiane” siҫ propagojnë ata, të cilët me Evropën dhe Amerikën në gojë, kanë bërë vepra të dëmshme politike, ose janë pajtuar me status kuon duke u pajtuar me koncesione të dëmshme për më tepër se 20 vite duke mos patur guximin të insistojnë në ndryshimet kualitative kushtetuese, sikur është rasti më të drejtat elementare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e mos të flasim për ato në Dardaninë Lindore të cilët jetojnë në një geto kur shteti amë nuk ka qajtur kokën ndërsa Repunlika e Dardanisë më të gjitha problemet më të cilat po ballafaqohet, po mundohet t’u dal zot anipse jo edhe aq mjaftueshëm.

Ҫfarëdo propagande politike të ish pushtetarëve, në Dardani dhe Maqedoninë e Veriut, nuk mund t’ua imponojnë qytetarëve përcaktimin e tyre të lirë se, cilit “taborri” politik do t’i bashkangjitën. Këtu edhe e ka hallin Edvin Kristaq Rama dhe bashkpunëtorët jashtë shteti amë Shqipërisë të cilëve po u rrëshqet dheu ndër këmbë pasi, populli nuk është më naiv t’i bashkangjitet atyre qe i mashtruan për më tepër se dy dekada duke punuar kundër interesave esenciale dhe të drejtave kombëtare në shtetet fqinjë.

Sjellja e perfaqësuesit Italian në Komitetin Politik në Këshillin e Evropës duke e kushtëzuar pranimin e Dardanisë më themelimine paraprak të Asociacionit të komunave më shumicë serbe, ka qenë një befasi e madhe.

Sjelljet me respekt jashtë ҫdo protokolli shtetëtor i Kristaqit ndaj Kryeministres italiane Meloni, pranimi i vendosjes së emigrantëve të cilët ishin vendosur në Itali, ky, më zemërgjërsëi për t’u dukur i “rëndësishem” për ata që e kanë qitur sikur gomarin para devës në shkretëtirë, është një tentativë qe ta pengojë e pamundësojë anëtarësimit e Dardanisë në Këshillin e Evropës, që do të ishte sukses për të, kundër Kryeministrit Kurti i cili, ashpër akuzohet nga Vuҫiqi dhe dora e zgjatur e tij Lista serbe, si “ vetmi problem për të arritur paqe dhe për qëndruar serbët në Dardani”.

Se ҫka ka në kokën dhe në gjakun e tij shprishur proserb e antishqiptar sipas sjelljeve dhe veprimeve të tij, do të dalë në sipërfaqe në momentin kur Dardania të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës dhe organizatave tjera ndërkombëtare. Në atë rast, këtij do t’i cofë morri siҫ thotë populli.

Dërgimi i “sejmenëve” të tij gjoja për ta vizituar Thaҫin në Hagë pasi këtë nuk po ia bëjka udhëheqja dardane, është lojë dhë vazhdimësi e kontinuitetit të politikave antishtetërore të filluara së bashku më Vuҫiqin, Thaҫin dhe këtij, duke i kërkuar ndikimin e tij nga burgu përmes njerëzve të tij, t’i zbatojnë deri në fund premtimet e dhëna Vuҫiqit dhe marrëveshjet e tyre deri në ndarjen e veriut.

Kristaqi dhe disa qarqe evropiane pro serbo-ruse, ende ëndërrojnë që konfliktin shqiptaro-serb ta zgjidhin përmes kufirit të vendosur sipas idenave të tyre në lumin Ibër e jo në atë të cilin Kryeministri Kurti më vështirësi e ktheu në Kopaonik.

Pra, sipas kësaj tresheje famkeqe, kufiri duhej të vendosej në lumin Ibër aty ku do të kufizohet Shqipëria më Serbinë, sipas kokave të tyre të mykyra, të korruptuara, të shantazhuara dhe pasuruara në kurrizin e popujve të tyre, “si zgjidhje e vetme definitive” në mes këtyre dy popujve. Agoni.

 Definitivishtë, sipas tyre, Dardania duhet të injorohej deri në eliminim ashtu siҫ veproj Kristaqi me Vuqiqin kur dakordohëshin rreth Ballkanit të hapur, tani fatbardhësisht i vdekur, ndërsa ëndërra e bashkimit kombtar, mos për asgjë tjetër, për t’i dalur e mbrojtur trungun e shtetit dhë atdheut tyre të vendosur më shekuj.

Se, kombi shqiptar nuk mund të zhduket dhe asgjesohë, u vërejtë qartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës kur delegatja nga Turqia duke u lajmëruar në emër të Turqisë më mburrje e krenari, u deklarua se do të votojë në favor të Dardanisë( Kosovës) pasi jam më origjinë shqiptare. Gjaku i vërtet shqiptar, e kërkon dhe i del zot gjakut e vendit të vetë prandaj, u bëjë ftesë historianëve dhe Akademive të Shkencave në të dy anët e kufirit që të, hulumtojnë, konstatojnë, inkurajojnë shqiptarët kudo që janë të vendosur dhe të shpërngulur me dhunë nga vendi i tyre, të kërkojnë nga shtetet ku ata jetojnë posaqërishtë në Turqi që t’u lejohet ta deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare, gjithnjë në interes të kombit dhe të sigurisë në rast se ndonjë një lugat i ҫmendur  si Serbia të cilët, do të jenë të gatshëm t’i dalin zot atdheut të origjinës së tyre.

 Qëndrimi i zonjës së nderuar Dora Bakoyannis, kush mund të mos e pranon se edhe kjo ka origjinë shqiptare e cila mori përkrahje dhe lavdate për Raportin e saj përpos Serbisë dhe disa aleatëve të saj të cilët vërtetë u turpëruan.

Ishte për ҫdo lavdatë e mirënjohje paraqitja e zonjës së nderuar Arta Bilalli-Zendeli, Delegatës shqiptare nga Maqedonia e Veriut e cila, duke u deklaruar pro Dardanisë, më mburrje dhe krenari e e ngriti në piedestalin më të lartë aty ku e meriton, Familjen emblematike e heroike kombëtare Jashari dhe sakrificën e saj në luftë më një shtet kriminal e gjenocidal serb para atyre delegatëve të shteteteve demokratike evropiane.

Edvin Kristaq Rama, nuk qe në gjendje të shpreh një ndjenjë kombëtare po ta kishte, ta përgëzonte Dardaninë për këtë fitore. Shpeshherë, nuk duhet shumë kohë e punë të konkludosh se kah po fryejnë erërat e rrezikshme.

Fatbardhësishtë, populli është aq i ngritur dhe i vetëdijësuar nga përvojat e hidhura historike e tragjike i cili, në momentet aktuale, të marrë kahje, përcaktim dhe qëndrim të përshtatshem në interes të vendit dhë kombit.

 

Hafiz Shala

New York

19 prill 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat