Ka profesora edhe flliqana

Opinione

Ka profesora edhe flliqana

Nga: Dedë Preqi Më: 24 prill 2024 Në ora: 13:07
Dedë Preqi

Mbas shumë protestave të studenteve të Universitetit të Prishtinës, dhe organizatave tjera në Kosovë, ndaj sjelljeve të pa moralshme të profesorit Xhevat Krasniqi, vendimi i Këshillit të Etikës, në Universitetin e Prishtinës, ishte i vonuar, duke e suspenduar nga puna universitare profesorin, i cili akuzohet për ngacmime seksuale ndaj studenteve të vet.

Edhe kësaj dite kemi plot informata të pa numërta prej nxënësve e studentëve femra, që i akuzojnë mësimdhënësit e tyre për abuzime seksuale, që sjelljet e tyre të pista nuk i takojnë rangut pedagogjik dhe as normave edukative e arsimore në një shoqëri normale.

Sikur këto sjellje negative në Instuticionet tona janë bërë shprehi e vazhdueshme e këtyre karaktereve të pista të njerëzve të ashtuquajtur „pedagog“, të cilët punën e tyre pedagagjike e shdërrojnë në dhunë seksuale dhe në vepra të pa moralshme e demagogjike.

Në çdo shoqëri njerëzore në aspektin e zhvillimit intergjeneracional, profesorat dhe puna e pedagogëve duhet të jetë e shenjtë ndër gjeneratat reja, si një përpjekje arsimore dhe edukative, duke u ndihmuar të aftësohen dhe transformohen në drejtim të dijës dhe kulturës së nxënësit dhe studentit.

Nëse të gjitha këto koncepcione i shdërrojmë në anën e kundërt, duke manipuluar përmes rrugëve të pista alternative me nxënës dhe studentë, duke i shdërruar këto në materializëm dhe në shfrytëzim të epsheve seksuale nga ana e profesorëve në këmbim të një note, në esencë rruga njerëzve të tillë demagogjike, duhet të iu nënshtrohet kritereve të rrebëta pedagogjike dhe shqyrtimit të procedurave ndëshkuese nga ana ligjore e shtetit.

Kjo pikpamje e përhapur negative në Institucionet tona, mbështetët jo në zhvillimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, por metodat e tilla janë metoda më përfide të një shoqërie dhe të një sistemi arsimor. Prandaj, Ministria e arsimit dhe Institucionet përkatëse duhet, jo vetëm t’ua tërheqin vërejtjen këtyre njerëzve, por urgjentisht të marrin masa ndëshkuese, që profesorat e tillë të marrin denime drastike.

Është turp për Institucionet tona arsimore, kur disa herë përmenden shumë profesora dhe emri i tyre del hapur, të cilët akuzohen për përdhunime seksuale me studentet e veta, në këmbim të një note. Ky është turpi më i madh dhe më i shëmtuar, në rend të parë si shqiptar, si mësues, pedagog e profesor, abuzon me nxënëset dhe studentet, që janë vajzat dhe bijat tona të kombit tonë.

Njerëzit e tillë nuk janë shqiptarë dhe pedagog të ndershëm, ata nuk mund ti mbulojë as emri „flliqana“ të kombit shqiptarë, që nuk dallojnë me dhunuesit e ushtarëve serb gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilët i dhunuen me qindra bija të kombit tonë.

Profesorat e tillë, dhunues dhe abuzues me bijat dhe gjeneratat e reja , duhet ti shpallim tradhëtar dhe bashkëpunëtorë të armikut tonë të përbashkët dhe njerëzve të tillë duhet t’ua tregojmë rrugët ligjore dhe jo të përkrahen veprat e tyre të shëmtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat