Albini nuk e mbrojti Nagip Krasniqin, prandaj u shkarkua

Opinione

Albini nuk e mbrojti Nagip Krasniqin, prandaj u shkarkua

Nga: Faton Mehmeti Më: 25 prill 2024 Në ora: 19:03
Faton Mehmeti

Kur ishte arrestuar, në tetor të 2023, opozita mori rolin e prokurorisë për të vulosur "fajësinë" e Nagip Krasniqit.

Pavarësisht se z.Krasniqi ishte ish-drejtuesi i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, pastaj ishte zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, askush nuk mund dhe s’ka të drejtë të flas në emër të drejtësisë.

E quajtën emërim politik, ndonëse z.Nagip Krasniqi kishte ardhur në krye të ndërmarrjes më të madhe publike nëpërmjet një konkursi në të cilin kanë konkurruar 38 kandidatë.

Vlerësimin më të lartë e kishte marr si nga Bordi ashtu edhe nga Partneri zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike, çka dëshmon për profesionalizëm. Megjithatë, kjo nuk e mbronte atë nga drejtësia, e cila ishte e pa ndikuar nga qeveria, ndryshe nga se ndodhte në të kaluarën.

Po të ishte i mbrontur nga qrveria nuk do të ishte shkarkuar nga nga detyra e Kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, në të kaluarën kjo sdo të ndodhte kurrë. KEK në të kaluarën ishte strehë e servilëve dhe familjarëve të " të mëdhenjve" në qeveri e presidencë.

Kur u arrestuar z.Krasniqi, kryeminstri Kurti kishte deklaruar hapur se “është sistemi i drejtësisë ai që merret me të", çka dëshmon kulturën qeverisëse të mos ndërhyrjes në punët e drejtësisë.E habitshme se si prokuroria me zell arrestoi z.Krasniqi, kurrë më parë nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Kjo drejtësi, mbetet "pjesë" e të kaluarës, e atyre që shtetin e kishin shëndrruar në organ të partisë nga ku vendosej kush duhet e kush nuk duhet arrestuar.

Nagipi iku, pavarësisht profesionalizmit, por se nuk e kishte mbrapa shtetin për ta mbrojtur, secili është përgjegjës për veprimet e veta, ka kaluar koha kur shteti ishte në funksion të individit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat