Gjon Keka: Dhjetë urdhërimet kombëtare

Opinione

Gjon Keka: Dhjetë urdhërimet kombëtare

Nga: Gjon Keka Më: 20 prill 2024 Në ora: 17:28
Gjon Keka

1. Nuk do të kesh atdhe tjetër përveç Arbërisë e Dardanisë.

2. Shërbejë atdheut me të gjitha mundësitë tuaja që ke dhe mos i shërbe ideologjive fetare, kombeve apo armiqëve të huaj.

3. Shenjtëro festat e kombit,ditëlindjen e Gjergj Kastriotit,ditën e Flamurit,të Lirisë etj.

4. Ndero Nënë Terezën dhe Atin Gjergj Kastriotin,nëse dëshiron që emri jotë të jetojë gjatë mbi dheun Arbëror,në Europë e Botë.

5. Mos e vrisni kombin ,shtetin tuaj ,liritë tuaja kombëtare e shtetërore - mos e vrisni vëllau vëllan.

6. Duaje dhe ruaje vetëm shtëpinë,familjen e pronën tënde dhe gjithçka tjetër që është e jotja.

7. Mos e vidhni shtetin, kombin dhe pasuritë e tij.

8. Mos jepni dëshmi të rreme kundër vëllezërve d.m.th.mos u bë spiun, as gojë e veshë për thashetheme e paragjykime.

9. Mos lakmo të mirën e fqinjit, apo vëllaut.

10. Duaje kombin dhe lirinë me gjithë qenjen tënde. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat