Ismet Abdullahi - figurë e ndritur atdhetare

Opinione

Ismet Abdullahi - figurë e ndritur atdhetare

Nga: Lekë Mrijaj Më: 23 prill 2024 Në ora: 16:15
Ismet Abdullahi - figurë e ndritur atdhetare

Ismet Abdullahu është një figurë e ndritur në skenën politike dhe shoqërore të Kosovës. Me një karizmë të jashtëzakonshme dhe një përkushtim të paepur ndaj lirisë dhe drejtësisë, ai shquhet si një lider i guximshëm dhe i vendosur.

Me një histori të pasur aktivizmi dhe angazhimi, Ismeti ka shërbyer si një zë i qytetarëve të nënshtruar të Kosovës, duke u përballur me sfida të mëdha dhe duke mbetur i palëkundur në përballjen me padrejtësinë dhe presionin.

Portreti i tij përfshin një shpirt të zjarrtë për lirinë dhe drejtësinë, ndërsa vlerat e tij njerëzore dhe integriteti i padiskutueshëm e bëjnë atë një figurë të respektuar dhe të dashur në komunitetin e tij.

Ismet Abdullahu është fëmija i dhjetë, është lindur më 26. 01. 1965, në fshatin Dumnicë e Poshtme, ku edhe ka kryer shkollën fillore. Dy vitet e para të shkollës së mesme i kreu në Besianë, ndërsa pjesën tjetër e kreu në Prishtinë. Në Universitetin e Prishtinës u regjistrua edhe në Fakultetin Filologjik, në degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, ku kryen dy vite, por rrjedhat e ngjarjeve të vitit 1989 e detyrojnë t’i ndërpresë studimet.

Ismet Abdullahu është i martuar baba i pesë fëmijëve. Aktivitetin politik e filloi qysh herët gjatë shkollës së mesme përkatësisht në vitin 1981. Ai ishte anëtar i grupit ilegal “Shaban Shala”. Viti 1981, viti i Pranverës së Zgjimit, përveç që ishte vit i kthesës për shqiptarët dhe për Kosovën, ishte edhe vit i kthesës personale për Ismet Abdullahun, ngase ai u arrestua, mirëpo qëndrueshmëria e tij në burg bëri që ai të lirohej, për ta vazhduar ativitetin me vendosmëri edhe më të madhe. Ai bashkoi shumë njerëz rreth idealit të lirisë dhe i dha një dimension kreativ këtij organizimi. Aktiviteti i tij e arrin zenitin me formimin e “Çetës së Llapit”, që ishte formacioni i pare ushtarak faktikisht. Ismeti përkrah Ali Ajetit, Hasan Ramadanit e të tjerëve krijoi një realitet determinues për rrjedhat e reja politike në nivel të Kosovës.Kjo çetë vlerësohet si pararendëse e ngjarjeve të mëvonshme deri te themelimi i UÇK-së, ku përsëri Ismet Abdullahu na del protagonist.

Pas vitit 1989, Ismet Abdullahu bashkë me anëtarët e tjerë të “Çetës së Llapit” detyrohet të largohet në mërgim (në Zvicër). Ai edhe atje do ta vazhdojë aktivitetin për organizimin sa më të mirë karshi situatës në të cilën gjendeshin shqiptarët dhe Kosova në fillim vitet ‘90. Fillimisht bashkë me shokët e idealit ishte në LPK por angazhohej edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, me shumë shokë siç ishte Sali Çekaj e ndonjë tjetër. Njëkohësisht ai e shihte të domosdoshme forcimin e segmentit ushtarak për ballafaqim me shtetin serb. Ndërsa në tetor të viti 1990 armët e para për UCK-në deri në shtëpinë e Ismet Abdullahut i sollën Eset Ismaili dhe profa Sadri Rexhepi në rrugën Prishtinë-Dumnicë nëpër postblloqe dhe plotë rreziqe nga kanibalizmi serbosllav.Po atë ditë e kanë njoftu Zahr Pajazitin i cili ka shku dhe i ka marrë armë t pa asnjë problem. Eseti dhe Sadriu kanw shperndar armw edhe nw pjesw tjera tw Kosovws.

Ismet Abdullahu ishte koordinator për shkuarjen në ushtrime ushtarake në Shqipëri në vitin 1991, ku kishte dy grupe.

Në grupin e parë në mesin e tjerëve, ishte edhe komandanti i operativ i UÇK-së, heroi i Kosovës Zahir Pajaziti, Sali Çeku, etj., ndërsa në grupin e dytë ishte komandanti legjendar Adem Jashari dhe dëshmori Ilaz Kodra.

Në vitin 1993, Ismet Abdullahu së bashku me një grup bashkëluftarësh si: Sali Çeku, Nazmi Ajeti nga Podujeva, Zejnun Idrizi nga Strellci, Sajmir Tahiri, nga Belegu, Zymer Luli nga Berliqi dhe patriotë të tjerë kalojnë kufirin shqiptaro-shqiptar për t’i krijuar bazat e para ushtarake, ku sollën armatime dhe uniforma ushtarake, në viset e ndryshme të Kosovës, si Gjakovë, Deçan, Klinë, Prishtinë, Besianë, Fushë Kosovë, Kastriot, Ferizaj, Kaqnik, Gjilan, Viti, Kamenicë, dhe në qytete tjera, e që këto rezultuan se ishin fillet e para të UÇK-së të koordinuara nga komandanti Zahir Pajazti, që njihej me nofkën “Ismeti”.

Ismet Abdullahu në periudhën e rezistencës deri në luftën e UÇK-së së pas rënies së Zahir Pajazitit vazhdon aktivitetin me shtyllat e furnizimit për armatim si:Ilir Konushefcin, Ardian Krasniqin, Luan Haradinajn, Qerim Kelmendi, Xhevat Qerimi, Irfan Musmurati etj.

Në Zvicër Ismeti arriti ta mbarojë kolegjin në drejtimin menaxhment biznesi, ku dhe udhëhoqi me sukses për 15 vite ndërmarrjen e tij.

Ismeti paraqitet si një njeri i matur dhe i urtë, i cili ka një qëndrim të qartë ndaj qëllimeve të tij dhe është i aftë të koordinojë veprimet në mënyrë efikase për të arritur synimet e tij.

Në përkushtimin e tij ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Ismeti shfaqet si një lider i ndritur dhe frymëzues, i cili gjithmonë është në krye të luftës për të drejtat dhe lirinë e popullit të tij. Me një vizion të qartë për të ardhmen dhe një vullnet të pakompromis për të përballuar sfidat, Ismet Abdullahu shquhet si një nga figurat kryesore të luftës për liri në historinë e Kosovës.

Ismeti ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Zahir Pajazitit, një figurë kryesore në skenën politike dhe ushtarake të luftës për liri në Kosovë. Ata dy bashkëpunëtorët përbënin një tandem të fortë, të cilët koordinojnë veprimet e tyre në mënyrë të përshtatshme për të përmbushur synimet e tyre për liri dhe pavarësi.

Bashkëpunimi mes tyre ishte i bazuar në një besim të fortë reciprok dhe në një qëllim të përbashkët për të luftuar për lirinë dhe të drejtat e popullit të Kosovës. Ata ndanin një vizion të përbashkët për të ardhmen e Kosovës dhe punonin së bashku për të arritur qëllimet e tyre politike dhe ushtarake.

Ismeti dhe Zahir Pajaziti bashkëpunonin në organizimin dhe drejtimin e veprimeve të ndryshme politike dhe ushtarake, duke u përpjekur të mobilizonin popullin dhe të koordinonin operacionet e tyre në mënyrë efikase për të përballuar sfidat e paraqitura për luftën për liri.

Bashkëpunimi i tyre ishte thelbësor për suksesin e lëvizjes për liri në Kosovë dhe për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për shkak të përkushtimit të tyre të përbashkët dhe bashkëpunimit të ngushtë, ata arritën të koordinonin veprimet e tyre me sukses dhe të bëjnë përparime në luftën për pavarësi dhe liri.

Ismet Abdullahu dhe Zahir Pajaziti, BASHKË ME SHOKË TË TJERË organizuan dhe udhëhoqën një seri të aksioneve guerile kundër forcave policore serbe në Kosovë gjatë viteve të luftës guerile për liri. Këto aksione përfshinin sulme të planifikuara dhe të koordinuara në qytet dhe zona strategjike, duke synuar të godisnin infrastrukturën ushtarake dhe policore serbe, si dhe të shfaqnin rezistencë ndaj okupacionit serb.

Bashkëpunimi i tyre në organizimin e këtyre aksioneve ishte thelbësor për suksesin e lëvizjes për liri në Kosovë. Ata koordinonin dhe drejtonin grupet guerile me aftësi dhe durim, duke siguruar që të gjitha aksionet të ishin të ndërmarra me qëllim dhe të realizoheshin me sukses.

Këto aksione guerile shërbyen si një mjet për të ndërthurur forcat serbe dhe për të shfaqur vendosmërinë e popullit të Kosovës për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e tyre. Përmes organizimit të këtyre aksioneve, Ismeti dhe Zahir Pajaziti treguan një vizion të qartë dhe një përkushtim të palëkundur ndaj qëllimeve të tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Grupi i Zahirit dhe aksionet guerile

Në rajonin e Llapit (dhe të Gollakut) veproi grupi shumë i fuqishëm, Grupi i Zahir Pajazitit i cili vepronte në Prishtinë, Gjakovë si dhe në zonat tjera.

Tani po i japim shënimet e një numri të sulmeve guerile kundër organeve policore të Serbisë në rajonin e Llapit, ku Zahir Pajaziti me grupin e tij gueril, e goditi aparatin e shtetit serb, që ushtronte dhunë kundër popullit shqiptar.

Do vecuar disa prej aksionve guerile të armatosura në Llap nga viti 1991-25 dhejtor 1997:

Hetem e Murat Ajeti, së bashku me Mehmet Sherif Visokën, sulmin e parë e ndërmarrin më 1991, mbi Motelin hotelier ”Besiana “në hyrje të qytezës së Podujevës, ku ishin të vendosura forcat policore dhe ushtarake të Serbisë.[1]

Podujevë,më 26 korrik 1993, në fshatin Sekiraçë të Podujevës, janë dëgjuar të shtëna automatiku, me ç’rast është plagosur një polic serb.[2]

Murati, Hetemi, Mehmeti dhe Fahredin Murati më 26 korrik 1993, në mesnatë tek Qershitë e Llapashticës i patën zënë pusi një patrulle të policisë serbe, që po kthehej nga Prishtina në bazën e saj në Podujevë.

Nga ky sulm befasues dhe i papritur vetura e policisë qe rrokullisur në ara, ndërkaq policët e gjendur në te patën pësuar lëndime serioze.

Të nesërmen në shenjë hakmarrje policia kriminale e Serbisë, që nga shkolla fillore “Kongresi i Manastirit “e fshatit Gllamnik e deri në qendër të Podujevës, pati keqtrajtuar brutalisht mbi njëqind qytetarë të komunës së Podujevës.

Të sipercekurit nën komanden e Zahir Pajazitit kanë kryer

aksione edhe në Sibovc, Gërdoc, Lluzhan e Orllan, si dhe tek Brryli i Xhakalive. Këto aksione ishin paralajmërim ndaj kriminelëve të sojit si:Sredoje Radojeviq- Cipiripi, Bosanaci i Madh, Nebojsha Cvejiq, Millosh Nikoliq, i njohur edhe si i biri i Dragçit, Dragan Rakiq, Tomisllav Petroviq – Toma, Miqa Joviq, Goran Mitroviq, Branisllav Millanoviq etj, të cilët që nga fshati veriperëndimor Përpellac, që gjendet në zonën kufitare me Serbinë, e deri në Ballaban, i terrorizonin pa arsyen më të vogël shqiptarët e pambrojtur të kësaj ane.[3]

Podujevë, me 16 qershor 1996, në Podujevë, rreth orës 22:00, në afërsi të stacionit të autobusëve në Podujevë, u plagos polici serb, Goran Mitroviq.[4]

Podujevë,më 17 qershor 1996, në Luzhan të Podujevës, aty rreth orës 22:00, u zhvillua një aksion i armatosur i grupeve guerile të UÇK-së dhe forcave policore të Serbisë.[5]

Podujevë,më 11 korrik 1996, pas mesnatës, në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Podujevë, u dëgjuan krismat e njësiteve të UÇK-së, ku pëson vdekje një polic serb. [6]

Prishtinë-Podujevë,më 2 gusht 1996, pas orës 21:00, sulmohen stacionet e policisë serbe në Kërpimeh të Podujevës, stacioni policor dhe Qendra në Prishtinë. Operacioni i sulmit përfundoi vetëm me dëme materiale. U sulmua edhe stacioni i policisë në Luzhan dhe Orllan.[7]

Kur sinkronizuan shumë aksione, si në Gllogofc, Vushtrri, Skënderaj dhe në Podujevë, në Llap u kryen këto sulme:

Më 11 tetor 1996 në hyrje të kafiterisë” Fontana”në Podujevë, Zahir Pajaziti, plagosi kriminelin serb të njohur me nofkën Cipiripi. Ditën kur ky polic famëkeq u paaftësua për jetë, u zbulua edhe identiteti i tij i vërtetë si Sredoje Radojeviq.[8]

Podujevë, më 25 tetor 1996, në Surkish të Podujevës, njësitet e armatosua të UÇK-së sulmuan forcat serbe, rreth orës 22:00, ku u vra inspektori i policisë serbe, Millosh Nikoliq dhe nëpunësi i administratës serbe, Dragan Rakiq. Vendimin për ekzekutimin e tyre e kishte marrë SHTABI QENDROR I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, pasi ishin hetuar, provuar dhe vërtetuar krimet e tyre kundër popullit shqiptar të kësaj ane.[9]

Rreth orës 21 e 25 minuta të kësaj mbrëmjeje, në Surkish të Podujevës, nga dora e Zahir Qerim Pajazit dhe Ilir Halit Konushevcit, u vranë këta inspektorë zullumçarë dhe provokues të shqiptarëve.

Si kishin raportuar mediat serbe për kriminelin serb më famëkeq në Podujevë, kush e kishte kryer vrasjen?

Në tetor të vitit 1996 mediat serbe raportonin për kriminelin famëkeq, Milosh Nikoliq .

Në emisionet e saj radio serbe e Prishtinës u njoftua për një polic dhe një nënpunës serb të vrarë nga personat të panjohur të premten rreth orës 22 në fshatin Surkish, jo shumë larg Podujevës.

Në njoftim thuhet se nga të shtënat me armë automatike u vranë inspektori i policisë serbe Milosh Nikoliq dhe punëtori i administratës Dragan Rakiq.

Në njoftim saktësohej se në veturën e patrullës së policisë u qëllua pranë shtëpisë së inspektorit Nikoliq.

Burimi serb bënte me dije se forcat serbe ndërmorën një aksion të gjerë në atë rajon për zbulimin e kapjen e përgjegjësve.

Dëshmitarët i thanë QIK-ut se pas kësaj nga Prishtina në drejtim të Podujevës kishte shkuar një kolonë e policisë serbe, ndërsa burimet e LDK-së në Podujevë konfirmuan se të premten mbrëma në Surkish ishin dëgjuar të shtëna me armë dhe se ishin arrestuar disa shqiptarë që i kanë shtëpitë afër vendit ku është shtënë në inspektorin e nëpunësin serb.

Kështu, më shumë se tetë ditë udhëtimi nëpër Besianë, gjatë mbrëmjeve u shtrua nevoja e atentatit jashtë qytetit.

Arsyeja e parë ishte se, rreziku për zbulim ishte më i dukshëm se çdo herë tjetër, ngase Zahiri bashkë me shokët e vet nuk e kishte shprehi shumë që të dilte në qytet shpesh.

Pra, u vendos që përkundër efektshëmrisë që do të shkaktonte vrasja e Nikoliqit në qytet, ajo të bëhej jashtë tij-në fshatin Surkish.

Ditën e 27 tetorit të atij viti, pra ka qenë e diel, Nikoliq ishte parë duke qëndruar në një kafene përballë ndërtesës së Kuvendit Komunal të Besianës. Zahiri dhe Iliri kanë shkuar në banesën e Zahirit që t’i marrin kallashnikovët, sepse në atë moment ata me vete kishin vetëm revolverët. Ata kishin vendosur tashmë që prita t’i zihej në fshatin e lindjes dhe kishin vendosur që ta likuidonin mu para derës së shtëpisë së tij.

Njëri nga serbët që ka bërë krimet më të mëdha në rajonin e Llapit ka qenë Milosh Nikoliq (34 vjeçar) nga fshati Surkish i Besianës. Anasit e Llapit atë e njihnin si i ‘ biri i Dragçit’. Maltretimet që ai i ka ushtruar mbi banorët shqiptarë të kësaj ane nuk zgjedhnin as gjini e as moshë.

Kështu parakalimi i tij në rrugët e Besianës ndillte frikë tek qytetarët. Egërsia e bënte atë që të tjerët t’ia lëshonin rrugën kur ai kalonte, prandaj asgjësimi i tij ishte i dorës së parë dhe kishte më shumë se një arsye.

Arsyeja e parë ishte se , ai ishte shumë i egër në sjelljet e tij. E dyta, ishte shumë i shkathët në profesion dhe e treta, kishte titullin ‘Inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Dhe mu për këtë, urdhri nga Zahiri ka qenë që ai të vritet.[10]

Zona Operative nr.1 e Llapit pat bërë thirrje nga të gjithë kolaboracionistët-shqipfolësit që ishin në sherbim të armikut dhe okupatorit serbosllav që ta nderpresin bashkëpunimin me regjimin pushtes serbosllav. Ata që iu binden thirrjes dhe nderpren lidhjet me pushtuesit serb u falen kurse ata që vazhduan bashkpunimin u ekzekutuan nga udhëheqsit e grupit operativ i armatosur të ZO nr.1 të Llapit. [11]

Podujevë,më 21 mars 1997, rreth orës 20:00, kryhet aksion gueril kundër forcave policore serbe, ku plagoset rëndë polici serb, Branisllav Milanoviq. [12]

Podujevë,më 3 gusht 1997, në rrugën Podujevë-Kërpimeh, në vendin Bunari i Bradashit, është kryer një sulm i armatosur kundër oficerit të UDB–së, Miqa Joviq, i cili u ekzekutua.[13].

Podujevë,më 5 nëntor 1997, u ndërmor një sulm i armatosur nga njësitet e UÇK-së, kundër strukturave politike të pushtetit okupues serb, në Podujevë. Sulmi u zhvillua rreh orës 20:00 të mbrëmjes. Nga sulmi gueril i cili u zhvillua kundër administratës së pushtetit serb, u shkaktuan vetëm dëme materiale.[14]

Njësitet operative të specializuara për aksione të armatosura të UÇK-së, më 25 dhjetor të vitit 1996, organizuan sulme të planifikuara, për t’u kryer në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, tri ose më shumë sulme.Sulmet mbi stacionin policor tw Podujeves e kanw kry Zahir Pajaziti dhe Avni Ajeti.

Më 25 dhjetor në fshatin Zakut, stacioni i policisë në Kërrpimeh të Podujevës u sulmua policia serbe. Po në të njëjtën kohë u sulmua edhe stacioni i policisë në Podujevë, Lluzhan dhe Orllan.

Karakteristika të sulmeve të UÇK-së

Bashkëluftëtarët besnik të Zahirit me një atentat të programuar, më 19 shkurt të vitit 1998, në rrugën Podujevë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Lluzhan, vranë Nebojsha Cvejiqin, pjesëtar të policisë sekrete të Serbisë.[15]

Sipas projektit të organizimit të sulmeve guerile, të gjitha ato janë kryer me sukses. Njësitet operuese të UÇK-së, kanë kryer 98 sulme të armatosura, gjatë kryerjes së të cilave, asnjë anëtar i njësiteve guerile nuk është plagosur, as nuk është vrarë. Në kohën e kryerjes së aksioneve, nuk është arrestuar asnjëherë, asnjë pjesëtar i grupeve guerile. Grupet e armatosura guerile kanë pasur strategji për sulme.

Nga të dhënat e këtyre shënimeve, del se pas rajonit të Llapit, i cili ishte më i përgatituri dhe më i gatshmi për rezistencë të armatosur vjen ai i Drenicës dhe pastaj vjen rajoni i Dukagjinit, ku ishin shumë të përgatitur vëllezërit Haradinaj, Ardian Krasniqi, Qerim Kelmendi e ndoni tjetër me armatime dhe me luftëtarë të lirisë, rajoni i parë, që vlerësohet sipas përgatitjes ishte Llapi. Në këtë rajon veproi grupi shumë i fuqishëm, Grupi i Zahir Pajazitit.

Aventura e profesorit Sadri Rexhepi: Udhëtimi i tij nga Llapi në viset e Kosovës mespërmes punkteve policore serbe

Në historinë e Kosovës, ngjarjet e rralla shpesh shkrijnë zemrat dhe nxisin kurreshtjen tonë për të shkruar. Një ngjarje e tillë e pazakontë është ajo e profesorit Sadri Rexhepi, i cili u bë shembull i aventurës dhe guximit në një rrugëtim që shtrihet nga Llapi në viset e tjera të Kosovës, duke përdorur veturën e tij për të bartur armatim për formacionet ushtarake të UÇK-së.

Sipas kuijtesës së Ismet Abdullahut, profesori Sadri Rexhepi, një figurë e njohur në fushën e arsimit dhe më gjerë, vendosi të shkonte përtej kufijve të zakonshëm të udhëtimit. Duke qenë një udhëtar i përvojësuar dhe një përkrahës i udhëtimeve aventurike, ai vendosi të bartë armatimin me veturën e tij nga Llapi, në një udhëtim që do të tregonte se aventura dhe kureshtja nuk kanë kufij.

Në këtë aventurë, profesori Rexhepi jo vetëm që shfaqi guxim dhe vendosmëri, por gjithashtu përjetoi momente të rralla dhe emocionuese. Ai ndeshi sfida të shumta rrugore dhe ambientesh të ndryshme, duke e bërë këtë udhëtim një përvojë të jashtëzakonshme për të dhe për ata që ndoqën rrugën e tij përmes shtigjeve të sakrificës.

Ky udhëtim i padëgjuar përtej kufijve të zakonshëm i lejon njerëzit të reflektojnë për kuptimin e aventurës dhe guximit. Profesori Sadri Rexhepi është shembull me këtë veprim të tij, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e Kosovës. Ai u bë shembulli guximi për të dalë jashtë zonës së komfortit me një përvojë të jashtëzakonshme dhe me frymëzim për të tjerët për të luftuar për liri.

Nga ky profesor, ne marrim mësimin se çdo hap drejt lirisë dhe për lirinë është tejet i vlefshëm. Profesori Sadri Rexhepi na përcjell një mesazh të rëndësishëm: “Mbi të gjitha është liria, prandaj për të ia vlen të rrezikosh dhe të sakrifikosh.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat