Fjalim historik i presidentes Vjosa Osmani në KS të OKB-së, me të cilin e goditi për vdekje politikën fashiste dhe antishqiptare të A. Vuçiqit..!

Opinione

Fjalim historik i presidentes Vjosa Osmani në KS të OKB-së, me të cilin e goditi për vdekje politikën fashiste dhe antishqiptare të A. Vuçiqit..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 25 prill 2024 Në ora: 15:49
Rexhep Elezaj

Nuk ka asnjë dilemë, se fjalimi i presidentes Vjosa Osmani në seancën e rregullt gjashtë mujore në KS të OKB-së, e mbajtur me 22 të këtij muaji në New York, kushtuar Kosovës, ishte ndër fjalimet më përmbajtësor dhe më të fuqishëm politikisht, mbajtur ndonjëherë nga përfaqësues të Republikës së Kosovës në këtë Forum në 16 vitet e fundit. Fjalim të cilin e karakterizoi në mënyrë të theksuar, guximi, tekstualizimi si dhe artikulimi brilant i tij në gjuhën angleze.

Është hera e parë që një përfaqësues i lartë i shtetit të Kosovës, me këtë rast në nivel të Presidencës, të merr me vete dhe t’i fus në këtë seancë, si pjesë e delegacionit kosovar katër femra shqiptare, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që në vetvete i dërgonte mesazh vdekje-prurës presidentit të Serbisë, fashistit A. Vuçiq, por edhe mesazh konkret opinionit liridashës dhe demokratik në botë, duke e vu përfaqësuesin e Serbisë, presidentin e saj, para aktit të kryer që të përballet sy me sy me viktimat e gjalla shqiptare, të cilat kanë pësuar dhunë seksuale, pikërisht për shkak të propagandës së tij antishqiptare kur ishte në postin e ministrit për informata dhe propagandë në regjimin e kriminelit S. Millosheviq.

 

Pra, gjesti dhe akti i mençur i presidentes Vjosa Osmani, që të marrë me vete në delegacion katër grave shqiptare, viktima të masakrave dhe gjenocidit serb në Kosovë gjatë viteve 1998/99, si dhe thirrja e saj drejtuar kriminelit Vuçiq, që t’iu kërkoj aty për aty falje, po qese i ka mbetur një fije morali njerëzor, ishte kulmi i fjalimit të saj historik para gjithë opinionit ndërkombëtarë, e, që në fakt shpërndante dritë dhe vlera humane e njerëzore të popullit shqiptar në Ballkan, i cili është edhe shembulli më i ndritur në Evropë, se si një popull fisnik dhe i guximshëm kurrë nuk i nënshtrohet robërisë dhe dhunës së armiqve të egër dhe barbarë, siç janë serbët si popull dhe si kolektivitet i kriminalizuar në mënyrë radikale.

 

Me një fjalë, fjalimi i presidentes V. Osmani dhe përmbajtja e tij plotë fakte dhe dëshmi të gjalla mbi krimet e Serbisë të kryera në tërë Kosovën si dhe ato në Bosnje, duke e veçuar guximshëm gjenocidin serb në Srebrenicë, e bënte fjalimin e saj unik dhe emblematik në përballje me njërin ndër politikanët serbë më antishqiptar, siç është racisti A. Vuçiq, duke ia përplasur në surrat të bëmat e tij prej nxënësit të kriminelit të luftës, V. Sheshelit, porositë e të cilit Vuçiq i ka kryer me zell, duke nxitur dhe frymëzuar paramilitarët dhe policët serbë, që “asnjë shqiptar mos ta lënë të gjallë”, siç edhe tentuan me 1998/99 që të na zhdukin nga faqja e dheut..!?

Ndërsa, ata të cilët me tendencë po tentojnë që ta zhvlerësojnë fjalimin e presidentes Osmani në KS të OKB-së në përballjen e saj me kriminelin A. Vuçiq, se gjoja ajo do duhej të ishte më e balancuar dhe më e butë në fjalimin e saj etj., ose nuk e kanë dëgjuar mirë, ose e kanë keqkuptuar përmbajtjen e tij, e që ishte një fjalim që e ka goditur rënd në kokë politikën kriminale dhe hegjemoniste të regjimit aktual të Serbisë, në krye të cilit qe 12 vite gjendet “Slloba i vogël”, i cili po sikur të mos ishte NATO-ja në Kosovë, që moti do ta kishte sulmuar me ushtri Kosovën, siç tentoi me 24 shtator të vitit të kaluar.

Andaj, populli shqiptar i Kosovës, duhet t’i jetë mirënjohës presidentes së vetë të denjë për guximin, faktet si dhe qëndrimin stoik të saj në mbrojtje të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, para një armiku barbarë dhe një shteti gjakatar, i cili pranë gjitha presioneve të mëdha që po i bëhen nga faktorët ndërkombëtarë që ta pranojë realitetin, se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, krerët e tij fashist me asnjë çmim nuk po heqin dorë nga politika kolonialiste dhe antishqiptare në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat