Për hir të vërtetës pse këta kritikues nuk i kthehen pak edhe vetvetes

Opinione

Për hir të vërtetës pse këta kritikues nuk i kthehen pak edhe vetvetes

Nga: Dedë Preqi Më: 20 prill 2024 Në ora: 09:51
Dedë Preqi

Kriza e kësaj bote po duket se po vrapon me ritmet e saj të pa jashtëzakonshme, të cilat na trokasin edhe ne si Kosovë, sepse jemi në frymën e saj, dhe nga këndvështrimi i përgjithshëm mund të përkufizohet si një « katastrofë globale » me luftëra dhe gërshetime ndërvepruese.

Ndikimit i Rusisë, bashkë me aleatët e saj të përzier kundër vendeve demokratike, po e djallëzon dhe rrezikon paqën në botë, dhe sikur po shihet kjo distancë përcaktohet nga një rritje e mundësive teknike për të vepruar sëcili, që do mvaret nga marrëdhëniet e drejtpërdrejta me njëri-tjetrin dhe me rënjën e përgjegjësisë së vetëdijshme të njeriut.

Poashtu edhe lufta në mes Izraelit dhe grupeve të Hamazit në Palestinë, jep shenja shqetësuese se nuk do ndalet pa pasoja të mëdha në njerëz dhe shkatërrime materiale, duke u përhapur sikur kovidi 19-të, që e trazoi gjithë botën dhe deri sa u realizue zbulimi i vaksinave, e humbën jetën njerëz të pa numërt.

Prandaj e gjithë bota e ka brengën e vet, poashtu edhe Kosova të sajën, e cila me qeverinë e saj të udhëhequr nga Albin Kurti, sikur ka rënë në shënjestër të shumë kritikave dhe akuzave të ndryshme nga opozita, duke e cilësuar herë si të pa aftë për të qeverisur, herë si « argat i Serbisë dhe Vuçiqit » poashtu, duke e akuzuar për sjelljet e tij jo konstruktive me me miqtë ndërkomëtar.

Pse opozita do ta quante të pa aftë kryeministrin Kurti, për të qeverisur Kosovë, kjo përgjigje është shumë e thjeshtë, sepse me ardhjen e kryeminstrit Kurti në qeverinë e Kosovës, u sosën « tulat e gomarit » siq thuhet një fjale popullore, dhe sepse iu ndal « taxhia » e kësaj opozite, e cila sa ishte në pushtet, abuzoi edhe me tenderët e dëshmorëve të kombit.

Pse opozita e cilëson kryeministrin Kurti, si argat i Serbisë dhe Vuçiqit, edhe kjo pyetje është e thjeshtë, sepse këto akuza, nëse i vendosim në vagën e vërtetë të akuzimeve, në cilën anë do të anonte akuza, në anën e atyre që me Radoiçiqin, si njeriun më të ngushtë të Vuçiqit, rrinin dhe bënin politikë, apo në anën e Kurtit, që e ndjeki dhe e shpalli para bashkësisë ndërkombëtare si terrorist.

Pse opozita e akuzon kryeministrin Kurti, se po i rrezikon marrëdhëniet me miqtë tanë ndërkombetar ? Nëse miqtë tanë ndërkombëtar nuk e kuptojnë sot rrolin e Serbisë, me lojrat e saj të fshehta dhe kancerogjene, që ka për Kosovën, atëherë edhe gjithë mundi i tyre dhe deri më tani, pothuaj se pasa qenë i kotë.

Vetëm përmes luftrave të fundit nga regjimi serb, që shkatërroi me qindra e mijëra jetëra njerëzore si në Srebrenicë, në Vukovar dhe pastaj në Kosovë, dhe sa e sa shkatërrime materiale e trashëgimi kulturore në këto vende, duket se do ta tejkalonte çdo të limit të çmendërisë njerëzore, dhe që të gjitha sot i mohon se nuk ishte një gjenocid dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Prandaj, edhe problemet që i ka Kosova, duhet të i kemi si një barrë e përgjithshme dhe të ia ngarkojmë njëri-tjetrit, apo cili është më i fuqishëm dhe ta akuzoj njëri-tjetrin në baza urrejtëse dhe partiake, duke hedhur baltë në arritjet e shtetndërtimit dhe në gjitha linjat zhvëllimore dhe ato të integrimeve, vetëm për të ç’fryer mullanin e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit.

Kosova për një kohë të gjatë nuk mundet ti harrojë aq lehtë vuajtjet dhe masakrimet e krimeve serbe, por sot është e pa shpjegueshme, edhe pas 25 viteve të çlirimit nga okupatori serb, ky popull nuk e gjenë akoma qetësinë dhe rehatinë e vet shpirtërore dhe njerëzore, sikur do ta përcjellte hija e hienave të këtij regjimi deri në ditët e sotme.

Opozita e sotme në krye me PDK, LDK dhe AAK, po tregohet shumë e ligë, dhe interesi i tyre është vetëm për të ardhë edhe njëherë në pushtet, sikur do të ishte e pa ngopshme me gjitha ato abuzime dhe keqmenagjime që i shërbyen këtij shteti.

Dhe sot janë të rrallë në këtë OPOZITË, apo ndonjëri prej tyre që shdërrohet në njërin prej simboleve të lëvizjes, që paraqet një shqetësim dhe indinjatë kundër kërcënimeve dhe provokimeve të Vuçiqit, dhe sikur kjo opozitë po bie vet në kundërshtim me akuzat e veta kundër qeverisë dhe kryeministrit Kurti, se cili dhe cilët janë « argat të vërtetë të Serbisë dhe Vuçiqit ».

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat