A po vjen koha e Ramush Haradinajt si kryeministër i Republikës së Kosovës?

Opinione

A po vjen koha e Ramush Haradinajt si kryeministër i Republikës së Kosovës?

Nga: Agron Shabani Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:18
Autori Agron Shabani

Sipas profesorit (akademikut), filozofi ose mendimtari të shquar anglez (Bertrand Rasell): Duhet të keni shumë kujdes nëse lexoni libra ose vepra të ndryshme mbi luftën, politikën, shëndetin, medicinën, religjionin etj...Mund të vdisni vet, si dhe t'i vrisni të tjerët, vetëm për një gabim të vogël shtypi, nëse nuk i keni kuptuar ato si duhet.

"Së pari, duhet të kini (keni) një qëllim ose objektivë të qartë, së dyti, duhet t'i gjëni ose zbuloni mjetët për të arritur qëllimin që i justifikon mjetët, dhe së treti, duhet t'i përshtasni mjetët me qëllimet tuaja."( Aristoteli)

"Nëse faktët dhe realitetët, nuk përputhën (përshtatën) me qëllimet, idealet dhe vizionet tuaja, atëherë ndryshoni mjetët (instrumentët) dhe faktët." (Friedrich Nietzsche)

Në të kundërten, shtetët dhe pushtetët e ndryshme sipas Volterit dhe Hobsit, duhet të kenë edhe barinj, edhe dele, edhe kasapë.

Ramush Haradinaj, është edhe bari (kujdestar) i popullit, edhe kasap i armiqve të ndryshëm shekullor dhe gjakatar. Ramush Haradinaj është: hero i gjallë i Kosovës dhe shqiptarëve.

Po shihet se diçka nuk shkon me politiken, dogmatike, demagogjike, diabolike, blasfemike, reaksionare, anakronike, faustiane, tartufiane, hamletiane, makiaveliste ose don kishotike te Albin Kurtit. Albin Kurti si duket enderron shume. Edhe ne vendin e punes etj. Plus eshte titist ose jugosllaven e madh.

Ata që ëndërrojnë, rrejnë (genjejnë), mashtrojnë, presin në besë, linçojnë, urrejnë, xhelozojnë dhe paragjykojnë shumë, i njini në sy! 

Sytë e tyre e kanë një "astar" ose "mantel të bardhë" melankolie, letargjie dhe nostalgjie të thellë ndaj atyre ngjarjeve, zhvillimëve ose figurave të ndryshme që nuk i njohin fare, nuk i kuptojnë, s´i pranojnë dot, dhe nuk i kanë njohur kurrë.

Ata e kanë melankolinë, letargjinë, nostalgjinë, flegamtizmin, hedonizmin, alkimizmin, sofizmin, ezoterizmin, konformizmin, oportunizmin, shantazhin, komplotin, linçimin në cepat e buzëve të tyre, në maje të gjuhës, në sy, në vetulla ose çëpalla, në mendje dhe dikund thellë në shpirtë, i kanë gjërat me të tmerrshme, iracionale dhe negative. Në fizikën si dhe në kiminë ose biokiminë e brendshme të trurit dhe shpirtit të tyre katran.

Ata e kanë pamjen ose fytyrën e njerëzve që kërkojnë diçka me dëshpërim në formë hakmarrjeje (revanshi) dhe xhelozie.

Ndërkohë që ëndërrimi i keq, dëshprimi, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, revanshizmi etj..., janë një diçka e lodhshme, e padobishme, monotone, reaksionare dhe anakronike. 

Nuk janë për njeriun normal dhe racional. E sidomos për ata që i metojnë ose pretendojnë pozitën ose statusin e lartë të njerërzve të ditur, të mençur, patriot, intelektual dhe intelegjent.

 Ato janë vetëm për ëndërrimtarët, sofistët, alkimistët, ezoteristët ose hedonistët e ndryshëm. Për ata që jetojnë në ëndërra, imagjinata, fantazi, iluzione të ndryshme dhe utopi.... 

Ndaj, përderisa ju nuk e bëni të pavetëdijshmen të vetëdijshme, dhe ato nuk ua diktojnë jetën, botën, fatin, karierën dhe ardhmerinë tuaj, ju do ngelëni përgjithmonë robër ose skllëvër të frikës,nebulozës, mediokritetit, paditurisë, skizofrenisë, demagogjisë dhe hipokrizisë tuaj, thonë kështu filozofët dhe sociopsikologët e njohur botëror ose ndërkombtar.

I vetmi burg i vërtetë është frika, dhe e vetmja liri e vërtetë është liria (çlirimi) nga frika. (Aung San Suu Kyi)

U morr vesh se fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë.

Natyrisht se kjo mund të quhet egopati, egomani, apo "shizofreni (skizofreni) e butë" ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin.

Mëqe, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, diskrepancave ose disonancave të ndryshme kognitike, linguistike, leksikologjike, aksiologjike, politike, ushtarake, diplomatike, konceptuale, ideologjike, imagjinare, fiktive, anarkoteorike, anarkoindividualiste, anarkoliberaliste etj.: Duhet cekur në vazhdim se globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste së bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimin, ratifikimin, institucionalizimin dhe realizimin praktik dhe teorik të kauzalitetit ushtarak ose luftarak, si dhe aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, kulturore, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike, diplomatike etj.  (Filozofia politike e Ramush Haradinajt):

Boshti i etikës shkencore, kulturore, informative, politike dhe diplomatike, qëndron tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. 

Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme (globale ose universale), arti, kultura, informimi, letërsia, politika e jashtme ose diplomacia, duhet të jenë të kualifikuara, profesionale, intelektuale, intelegjente, komparative, analogjike, komprehensive, kontemplative, komplementare, suplementare, shkencore ose humaniste...Të ngritura, projektuara dhe mbështetura në ndërkohë në ngritjen ose ndërtimin e një etike dhe filozofie globale ose universale në domenin ose kontekstin e një narrativi, gjakimi dhe vizioni të njohur për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale. 

Kjo i duhet Kosovës për çastin ose momentin.

Të kesh sy, dhe të mos kesh tru (mend), nderë, moral, dinjitet, shikim, ideal, vizion dhe narracion, kjo është me e keqe dhe me e rëndë se vdekja, robëria dhe verbëria.

Kjo është humbje ose zbritje maksimale e respektit, vlerës dhe auotiritetit të njeriut.

U mor vesh se edhe akteret ose protagonistët njohur të elitës së lartë shkencore, kulturore, intelektuale; luftarake, dhe politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur. 

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës që shquhej e karakterizohej dikur me një shpirt të pasur hulumtues, skrupuloz dhe patiotik, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.

Krahas saj, duhet cekur ose rikujtuar edhe luftën e pamëshirmshme, infernale ose apokaliptike në mes vlerave dhe antivlerave. 

Shtetin, lrinë dhe pavarësinë tonë individuale dhe kolektive, gjithëmonë duhet matur, çmuar dhe vlerësuar në bazë të luftës dhe sakrificave të njohura individuale dhe kolektive, e jo në bazë të interesave të ndryshme politike, partiake, pushtetmbajtëse ose karieriste të grupit, personit ose individit. E sidomos me vlerat e njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së.

Ndonëse, luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-s, janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti.

 Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë vendosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.

Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e kaq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve.

Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.

Ndërkohë që luftërat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e  e UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t'i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, por t' i urrejmë ose injorojmë ata së bashku me projektët ose planimetritë e tyre  makabre e funebre- kundër nesh.

Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (femijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradoksëve, naivitetëve ose padrejtësive të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara.

Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose deshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmerinë e kombit."

Ndaj, sipas Aleksandrit (Lekës) të Madh, Aristotelit, Talësit, Sokratit, Platonit, Homerit ose Herodotit: Njerëzit ose popujt e ndryshëm, nuk shohin, nuk lexojnë, nuk logjikojnë, ose nuk shkojnë në luftë vetëm për t'i parë dhe numruar yjet në qiellin ose universin e pafund! Apo, për të kapërcyer ylberin përtej asaj "anës tjetër" si Sizifi, por, edhe për t'i parë, njohur, zbuluar, skicuar, vizatuar, ravijezuar, konturuar, identifikuar dhe përcaktuar kufinjtë e tyre me të tjerët, si dhe për t'i njohur, zbuluar, lidhur ose identifikuar urat ose rrugët e reja të fatit dhe ardhmërisë së tyre individuale dhe kolektive. 

Sidoqoftë, popujt (kombet) dhe shtetët e ndryshme, sipas filozofisë kristiane dhe asaj arabe ose muslimane, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, vazhdimisht iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit. 

Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenealogjisë së popullit (kombit) dhe gjenialitetit të Zotit (Hyjit) dhe natyrës.

E thëm këtë, parasegjithash duke u mbështetur ose bazuar në faktin se në Kosovë: Politikën dhe diplomacinë, jo rrallë i bëjnë feja muslimane, kallku, plehu, kermat e ndryshme dhe jo elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske, publicistike etj.

Kjo për faktin se populli ose elektorati i përgjithshëm në Kosovë, me tepër janë fetar ose laikë politik, se sa të kualifikuar, auditorial ose audiencional.

Thonë se në zenitin e fuqisë ushtarake, politike, tregtare dhe ekonomike të Ilirisë, perandori romak Polibie e paditi mbretëreshen Teutë dhe komandantët e saj për pirateri dhe supremaci enorme dhe tepër masive të ilirëve në detërat e Egjeut, Jonit, Mesdheut dhe Adriatikut..

Nderkaq, Mbreteresha Teutë e Ilirisë, duke i hedhur poshtë kërrcnimet dhe padinë ndërkombëtare të Polibiut nga Roma, u gjegj:" "Askush në botë nuk guxon t´ua ndalon lundrimin, leVizjen, dhe tregtinë e lirë ilirëve në detaretat e Adriatikuit, Jonit, Egjeut dhe Mesdheut!", duke i urdhëruar strategët dhe komandantët e saj  të pergatiteshin per lufte, nën moton "nuk ka liri të përgjysmuar ose gjysëmliri;  por, vetëm liri të plotë individuale dhe kolektive, gjegjësisht, objektive dhe subjektive. 

E kundërta e tyre janë nënshtrimi dhe robëria e stisur, kamufluar ose përkthyer në liri të importuar inflatore dhe inflamatore.

Shqiptarët dhe UÇK-së, kanë luftuar ose janë përpjekur për një shtet, pushtet dhe shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë, të ligjshme, sovrane, integrale, parlamentare, demokratike ose pluraliste në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme...Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, stresi, tensioni, shantazhi, presioni, depresioni, frika, dhuna, terrori, repersioni, inkursioni, reperkusioni ose anomalitë dhe patologjitë e tjera individuale ose kolektive, gjjegjësisht, objektive dhe subjektive. 

Për një Kosovë të udhëhequr nga idealet, respekti, vizionet, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti, barazia dhe harmonia e gjithëmbarshme fetare, kulturore, shoqërore ose qytetare.

Për njeriun, politikanin;, komandantin, heroin  ose qytetarin e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. 

Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, jetën dhe ekskluzivitetin e tij etj.

Në këtë frymë integriteti moral, fizik, profesional ose politik i personit ose individit së bashku me  lirinë e njohur shoqërore (qytetare) dhe politike në njerën anë si dhe integritetin dhe sovranitetin e garantuar shtetërorë, nacional, fetar, kulturorë, shkencorë, intelektual, profesional, social, societal, ekonomik dhe politik në anën tjetër: Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.

Do shtuar në vazhdim se shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të rrudhën, tkurrën dhe ngushtohen në emër të mbrojtjes, paqës dhe sigurisës, ndërsa serbët vazhdojnët të shtrihen dhe zgjërohen në teritorin ose hapësirën jetësore ose gjeografike të shqiptarëve, në saje të naivitetit, cinizmit, injorancës, arrogancës dhe prepotencës së pajustifikueshme të qeverisë kurti.

Ramush Haradinaj, i cili dy herë e detyrua të ipte dorëheqje nga posti ose funksioni i Kryeministrit të Kosovës, për shak të padisë dhe burgut në Den Hagë, si dhe  të, embargos totale ose maksimale (1OO %) ndaj Serbisë, u tradhëtua dhe u pre në bese nga Avdullah Hoti dhe Albin Kurti, të cilët paqën, pajtimin ose marrëveshjen  në mes shqiptarëve dhe serbëve ose Kosovës dhe Srbisë, e kuptuan si fantashkencë (sciendifixion), ose në "mision imposible"!  

Mbase, në ato dy linjat e zgjatura, paralele dhe të tensionuara në postulatin e njohur të Tukididit që nuk puçën (bashkohen) kurrë vetëm në pafundësi.

Ndërkohë që e kaluara ose historia e shqiptarëve dhe serbëve, janë të stërmushura ose mbingarkuara me mite, epose, sterotipe, hipoteka, fobi, paranoja, urrejtje ose paragjykime të shumëta iracionale, negative, violente, infantile dhe patologjike- kundër njëri tjetrit.

Nuk i pajtojnë dot shqiptarët dhe serbët patetika ose retorikat e nxehëta ose poluliste të politikanëve të ndryshem ditor ose periodik që politikën dhe diplomacinë i kuptojnë dhe anticipojnë si luftë.

E sidomos takimet monotone ose maratonike në Bruksel, Berlin ose Paris etj.. me moton:" U pajtuam për të mos u pajtuar fare.." etj....!

Shqiptarët dhe serbët mundi t'i pajtojnë vetëm elitat ose intelegjenca e kombit.

Në instancë të fundit, luftërat, vrasjet ose konfliktët, janë fjala ose instrumenti i fundit i ideologjisë shtetrore, nacionale, politike, historike etj.

Për të mos thënë këtu vdekja, ambisi ose errësimi i përgjithshëm i logjikës, mendjes ose intelektit të njeriut.

Se këndejmi, teoria dhe praktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme. Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale, komplementare, suplementare dhe intelegjente që i fitojnë ato.

 Në të kundërten, lufta është pasojë, shpalosje, deshifrim ose pasqyrim i taktikave, strategjive ose llogaritjeve të gabuara shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj. 

"Mua me duhet studuar dhe mësuar për luftën, politikën dhe diplomacinë, në atë menyrë që biri (djali) im të studiojë, mësojë dhe kuptojë medicinën, matematikën, drejtësinë ose filozofinë.", do thoshte dikur John Adamsoni.

Ne duhet t'i përmbyllim, përfundojmë ose varrosin luftërat ose konfliktët e ndryshme midis nesh, para se ato të na vrasin, varrosin ose përfundojnë të gjithë neve.", thotë në një rast N. Chomsky.

Hatushilli dhe Ramzesi dikur u përcaktuan në favor të paqës dhe pajtimit, kur panë dhe vërtetuan se toka ose fushat pjellore në Delten e Nilit, për të cilat kishin luftuar dhe sakrifikuar aq shumë njerëz ose ushtar, ishin mbushur ose "mbjellur" me trupat e pajetë të ushtarëve (luftëtarëve) të rënë në fushën e nderit.

Sipas filozofisë dhe sociopsikologjisë politike ose analitike: Luftërat ose konfliktët e ndryshme në mes popuve dhe shtetëve të ndryshme, mesë tepërmi ndodhin ose përseriten prap ose vazhdimisht, në saje të "intergnumëve", diktateve, monopoleve ose "status quove" të imponuara politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera, nga ana e fuquve, konikuturave ose nomenklaturave të ndryshme, në emër të interesave të njohura dhe të panjohura në domenin (kontekstin) e njohur politik, finansiar, tregtar, ekonomik, strategjik, gjeopolitik etj.

Ndonëse, sipas epistemologjisë së përgjithshme ushtarake, revolucionare ose politike: Për paqën dhe patimin e përherëshem ose afatgjatë në mes popujve ose kombëve të ndryshme në luftëra ose konflikte të gjata me njëri tjetrin ose me njëra tjetrën: Në mungesë të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, të matur, racionale, elokuente, intelektuale dhe intelegjente: Nevojitën sëpakut dy-tre gjenerata të reja për t'u pajtuar, afruar, koperuar ose bashkëjetuar me njëri tjetrin ose pranë njëri tjetrit.

Ndaj, të mirëmbahëmi, të ushqehëmi, rritëmi dhe shtohëmi sipas ligjit ose progresionit të njohur matematikorë ose aritmetik?, të shtrihëmi dhe zgjërohemi sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik dhe gjeografik?, apo të luftojmë, vritëmi dhe përgjakemi sërish, duke e bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa në favot të mbrotjes, tkurrjes dhe sigurisë? Si duket kjo është dilema kryesore e shqiptarëve për çastin ose momentin.

Ramush Haradinaj, si duket e njef fort mirë edhe strategjinë menaxhuese dhe konkuruEse si proces interaktiv dhe insubordinues , dhe si mekanizma të fuqishëm të mborjes dhe sigurisë ndaj befaisisë dhe pasigurisë individuale dfhe kolektive së bashku me çështjet e posaçme të lidrshipit shtetërorë, nacional e politik, teorite dhe hipotezatr e posaçme, teoritë dhe hipotezat gjenerale, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale etj., teorinë dhe hipotezën personale ose individuale dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, Ramush Haradinaj, është edhe strateg imadh ushtarak (luftarak) dhe politik, i cili navigon, reflekton, interferon, penetron, frekuenton, studion dhe analizon raportët ose konsetelacionet e sotme ndërkombtare.

Ligjët dhe drejtësia botërore ose ndërkombtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelën, korruptohen dhe tjetërsohen nga paranojat, fobitë, urretjet, xhelozitë, antipatitë, emocionet, pasionet, simpatitë, nostaligjitë, frika dhe interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj. 

Rasti i diktatëve, presionëve ose ultimatumëve të vazhdueshme të Brukselit dhe Uashingtonit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve për kompromise dhe koncesione të reja ose të pafundme teritoriale, eskteritoriale, gjeografike, politike, administratuve, juridike dhe të tjera ndaj Serbisë dhe minoritetit serb në Kosovë: Paraqet edhe një shëmbull tjetër flagrant dhe eklatant në morinë e paradokseve të panumërta reaksionare dhe anakronike. 

Në anën tjetër ndërkaq, për shkak të kostos së lartë finansiare, teknike ose logjistike të investimit ose ndihmës amerikane për Ukrainën: Sa vjen e shtohet zëri i atyre në Senatin ose Kongresin amerikan (bile, edhe në Shtëpinë e Bardhë, State Department ose Pentagon)- të cilët kërkojnë tërheqjen e investimëve, kapitalit dhe interesimit amerikan nga Kosova për shkak të gafëve, kompleksëve, nonshalansave dhe animozitëve te anjohur te Albin kurtit dhe pushtetit te tij ndaj "konfliktit të ngrirë" dhe "status quos politike"në Kosovë, për t'ua lënë në dore s karem ose gogol të madh ushtarak, politik dhe diplomatik gjeneratave të reja.

Kurti si duket ka frikë nga e kaluara dhe vetmia ose izolimi i imponuar nga faktori vendorë dhe ndërkombëtarë.

Dhe, ky është një lajm i keq për marëdhëniet ndërkombtare. E sidomos për paqën dhe sigurinë e Kosovës, Ballkanit, Europës etj.  

Situata është shumë serioze, sfiduese, konfuze dhe kaotike.

P. S: Llirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, mëse tepërmi dhe përjetësisht ua kanë borxh heronjve dhe çlirimtarëve të njohur të UÇK-s, respektivisht, djemve dhe vashave më të mita të kombit, të baskuar ose bërë bashkë nën qiellin e flamurit të Gjergj Katriotit si dhe nën emblemë e lavdishme të UÇK-s dhe luftës së saj heroike dhe patriotike për liri dhe pavarësi, në një kohë kur kombit dhe atdheut të sunduar dhe nën robëri, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i gjatë i robërisë serbe, dikund thellë në fytë.

Ndaj, lufta e lavdishme çlirimtare dhe heroike e UÇK-s, nga i madh e i vogël i popullit (kombit) dhe atdheut tonë, kudo ku ndodhën, duhet kuptuar, pranuar, konceptuar, përceptuar dhe akceptuar në menyrë revolucionare, epokale, monumentale dhe empatike.;

Kjo në një kohë kur qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, reaksionare dhe diabolike nga brenda dhe jashtë Kosovës, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike dhe të tjera: Luftën e lavdishme dhe heroike të UÇK-s, mundohen të paraqesin ose prezantojnë si luftë hibride, guerile, kaçake, jokenvencionale, ataviste, fraxhile, heterogjene, inkompkte, joprofesionale etj.

Ndërkohë që lufta e lartëpërmendur e UÇK-s, ishte luftë e organizuar, e pastër çlirimtare dhe konvencionale e një ushtrie, shteti dhe populli (kombi) të tërë-kundër një populli, shteti, regjimi dhe ushtrie të huaj pushtuese, kriminale dhe gjakatare, siç ishin shteti, regjimi dhe soldateska pushtuese, kriminale dhe gjakatare e Serbisë ose Millosheviçit në Kosovë! 

Duke i nënkuptuar këtu edhe të drejtën hyjnore, natyrore, etnike, historike dhe gjeografike të UÇK-s dhe shqiptarëve në luftë kundër Serbisë.

Mëqe, konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura ushtarake ose luftarake, janë të varura ose lidhura ngushtë edhe me idetë, konceptët, teoritë dhe doktrinat e fushave ose disiplinat tjera shkencore ose metodologjike të shkencave politike (politologjike), historike, gjeografike, gjeopolitike, strategjike, ekonomike, teknike, mjekësore, psikologjike, sanitare ose farmaceutike etj. Kështu që idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake, ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. 

Atëherë, edhe aftësia ose shkathtësia e njohur studiuese ose analitike, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e formulave ose doktrinave të njohura ushtarake ose luftarake. 

Kjo do thotë se çështjet dhe aspektët e njohura intendante, komanduese, doktrinare, teorike, logjistike, konspirative, strategjike, konvencionale, politike dhe të tjera të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, me tepër iu përkasin sekretëve ose konfidencës së njojur ushtarake ose luftarake.

Ndërkaq, zinxhiri komandues së bashku me çështjet dhe aspektët e njohura teknike , operative, logjistike etj., në fushën e nderit ose frontin e luftës, i përkasin çastit ose momentit luftarak. Kjo për faktin se edhe orët ose minutat nganjëherë e vulosin fatin ose epitetin e luftës.

Se këndejmi, historia mbi luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake, vazhdon jetë aktuale që nga Antika e largët (e hershme) dhe deri me sot. 

Ndërkohë që idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. 

Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional), në nivel botëror ose interkontinental etj. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.

Aty i kemi edhe shkencat ose njohuritë e njohura ushtarake ose luftarake si: taktika dhe strategjia ushtarake ose luftarake, aftësia ose shkathtësia e njohur operative, morali, pèrvoja, tradita dhe historia e njohur ushtarake ose luftarake, gjeografia dhe topografia, teknika e njohur ushtarake ose luftarake, balistika, kibernetika, teknika dhe mekanika e përdorjes së eksplozivit dhe municionit luftarak ose ushtarak, doktrinën dhe teorinë e njohur civile ose qytetare, politikën, filozofinë, sociologjinë dhe psikologjinë e njohur ushtarake ose luftarake, andragogjinë, pedagogjinë dhe akademitë ushtarake, intendancën dhe prapavinë ushtarake ose luftarake, finansat, ekonominë dhe logjistikën ushtarake ose luftarake, mjekësinë (medicinën), epidemiologjinë, neuropsikiatrinë dhe kirurgjinë e njohur ushtarake ose luftarake, udhëheqjen politike dhe diplomatike në kohë lufte dhe paslufte etj.

Ndaj, nisur nga faktorët e mesipërm, duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike e lidershipit shqiptar ose kosovar, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi zhvillimët ose procesët e lartëpërmendura ushtarake ose luftarake.

Ndonëse, edhe konceptet, definicionet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Sepse, as idetë ose" toritë e larta" të pluralizmit ose demokracisë europërëndimore, nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante.

Ky duket të jetë edhe kuptimi i përkufizimit i koncepcionit (konceptit) mbi lirine, drejtësinë dhe barazine. 

Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të bashkësisë shtetrore, nacionale ose politike sipas asaj që secilit individ i mundësohet të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën, karakterin, dëshirat dhe aftësitë e tij intelektuale dhe profesionale i cili në të njëjtën kohë e siguron mirëqenien e shtetit dhe shoqërisë si tërësi.

Lidhja e tyre me të tjerët, mund të bëhet vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin. 

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar dhe kulturuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare ose politike ku edhe “unë” edhe “ti”, edhe “ne” edhe “ju” ose edhe “ata” dhe “ato”, do i gjenim ose zbulonin paqen sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë dhe paqës sociale, politike, partiake, shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, gjeografike, natyrore dhe dialektike. 

Do ketë qenë pikërisht kjo çështje si shpata e Damokleut, të cilën disa komandant dhe patriot shqiptar, pranuan ta vëjnë mbi kokë, por e cila do të jetë ndoshta edhe arma e tyre kryesore me të cilën ata do përpiqet të ndeshet me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale si procesi i Den Hagës etj.

Është pra teza e njohur e kulturës politike ose diplomatike si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së, si reagim i shkëlqyer politik dhe diplomatik- ndaj gënjeshtrës serbe, e cila ka një tendencë të hetueshme dhe tepër sovrane ose legjitime për t´u transformuar dhe promovuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional, politik, ushtarak (luftarak), historik, patriotik etj.

Shtrosmajer na mëson se edukata, kultura, arsimimi (emancipimi), morali, displina, intelejtualizmi, profesionalizmi dhe intelegjenca e lartë shkencore, intelektuale, akademike, politike ose diplomatike, e mbrojnë ose parandalojnë individin dhe kolektivitetin, për të prekur ose gjurmuar në dhembjet ose plagët e ndryshme nga e kaluara, nëse nuk kanë edukatë, kulturë, vizion, narrativ, koncept, definicion, forcë, moral, intelekt dhe as guxim qytetar ose politik për t'i sanuar ose shëruar ato. 

Vetëm duke u ngritur, avancuar, kulturuar ose kultivuar nëpërmjet evolucionit dhe edukimit modernist ose empirik, qenia njerëzore do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor, si dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve. 

Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshuara natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.

U mor vesh se shteti dhe populli i Kosovës, në një masë të madhe (esenciale ose substanciale) janë të varur nga forca (fuqia) e njohur ushtarake (luftarake), 
politike, finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike e SHBA-s, Gjermanisë, Britanisë, Italisë, Francës, Japonisë, Austrisë, Kroacisë, Polonisë, Çekisë etj.
Respektivisht, nga kombet dhe shtetët më të fuqishme, mët të zhvilluara dhe më 
përparimtare të globit dhe kontinentit tonë. 

Prandaj, ku me pak e ku me shumë, çështjet ose aspektët e mesipërme determinante dhe paradigmatike, ndikojnë, penetrojnë, reflektohen dhe interferojnë në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në politikën dhe diplomacinë kosovare në domenin ose kontekstin e njohur strategjik dhe gjeopolitik. 

Aty e kemi edhe rolin dhe misionin e pazëvëndësueshëm (atërorë ose mëmëdhetarë) të Shqipërisë me histori dhe traditë të gjatë (mbi 1O8 vjeçare) në punët shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, diplimatike, shkencore, kulturore, historike dhe të tjera.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike dhe diplomatike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundojnë në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë gjithëçka ose çfarëdoqoftë.

Ndërkohë që gjithëmonë ose vazhdimisht mëtohet (qëmtohet) të përjashtohet ose hedhët poshtë secili nihilizëm ekstrem ose radikal, së bashku me komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko – epistemologjik të lirise individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

Në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës e lirise individuale e kolektive dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose "dikushat"!

Ndonëse, sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut (politikanit ose diplomatit) të lirë, sovran, autonom, integral dhe intelegjent, gjithëmonë, merr hua (huazon) nga mendja ( intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimët e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e levizjëve ose manifestimëve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij. 

Në anën tjetër, prej respektit ose dashurisë së frikëshme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar ose glorifikuar, ndjekësit (shtypësit) dhe viktimat e tyre e duan njëri-tjetrin. 

Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës së tij.

Ndryshe nga kjo, Erich From në veprën e tij me titull "Ikje nga Liria", pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. 

Prandaj, të gjithë ne sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Ndaj, secili prej nesh sikur është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jung e quan kolektive. 

Në një pandërgjegjshmëri të atillë individuale dhe kolektive, ekzistojnë edhe shpërthimet, instiktèt ose emocionet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike) nga njëra anë, si dhe instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler nga ana tjetër. 

Pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo mbi arketipet (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive: shprehen ose manifestohen në "ëndërra të mëdha", të rralla, të pasura me mite, toteme, epose dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara nga individët, ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme ose brenda nesh. 

U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, semiologjike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë. 

Ç'është iintelekti ose intelegjenca e njeriut?

Çarlls Darvini në "Orgjina e specieve" pos tjerash thotë se intelekti ose intelegjenca e njeriut, janë kurorëzim i evolucionit, dhe nuk ka asgjë me sublime dhe më relevante se kjo.

Aty e kemi edhe intelegjencën e brëndshme emocionale (EI) të personit ose individit së bashku studimet dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike të potencialit dhe mundësive të tij objektivë dhe subjektive dhe kështu me radhë.

Fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine 'interlligere', që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve. 

Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj. Sipas tyre inteligjenca (intelegjencia) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetvetën e tij. 

Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën iracionale.Ndaj, gjithënjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelektit ose intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut. 

Për Hegelin ndërkaq, intelegjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës koshiente (logjike) ose psikologjike. 

Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte intelegjencën vetëm nëpermjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut. 

Shopenhaueri e shihte intelegjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë esencial. 

Dekarti  e përcakton intelegjencën si "mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash". 

Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit dhe radiusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës.

Se këndejmi, Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se "qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe intelegjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve". 

Ndryshe nga kjo, në psikologji, intelegjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person intelegjent nga një person jointelegjent ose më pak inteligjent: enërgjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa, rezonansa dhe sensibiliteti.

Me fjalë tjera, një person inteligjent, intelektual ose performant në fusha të ndryshme, ka një kapacitet pune dhe një nivel ose radius levizjeje dhe enërgjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent ose më pak inteligjent dhe jointelektual. 

Ndonëse, psikologët dhe psikologjia i referohen intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja intelektuale, profesionale, sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj. 

Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshtet faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit , intelektit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe intelegjencës së tyre, konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelektual dhe intelegjent të sundojnë ose mbizoterojnë mbi personat jointelektual, jointelegjent ose më pak inteligjent.

Ndaj, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe intelegjent, sipas psikologjisè politike, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore, qytetare, kulturore dhe politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat