“Zonja e hekurt”, Presidentja Osmani, plandosi Vuçiqin dhe i doli hakut Sandulloviqit, që kërkoi falje dhe vuri lule mbi varret fëmijëve të vrarë në Prekaz

Opinione

“Zonja e hekurt”, Presidentja Osmani, plandosi Vuçiqin dhe i doli hakut Sandulloviqit, që kërkoi falje dhe vuri lule mbi varret fëmijëve të vrarë në Prekaz

Nga: Hafiz Shala Më: 24 prill 2024 Në ora: 09:54
Autori Hafiz Shala

Çdo Seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kur bëhet fjalë për Dardaninë, me gjithë gënjeshtrat, insinuatave dhe propagandës e aparatit kriminal e terrorist të Vuçiqit, më në fund, BE dhe SHBA, jo qe nuk kanë qenë në dijeni se, Vuçiqi është ai i cili i dirigjon, kontrollon, shantazhon e kërcënon pakicën serbe në veri të Mitrovicës, por, me qellim që t’i japin edhe një shans që të heq dorë nga këto veprime.

E përkëdhelën dhe e toleruan përtej çdo norme. Serbët e veriut, mendoj në qytetarët e thjeshtë të cilët me vullnet nuk iu kanë bashkëngjitur “mashës” së Vuçiqit partisë politiko-terroriste Lista serbe përderisa i kanë kushtëzuar e kërcënuar me jetë, jo vetëm individët, por edhe familiarët e tyre, të mbështetur për muri, nuk kanë patur tjetër rrugëdalje pos ta bëjnë minimumin për të mbijetuar.

Serbet e veriut, janë në të njëjtën situatë sikur ishin shqiptarët nën okupimin e regjimit të Millosheviqit.

Bashkësia ndërkombëtare, duhet të bëjë të pamundurën që pakica serbe, së pari të lirohet nga regjimi i Vuçiqit për t’iu hapur rrugë për inkuadrimin në institucionet e Republikës së Dardanisë, së pari, duke e respektuar si shtet të tyre me të gjitha dokumentet pëcjellëse që nga Kushtetuta, ligjet institucionet pjesë e të cilave janë duke ua sigurua të gjitha të drejtat qe janë ndër më të avancuarat krahasuar më shtetet demokratike perëndimore, euro-amerikane.

Mendoj se serbet vërtetë janë të molisur nga regjimi i Vuçiqit dhe duhet t’u dilet në ndihmë që të çlirohen për të jetuar të lirë duke i realizuar të drejtat e tyre përmes inkuadrimit në të gjitha institucionet shtetërore që u janë garantuar e në të cilat janë edhe të privilegjuar, sipas dokumentit të Marti Athisarit si kusht për ta shpallur pavarësinë. Këto koncesione, populli dhe shteti i Dardanisë i pranoi duke e krijuar një sistem më të avansuar bashkëkohorë e demokratik si shteti më i ri në Evropë i cili, për synim e më meritë, e ka të bëhet pjesë e saj. Serbët, në kuadër të këtij shteti i themeluar dhe i pajisur me aktet normative më bashkëkohore demokratike e kanë shansin që këto të mira t’i shfrytëzojnë, siç ishte rasti me liberalizimin e vizave, anëtarësimi në Këshillin e Evropës duke i realizuar të gjitha drejtat e tyre elementare nëse ato iu mohohen kushtimisht në Republikën e Dardanisë, përmes Gjykatës së Strasburgut, të cilës Serbia më së shumti ia ka dronë sepse, aty do të përballet me drejtësinë duke iu përgjigjur kërkesave legjitime të institucioneve të Republikës së Dardanisë për krime dhe gjenocid. Prandaj, pakica serbe nëse eventualisht u mohohen të drejtat e tyre, e kanë shansin që të jenë të barabartë para kësaj gjykate.


 

Duke u inkuadruar në organet shtetërore e demokratike, do t’i gëzojnë të gjitha të mirat, duke jetuar në paqe e harmoni me shqiptarët duke u kërkuar falje atyre të cileve regjimi gjenocidal i Millosheviqit iu ka shkaktuar plagë e dhimbje të rënda në familjet e tyre, duke u distancuar nga politikat e aparteidit të vazhduara nga pasardhësi i tij Aleksandër Vuçiqi, i cili, pakicën serbe në Dardani e përdorë për interesat e tij politike si mjet kusurimi i cili, për t’i arritur qëllimet e tij nacional - shoviniste e imperialiste, është në gjendje t’i sakrifikojë pa kurrfarë hamendje.

Ish udhëheqja dardane shtetërore e politike për interesa karrieriste, përfitime materiale e pasurimi të jashtëligjshëm, duke i pranuar kërkesat fashiste të Vuçiqit, kanë sjellë vendime, duke u dakorduar për koncesione fatale për popullin dhe shtetin, duke pranuar marrëveshje e duke falë territore në dëm të Republikës së Dardanisë të cilat po na hakmerren pasi, çështjet e brendshme shtetërore, i shndërruan në ato të karakterit me obligime ndërkombëtare të cilat duhet pa dëshirë dhe vullnet t’i zbatojmë duke na kushtëzuar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Fatëkeqësisht, ende në disa kokat e tyre të mykura, naive me premisa tradhtie ndaj atdheut, edhe sot mbretëron ideja e korrigjimit- ndërrimeve të territoreve duke përkrahur e dhënë mundësi Serbisë më përkrahjen e Rusisë t’i realizoj ëndrrat e rikthimit të Republikës së Dardanisë nen tutelën e “Botës serbe “ ku fatkeqësisht janë të involvuar edhe disa krerë të shtetit amë Shqipërisë. E rëndë.

Ajo ish udhëheqje, asnjëherë nuk dha llogari para sovranit për gabimet fatale politike bile, me këmbëngulje e pa kurrëfar turpi, përsëri e kërkojnë pushtetin, përderisa po ballafaqohemi në dialogun me Serbinë i përshtatur e i mundësuar sipas interesave dhe kërkesave të Serbisë që, për qëllim përfundimtar e kanë aneksimin e veriut. Kjo pasi, e patën rastin por nuk e shfrytëzuan kur në pushtet ishin ata që koketonin, bisedonin, bashkëpunonin natën e ditën, duke u marrë me biznese ilegale të cilët për interesa të ulëta personale, e futën veten në statusin e të shatazhuarit që shtetit të Dardanisë i kushtoi dhe ende i kërcënohet rreziku për t’iu nënshtruar ndikimit të Serbisë me ndihmën e Rusisë varësisht nga epilogu i luftës në Ukrainë.

Udhëheqja aktuale ani pse e gjendur në zgripcin e obligimeve ndërkombëtare të krijuara nga ish udhëheqësit të cilët për ato gabime fatale për shtetin, të sovrani i qiti në opozitë, përderisa Serbia, nëpër të gjitha takimet ndërkombëtare, ngul këmbë në krijimin e një ngrehine e quajtur, Asociacioni i komunave më shumicë serbe me kompetenca ekzekutive të nënshkruara në vitin 2013 e të anuluara e duke i hedhur poshtë në shumë nene në vitin 2015, apo një pushteti të tretë i cili, në një të afërme, do të rezultojë sipas parimit të Vetëvendosjes, shkëputje nga Republika e Dardanisë.

Mos të harrojmë se shtetet aleate të Serbisë dhe jo dashamirëse të Dardanisë, duke dashur të bëjnë krahasime të pa qëndrueshme, do të na e përkujtojnë se, “edhe ne pa drejtësisht jemi shkëputur nga Serbia me parimin e Vetëvendosjës” qe nuk mund të krahasohet me asnjë shtet e asnjë rast. Spanja, Rumunia e Qiproja, nuk janë

raste të krahasueshme. Për këtë, gjoja, na garantojnë miqtë tanë ndërkombëtar.

Por, “Garancitë e Ndërkombëtarëve se një gjë e tillë nuk do ta lejohet, është e pa besueshme”. Ukraina është një rast eklatant kur i forti të okupon pa marrë parasysh Marrëveshjet e nënshkruara “më një lloj garancioni” të cilin Rusia nuk e respektoj.

Rusia bëri marrëveshje me Ukrainën që mos të posedojë armë nukleare, në këmbim të paqes, fqinjësisë së mirë, respektimit të sovranitetit dhë integritetin territorial. Tank, gjendet Ukraina ndërsa, kush e ndali apo e ndëshkoi Rusinë.

Për ta shpëtuar Ukrainën nga okupimi total i Rusisë, BE, SHBA dhe forca transatlantike ushtarake NATO, po i duhet një përforcim dhe organizim ushtarak, financim dhe krijimin e një uniteti duke e pasur parasysh së, disa shtete e qeveri të cilat janë pro-ruse, disa edhe më të drejtën e vetos po tentojnë t’i pengojnë ndihmat ushtarake tani në momentet më kritike për Ukrainën dhe jo vetëm por për Evropën në përgjithësi. Falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës si lidere në aspektin e ndihmave financiere dhe furnizuese me armatim më bashkëkohor, më në fund do të arrijnë t’i akordojnë Ukrainës 60.84 bilion dollarë, 24.6 bilion për Izraelin dhe 8.1 bilion për Tajvanin si aleatë të saj.

Tani, kur mund të mendohet hipotetikisht se ku mundet të gjendet Republika e Dardanisë pas, 10, 20 apo 50 viteve, nëse nuk forcohet, ekonomikishtë e ushtarakishtë, duke krijuar një aleancë me shtetët e fuqishme por, megjithate gjithnjë duke u bazuar, së pari në forcat e veta për të pasur edhe aleatë të fortë e të siqertë.

Udhëheqja aktuale e Dardanisë, duke ndarë mjete të shumëfishta për ushtri anipse me një buxhet modest, vizioni dhe drejtimi të cilin e kanë zgjedhur në rrethanat aktuale, jep shpresë qeë mos ta perjetojmë fatin e Ukrainës. Për këtë, duhet një unitet i sinqertë politik e shtetëror, posaqerisht kur bëhet fjalë rreth marrëdhënieve me Serbinë të cilin, fatëkeqësisht në këto momente na mungon. Kjo mundet seriozisht të na hakmerret në të ardhmen në aspektin e sigurisë, sovranitetit dhe sigurimit të kufijve ekzistues sipas Kushtetutës dhe aktit të shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008 të njohur ndërkombëtarisht më shumë se gjysma e shteteve të botës.

Syqeltësia, vendosmëria, guximi dhe përkushtimi për shtetin, janë garanci për të ardhmen e sigurt të vendit. Kjo është në duart tona që nuk duhet mos ta shfrytëzojmë.

Hafiz Shala

23 prill 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat