SPAK: Politikanët shenjën e sponsorit ta bartin në shpinën e tyre!

Opinione

SPAK: Politikanët shenjën e sponsorit ta bartin në shpinën e tyre!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:38
Sherif Ramabaja

Akuzë mbi akuza në drejtim të SPAK. Ka të tillë që deklarojnë se Shqipëria po qeveriset dhe drejtohet nga SPAK. Kryetari, kryeministri dhe organet tjera shtetërore janë vetëm formale, sepse të gjitha vendimet i merr SPAK.

Haptas flitet se ky është eksperimenti i parë që po ndodh në rruzullin tokësor, i udhëhequr nga SHBA, për ta luftuar korrupsionin megaloman në Shqipëri.

SPAK, thuhet se është dhurata më e çmuar, që mund tu behje atyre, për t´i shpëtuar shqiptarët nga vetvetja.

SHBA për këtë shpikje kishin angazhuar ekspertët më të njohur amerikan dhe për herë të parë këtë e futën në përdorim në Shqipëri, pa i përfunduar fazat testuese, sepse nuk premtonte koha, duke i parë shqiptarët se si e shkatërronin shtetin e tyre.

SPAK shpesh herë po përballet me kufijtë e tij të ekzistencës, duke hasur në vështirësi dhe sabotime, të cilat po i bëhen nga politikanët dhe organet shtetërore.

Së fundi akuzë të fuqishme ndaj SPAK ushtroi edhe ish presidenti Meta, i cili me veprimet dhe deklaratat e tij, po e tërheq sidomos vëmendjen e publikut shqiptar (duke e përjashtuar edhe gruan e tij, Monika Kryemadhin nga partia). Metës menjëherë i reaguan SHBA dhe EU.

Pra SPAK i ndodhur në një situatë të tillë doli edhe me një kërkesë të hapur: të gjithë politikanët në shpinën e tyre ta bartin shenjën e sponsorit të tyre, në mënyrë që të jetë e qartë se kush i sponsoron apo paguan.

Kjo kërkesë do ta ndihmonte SPAK që t´i identifikonte me saktësi të gjithë politikanët shqiptar se cilët janë, për çfarë angazhohen, kujt i japin llogari dhe për cilët punojnë.

Me një deshifrim të tillë nëse vërtet kjo kërkesë do t ishte e detyrueshme, shqiptarët s´do të kishin vështirësi që secilin ta deshifronin se cili është, nga vjen, nga kush paguhet dhe kujt i jep llogari.

Ky detyrim i cili vlen edhe për udhëheqësit shtetëror do të ishte tejet transparent, kur dyshohet se shumica e politikanëve shqiptar punojnë për interesat e huaja.

Dyshohet se sponsorimin më të madh të politikanëve shqiptar e bëjnë Rusia, Serbia, Turqia, Greqia, shtetet islamiste arabe etj. prandaj një kërkesë e tillë pjesën dërmuese të politikanëve shqiptar, do t´i paraqiste lakuriq para opinionit, partisë së tyre dhe shqiptarëve.

Një kërkesë e tillë mund të ishte edhe e rrezikshme, kur të merret parasysh se politikanët e tillë ndoshta do të detyrohen edhe t´ia mbathin, po të zbuloheshin lidhjet dhe qëllimet e tyre të vërteta.

Për t´i ikur një konfrontimi të tillë Shqipëria është ende vendi i vetëm postkomunist i cili ende nuk i ka hapur aktet e komunizmit (fashizmit) për t´u ballafaquar me kryesit e krimeve monstruoze.

Përkundër dallimeve, kërkesa e SPAK për sponsorët do të ishte legjitime, e mirëseardhur dhe do të duhej të vishej me karakter ligjor, pra pritet vetëm të caktohet koha se kur do të zbatohej vendimi.

Shtrohet pyetja se cilët ishin sponsorët e SHIKU (Klosit), Nanos, Berishës, Ilir Metës, Bashës etj. Sidomos me padurim nga të gjithë shqiptarët, kudo që janë, do të pritej të njoftoheshin se, cilët ishin dhe janë sot sponsorët e Piktorit?

Nëse SPAK do të ketë sukses në misionin e tij për zbulimin dhe deshifrimin e politikanëve në Shqipëri, do të ishte mirë që njësoi të veprohej edhe në Kosovë, Luginë, Maqedoni dhe Mal të Zi, në mënyrë që populli t´i njoh personalitetet e tij: Rugovën, Thaçin, Veselin, Lushtakun, Haradinajn, Limajn Jakup Krasniqin, Krasniqin i PDK, Abdixhikun, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin etj. si dhe politikanët e Luginës Shqipërim Arifin, Kamberin, Thaçin i Maqendonisë, Bujar Osmanin, Ali Ahmetin etj. pa e harruar edhe Abaz (0) viçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat