Shqipëria e regjimit të “rilindjes”, shtet mafioz

Opinione

Shqipëria e regjimit të “rilindjes”, shtet mafioz

Nga: Aurel Dasareti Më: 25 prill 2024 Në ora: 06:54
Foto ilustrim

Gangsteri kryesor, përndryshe tradhtari me famë botërore në projektin e qëndisur nga armiqtë e jashtëm: “Shpopullimi i Shqipërisë”, vazhdon aktivitetin e tij kriminal. Nëpërmjet varfërisë kryen spastrimin etnik të shqiptarëve vendas (autokton), dhe zëvendësimin e tyre me “refugjatë” afrikano-aziatikë (të cilët asnjë shtet evropian nuk i do), duke e bërë Shqipërinë nevojtore të globit. Brenda 3 viteve, këta “refugjatë” do të jenë shumicë në Shqipëri.

***

Kur kryeministri është mafiozi kryesor në një rrjet kriminal, shoqëria shembet dhe vendi shpopullohet.

Kombi shqiptar është në prag të shpërbërjes, zhdukjes përfundimtarëve. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një grup njerëzish gjumash. Errësira nuk mund të dëbojë kurrë errësirën, këtë mund vetëm drita.

Ne shqiptarët (si dhe e gjithë bota) e kemi parë dhe ndjerë papërgjegjshmërinë e regjimit mafioz antikombëtar (qeverisë aktuale) ndaj njerëzve dhe vendit gjatë 12 viteve: Nën udhëheqjen e kryeministrit mafioz më shkatërrues dhe armiqësor ndaj Shqipërisë së epokës së pasluftës, diktatori i sëmurë mendsh i cili ka kapur të gjitha pushtetet.

Ai dhe partia e tij “rilindja” dhe tru-shpërlarë të saj mendojnë se është shumë mirë t'i shiten pasuritë marramendëse dhe vlerat e atdheut dhe të popullit interesave të huaja me kapital të fortë e kriminal. Sigurisht që paratë shkojnë në xhepat e këtyre kriminelëve të gërditshëm.

Ai dhe bashkëpunëtorët (zagarët) e tij kanë treguar gjithashtu një përbuzje të dukshme si për Ligjin shqiptar ashtu edhe për Kushtetutën e Shqipërisë. Problemi është se as ai dhe as lakenjtë (shërbëtorët) e tij që shesin votën për 10 lek nuk duan ta pranojnë, aq më pak të dëgjojnë për të.

Është koha për t'i dhënë këtij regjimi kriminal kuisling vdekjeprurës për popullin dhe vendin një pasaportë të përhershme nga politika shqiptare, si dhe dhoma të përhershme në burgjet më të sigurta. Dhe dalin prej andej, vetëm pasi të kalben.

Aty ku zhduken kafshët më fisnike, fiton lepuri, i cili nuk ka kërkesa, jeton i kënaqur dhe vazhdon të riprodhohet pafundësisht.

***

PS: Më poshtë postoj një letër të datës 14 tetor 2022 (kritike ndaj meje) nga një zonjë e nderuar e cila më shkruan:

“Aurel Dasareti ju pershendes! Kur bën deklarata kaq të forta qoftë ai kryeministri apo kushdo tjetër, më duhen fakte ku e mbështesni ju opinionin tuaj. Një intelektuali nuk i lejohen deklarata pa fakte dhe duhet të mësohemi të flasim me fakte dhe jo mllef.”

Përgjigja ime ishte:

“Përshëndetje e dashura zonja (...) dhe faleminderit për komentin tuaj. Politika praktike është arti i injorimit të fakteve.

Konflikti i interesit – i referohet, në një kontekst kërkimor, kushteve që mund të ndikojnë në kërkimin në një drejtim të caktuar. Një konflikt interesi mund të lindë kur aktorët në procesin e publikimit (vlerësues, autorë dhe redaktorë) mund të kenë interesa që mund të ndikojnë në vlerësimin në një mënyrë ose në një tjetër.

Në shkrimet e mia nuk kam asnjë konflikt interesi. Zero. Nëse dikush që më kritikon sepse mendon se kam, duhet ta bëjë të ditur, me fakte.

Ndaj e nderuar zonjë, më tregoni të gjitha faktet nga letrat e mia ku unë kritikoj pa fakte. Sa i përket kryeministrit, të gjithë shqiptarët dhe bota e kanë faktin se ai nuk është i përshtatshëm të “drejtoj” (sundojë) atdheun e gjyshërve të mi. A ka ndonjë fakt më të padiskutueshëm se kjo?

Nuk më intereson aspak (zero) kush bëhet kryeministër i Shqipërisë, por kush jo.

Gjithkush ka të drejtë të ketë mendimin e vet, por askush nuk ka të drejtë të jetë faktikisht i pasaktë.

(…) Duhet të shmangim komentet me ata që janë në Konflikt interesi sepse janë të paguar të mbrojnë punëdhënësin që qëndron dhe vëzhgon në hije.

Fryma e së vërtetës dhe lirisë – është mbështetja e kombit dhe shoqërisë. O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë!

Gjiganti legjendar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ka thënë: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush”!

Vogëlsi-a ime ju thotë: “Pisllëkun, kriminalitetin, korrupsionin, hajninë, jo-burrërinë, pabesinë, indiferencën (mos-reagimin) ndaj ligësive të “baballarëve të kombit”,

përndryshe kalbësirave qoftëlarg në: Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, shtypjen ndaj grave, keqpërdorimin e rëndë të fesë, indoktrinimin (detyrimin) jo vetëm të grave por edhe të vogëlusheve për të mbuluar me qilim edhe sytë, shkatërrimin e arsimit, shkakun e ikjes së të rinjve, humbjen e shpresës, boshatisjen e vendit, xhelozinë e sëmurë dhe armiqësinë ndaj njëri-tjetrit, paaftësinë për të identifikuar manipuluesit, paaftësinë (mungesën e vullnetit) për të identifikuar bojkotuar apo distancuar nga mediumet amatore antikombëtare të financuara nga tradhtarët dhe armiqtë e jashtëm të cilët duan që ne të mos ekzistonim, shitblerjen e diplomave universitare, trafikimin e femrave, trafikimin e fëmijëve, legalizimin e drogës, vrasjet e njëri-tjetrit, servilizmin ndaj të huajve, dashurinë e pakufishme ndaj egërsirave që kanë kryer shumë gjenocide ndaj jush (dhe përdhunime seksuale), mercenarizmin, mendjelehtësinë kinse të tjerët do të na mbrojnë jo vetëm nga armiqtë e jashtëm por edhe nga vetvetja, tradhtinë ndaj Kombit dhe Vendit etj., – nuk ua solla unë, ato i gjeta mes jush.”

“Historia e lirisë është një histori rezistence”, - Woodrow Wilson

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat