Përvjetori i demonstratave të vitit 1981

Opinione

Përvjetori i demonstratave të vitit 1981

Nga: Ilir Levonja Më: 21 prill 2024 Në ora: 23:51
Ilir Levonja

Po ndiqja një emision tek televizioni i Kosovës (RTK 1) me titull: ''Demostrat '81 - A kishte dorë Shqipëria?''. Po e them qysh në krye, as mos e çoni nëpër mend. Biles mos harxhoni kohë me Enver Hoxhën për çështjen kombëtare etj. Kurrë një analog i gjeorgjanit Stalin nuk mund të çonte nëpër mend atdheun. Ta konsiderojmë Enverin komunist, asesi, komunistët  kishin si devizë kampet, internacionalen, botën e re etj., jo atdheun. Tjetra është se, Enveri nuk ishte komunist, komunist ishin Zef Mala, Petro Marko, apo Bedri Pejani etj. Të gjithë të dërrmuar, burgosur, denigruar, shkatërruar prej Enverit. Madje nga fryma e dhunës së Enverit, ka sot një kulturë bulliste mes trevave, pikërisht nga strategjitë shtetërore të survejimit, luftës së klasave, internimeve, përpos vullnetarizmit të sforcuar punës pa para, u krijuan modelet kollovar, kapter, tufëzim, rekrutim, me parti, pa parti, me fe, pa fe, kulak, armik, kaurr, hoxhë, kështu që çështja kombëtare ishte herezi. Por mos të mbetemi tek Enveri, pasi klasa politke shqiptare, është e përkufizuar nga fryma e kohës sonë që studiuesi Zekeria cana e konsideron si esnafin politik dhe si e keqja e jonë. Në një farë mënyre stadet e ndryshimeve në gjindjen shqiptare, o kanë ardhur nga Prizëreni me Avdyl Frashërin, Gjirokastra me Çerçiz Topullin, Mitrovica, me Isa Boletinin, Vlora me Ismail Qemalin, Prishtina, me Hasan Prishtinën, të denigruar të gjithë po prej Enverit. Këta korifej nuk e konceptonin dot Shqipërinë pa Kosovë e Çamëri dhe lufta e tyre ishte konkludim i një pushtimi prej 5 shekujsh nga ku sot fituam vetëm prapambetjen dhe radikalizmin islamik të një pushtuesi mizor si Perandoria Osmane. Megjithëse me prirje perëndimore, klasa politke na ka çuar në lindje, Enveri nuk bëri përjashtim. Pas tij as ''të dërguarit e Zotit'', aq sa pas viteve 90-të shqiptarët në masë nxituan drejt Turqisë, Iranit, Sirisë, tashmë nga xhihadi enverist drejt atij islamik. Territoret jashtë Shqipërisë nga justifikimi i ortodoksisë sllave, nxituan më keq, Prishtina, Tetova, Shkupi janë sotë një kopje e Teheranit, Stambollit, Damaskut etj. Ndihet akoma një lufte e heshtur klasash sa një qeveritar shqiptar kurrë nuk e hedh dot si ide, çështjen kombëtare. Merrni të vetmen arterie kombëtare, rrugën e kombit, sot ka një tra me pagesë, kjo fal pinjollëve të Enver Hoxhës. Asgjë nuk i kushtonte dy qeverive të Tiranës e Prishtën, që kjo arterie të ishte e lirë dhe me korsi të trefishuara. Sot jemi të lirë dhe askush nuk mund të na pengojë të aplikojmë politika me themel çështjen kombëtare, askush. Mirëpo kjo nuk ndodh, thua se është rastësi, asesi. Eshtë makuteria për pushtet aq sa të vjen të vjellësh kur mendon se shqiptarët sot më shumë duan ta zëm Edi ramën se kombin. Kurrë një qeveri, të paktën kto në Tiranë nuk e hodhën një ide mbi një linjë hekurudhore mes Prishtinës dhe Tiranës. presin fonde nga Europa, për t'u bashkuar në gjoja në korridoret aq dhe kaq, apo rrugën e mëndfashit (pra Lindja) dhe asesi mes vedit. Kur u rrëzua muri i Berlinit 1989, gjermanët nuk pyetën botën, nuk pritën fonde prej saj, nuk iu adresuan kujt, por vetit. Ne nuk e bëjmë, madje po investojmë me zell me terminologjinë, kosovarët, kosovarët etj., e kemi tmerr të themi shqiptarët e Kosovës. Demonstarta e atzre viteve janë të shenjta për shqiptarët e Kosovës, mjafton të shohësh statistikat e përndjekjes, burgosjeve, helmimit etj., aq sa fare lirshëm mund t'i njëjtëzosh me shifrat e qeverisjes së Enverit karshi shqiptarëve që mendonin ndryshe. Ato demonstarta ishin fryma atyre shpirtrave që nuk duronin dot, a) zgjedhën e të huajit dhe b) dëshironin ashtin e dheut, kombin, nocionin shqiptar, atë që sot fal dështimit të esnafit të vet, ia kanë zëvendësuar me termin kosovar. Hiqeni nga mendja se kish dorë tjetër për këto demonstarta, jo Tirana, jo Shqipëria, jo Enveri. Shqipëria është në një vdekje klinike prej shekujsh tashmë, për më keq shqiptarët, ata të cilët sot, si Turqia, si sllavizmi po i sundojnë përmes vedit, unit çeçen të tipave Ramazan Kadirov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat